Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»Pas shiut dhe borës, AME: Nivelet e ujit në rënie në shumicën e rajoneve
    Fokus

    Pas shiut dhe borës, AME: Nivelet e ujit në rënie në shumicën e rajoneve

    EMBy EM10-01-202602 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Pas shiut dhe borës, AME: Nivelet e ujit në rënie në shumicën e rajoneve
    Pas shiut dhe borës, AME: Nivelet e ujit në rënie në shumicën e rajoneve
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka publikuar raportin e përditësuar për situatën e vërshimeve në nivel vendi për periudhën 9–10 janar 2026, duke bërë të ditur se gjendja aktuale paraqitet kryesisht stabile dhe e menaxhueshme.

    Sipas të dhënave të mbledhura nga Qendrat Operative Emergjente 112, Njësitë e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, strukturat për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe nga raportimet e qytetarëve, pas uljes së intensitetit të reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës, në shumicën e rajoneve është vërejtur përmirësim i dukshëm i situatës. Nivelet e ujit në lumenj dhe përrenj kanë shënuar rënie graduale dhe nuk raportohet për humbje jete.

    Në rajonin e Prishtinës, vërshime janë regjistruar në disa rrugë në Prishtinë, Lipjan, Shtime dhe Graçanicë. Ndërkaq, në komunat Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas dhe Podujevë situata ka qenë e qetë, pa nevojë për intervenime. Të gjitha ndërhyrjet e nevojshme janë realizuar nga ekipet emergjente dhe kompanitë e kontraktuara nga komunat.

    Në rajonin e Prizrenit, komunat Prizren, Suharekë, Rahovec dhe Mamushë nuk kanë raportuar thirrje për ndërhyrje. Në Malishevë janë kryer dy intervenime për shkak të rrugëve të bllokuara nga uji, ndërsa në Dragash është realizuar një intervenim teknik për pastrimin e një pusetë të bllokuar.

    Në rajonin e Mitrovicës, një familje është evakuuar nga ekipet e zjarrfikësve në kompleksin “Amina”. Aktualisht, sipas AME-së, gjendja është më e qetë dhe pa rrezik të menjëhershëm për vërshime të reja. Në komunat Skenderaj dhe Vushtrri nuk janë raportuar raste që kërkojnë ndërhyrje, ndërsa në Termocentralin Kosova A është realizuar një intervenim urgjent me pompë thithëse me kapacitet të madh.

    Në rajonin e Pejës, situata paraqitet stabile në të gjitha komunat, megjithatë kërkohet kujdes i shtuar në disa segmente të rrugëve Pejë–Rugovë dhe Pejë–Kullë për shkak të pranisë së ujit në rrugë.

    Rajoni i Gjakovës raporton gjendje të qetë dhe stabile, me rënie të nivelit të ujit në lumenj, ndërsa është shënuar një rast bllokimi rruge si pasojë e shembjes së dheut. Në rajonin e Gjilanit, vërshime janë raportuar vetëm në rrugën e Kufcës në Gjilan, ndërsa në komunat e tjera situata mbetet e qetë.

    AME vlerëson se situata aktuale nuk paraqet rrezik për përshkallëzim, ndërsa rreziqet kryesore lidhen me reshjet e borës, ngricat dhe vështirësitë në qarkullim. Qendra Operative e AME-së dhe strukturat përkatëse mbesin në gatishmëri të plotë 24 orë në ditë për monitorim dhe reagim sipas nevojës.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleSHBA drejt shkëputjes nga 66 organizata ndërkombëtare: Analizë e strategjisë së re diplomatike të administratës Trump
    Next Article “Kthesë” në migracion apo padrejtësi? Sa funksionon realisht modeli gjerman për refugjatët nga zonat e luftës
    EM

    Related Posts

    FATMIR BAÇI: SHQIPTARËVE U KA RA PËR PJESË PATOKRACIA

    04-09-2026

    “Republika e Kandaharit”: Raporti i Gjetje.org, një dokument i trilluar, me 8 vjet qarkullim u shndërrua në mjet lufte ndaj pjesës më të madhe të kombit shqiptar, muslimanëve

    04-09-2026

    Çfarë i ndodh trupit tuaj kur hani një mollë çdo ditë?

    03-09-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FATMIR BAÇI: SHQIPTARËVE U KA RA PËR PJESË PATOKRACIA

    “Republika e Kandaharit”: Raporti i Gjetje.org, një dokument i trilluar, me 8 vjet qarkullim u shndërrua në mjet lufte ndaj pjesës më të madhe të kombit shqiptar, muslimanëve

    Çfarë i ndodh trupit tuaj kur hani një mollë çdo ditë?

    Çfarë u ndodh eshtrave tuaja kur merrni suplemente kalciumi?

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FATMIR BAÇI: SHQIPTARËVE U KA RA PËR PJESË PATOKRACIA

    “Republika e Kandaharit”: Raporti i Gjetje.org, një dokument i trilluar, me 8 vjet qarkullim u shndërrua në mjet lufte ndaj pjesës më të madhe të kombit shqiptar, muslimanëve

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    • Besimi

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Zgjidhje profetike për pasigurinë financiare: Kultivimi i bereqetit, qëndrueshmërisë dhe paqes në zemër

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.