Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»OP-ED»Ese»1% DO ISHTE E MJAFTUESHME – Fatmir Baçi
    Ese

    1% DO ISHTE E MJAFTUESHME – Fatmir Baçi

    RedaktoriBy Redaktori25-01-202603 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    NJË LIBËR I THJESHTË - Fatmir Baçi
    NJË LIBËR I THJESHTË - Fatmir Baçi
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Nga Fatmir Baçi

    1% DO ISHTE E MJAFTUESHME

     

    Trasmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

    “Njerzit janë si devet, në çdo 100 prej tyre vetëm njëra është e aftë për udhëtime të gjata.”

    Duke vendosur në fokus këtë 1% të shoqërisë si elita e një gjuhe apo një populli, lind nevoja e shtjellimit rreth arsyeve themelore të cilat do të na ndihmojnë të kategorizojmë më saktë konceptin e të qenit elitë.

    Vite më parë, djali i dytë më thotë:

    – Babo, unë e di si vijnë vezët në frigorifer.

    – Po – i thashë – më thuaj si e di.

    – Kur biem në gjumë, vijnë pulat natën dhe bëjnë vezë në frigorifer.

    Duke menduar se bëhej fjalë për fantazi fëmije, u perpoqa sa më thjeshtë t’ia shtjelloj gjithë zinxhirin e bërjes së vezëve dhe tregun që e shoqëron. Por pa sukses.

    – Jo – më tha im bir 4 vjeç – nuk është ashtu, ti nuk e di. Mua më ka thënë Selimi (vellai i madh 8 vjeç) dhe është ashtu si thotë ai.

    Gjithçka m’u bë e qartë, për fëmijët e mi, elita e besueshme dhe më e afërt me vizionin e tyre, ishte djali i madh, ndërsa unë isha një komplikim i panevojshëm.

    Fakt është se të gjithë shtresimet shoqërore kanë nga një elitë të vetën, e cila përmbush më së miri takimin e ëndrrës së tyre me mynyren ideale dhe praktike se si ata duan ta ushtrojnë dhe manifestojnë dinamikën e tyre.

    Mirepo, kjo nuk është devja e 1% të shoqërisë, ajo është 1% i specifikuar për një shtresim shoqëror të përcaktuar brenda një veprimtarie. Të tilla janë shumë. Këto lloj elitash të copëzuara në shtresime shoqërore, kanë peshën e të qenit evidencë e kujtesës për zejen që kanë ushtruar, apo në rastin më të mirë, një pritshmëri afatshkurtër po për të njëjten zeje që vazhdojnë ta ushtrojnë.

    Veçoria e 1% të shoqërisë bart vizionin e njeriut në gjithë kumtin dhe kuptimet e të qenit njeri, duke zgjuar konsideratën e thelbit të përgjegjësisë si në përmasën etike, ashtu edhe në mynyren si duhet të manifestohet etika në estetike, kjo, e lidhur ngushtë me qëllimin e fundme të njeriut.

    Pra, ky 1% i shoqërise, nuk hyn në konflikt me asnjë aspiratë të drejtë të shtresimeve shoqërore, kjo sepse në fokus të vëmendjes së tyre është njeriu, pavarësisht nga zeja që ushtron dhe përtej rezervimeve në vemendjen e shoqërisë të individëve të ndryshëm të cilët spikasin ndërmjet stacioneve të shpeshta të rrugëtimit shoqëror.

    Njerzit që veçohen si 1% i shoqerise, janë të begatuar me njohje dhe dije për të dalluar ndryshimin ndërmjet lëvizjeve afatshkurtëra nga ato afatgjata, duke bërë kësisojë diferencën në mynyrën e përceptimit të së ardhmes, duke përafruar dhe sqaruar gjithë përgjegjsitë për “elitat” e shtresimeve të ndryshme shoqërore, duke i theksuar si ndihmese për qëllimin e fundit të secilit njeri.

    Për të qenë një shoqëri e suksesshme, krahas vëmendjes që i kushton 1% të “elites” afatshkurtër të shtresave të shoqërisë, duhet që t’i kushtoje një vëmendje të shumëfishuar 1% afatgjatë të shoqërisë, sepse vetëm kësisojë do mund të harmonizojë pa konflikt interesat e secilit individ, si ndihmesë të secilit në lidhje me qëllimin e fundit pa i fshirë nga dinamika e përgjithëshme qëllimet afatshkurtera.

    Me sa di une të dalloj, këto 100 vjetët e fundit, apo edhe më shumë, shqiptarët kanë ditur mrekullisht të dallojnë “devet” e afta për udhëtime të gjata, sepse të gjitha “devet” që i shitën për pesë pare spec, që i therën për orekse makabre, që i lanë të mbyllura të vdesin urie, më rezultojnë nga elita 1% të shoqërise.

    Fatmir Baçi fatmir baçi ese
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleNjë dhuratë jetike për shëndetin e grave: 25 milionë euro nga Emiratet për shëndetin publik në Kosovë
    Next Article NJË LIBËR I THJESHTË – Fatmir Baçi
    Redaktori
    • Website

    Related Posts

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    31-05-2026

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    31-05-2026

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    31-05-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.