Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Botë»Drejtësi pas tre dekadash: Akuzat për vrasjen e 1.601 fëmijëve gjatë rrethimit të Sarajevës hapin hetime të reja
    Botë

    Drejtësi pas tre dekadash: Akuzat për vrasjen e 1.601 fëmijëve gjatë rrethimit të Sarajevës hapin hetime të reja

    EMBy EM24-11-202502 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Drejtësi pas tre dekadash: Akuzat për vrasjen e 1.601 fëmijëve gjatë rrethimit të Sarajevës hapin hetime të reja
    Drejtësi pas tre dekadash: Akuzat për vrasjen e 1.601 fëmijëve gjatë rrethimit të Sarajevës hapin hetime të reja
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Tri dekada pas rrethimit të Sarajevës, ku forcat serbe qëlluan përditë qytetin duke shkaktuar 11.541 viktima civile – mes tyre 1.601 fëmijë – hetimet për krimet e luftës po rifillojnë. Dhimbja e atyre viteve, e gdhendur në kujtesën e popullit boshnjak, po rikthehet fuqishëm në skenën ndërkombëtare pas nisjes së një procesi të ri hetimor në Milano.

    Gazetari kroat investigativ, Domagoj Margetiq, i cili ka kaluar mbi 25 vite duke hulumtuar krimet e luftës në Bosnje e Hercegovinë, pretendon se gjatë rrethimit individë të pasur dhe figura politike të rëndësishme nga Italia, Spanja, SHBA-ja, Kanadaja dhe Britania paguan snajperë serbë për të qëlluar civilë boshnjakë. Këto veprime ai i quan “safari njerëzore”, duke theksuar se viktimat shpesh ishin gra, burra të pambrojtur dhe madje fëmijë të pafajshëm.

    Në kuadër të këtyre akuzave, Margetiq ka paraqitur padi penale në Zyrën e Prokurorit Publik të Milanos kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Ai thotë se ka dorëzuar dokumente, fotografi dhe video që, sipas tij, tregojnë se Vuçiq ndodhej në Sarajevë gjatë luftës si pjesë e një njësie paraushtarake të komanduar nga Slavko Aleksiq, e pozicionuar në varrezat hebraike – një prej vendeve nga ku snajperët godisnin vazhdimisht civilët. Sipas tij, disa dëshmitarë nga ushtria serbe e asaj kohe e konfirmojnë praninë e Vuçiqit në atë zonë.

    Margetiq kujton se në vitin 1996 oficeri i inteligjencës boshnjake, Nexhad Ugljen, kishte nisur një hetim dhe kishte arrestuar një italian të përfshirë në këto udhëtime fundjave, por ai vetë u vra më pas në Sarajevë, duke e mbyllur çështjen. Sipas gazetarit, kjo tregon shkallën e ndërhyrjes politike që ka penguar drejtësinë ndër vite.

    Ai shton se disa prej personave që kanë qëlluar civilët janë ende gjallë, madje njëri prej tyre ka ndryshuar emrin për të shmangur hetimet. Margetiq thotë se nuk i publikon emrat për të mos rrezikuar manipulimin e provave, por është i gatshëm t’i dorëzojë të gjitha të dhënat para drejtësisë.

    Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Serbisë ka mohuar akuzat kundër Vuçiqit, por pa sqaruar nëse ai ishte apo jo në Sarajevë gjatë luftës.

    Pamjet e publikuara në vitin 2021, që tregojnë snajperë serbë duke synuar civilët, e kanë rikthyer në vëmendje tragjedinë, ndërsa familjet e 11.541 viktimave – sidomos prindërit e 1.601 fëmijëve të vrarë – vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi nga autorët e këtyre krimeve.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleÇ’është edukimi seksual? A duhet ne ta ligjërojmë atë?
    Next Article Çeçenia forcon rregullat e mbulimit për gratë: autoritetet nisin thirrjet për biseda orientuese
    EM

    Related Posts

    CEO i Palantir-it shprehet se vetëm dy kategori do t’i mbijetojnë inteligjencës artificiale (dhe diplomat elitare nuk janë një prej tyre)!

    13-09-2026

    Kështu po përgatitet elita prej 10% për kolapsin e ardhshëm të karrierës

    13-09-2026

    Burgu sekret i CIA-s në Rumani: Dy dekada mohimi dhe pyetjesh pa përgjigje

    13-09-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    CEO i Palantir-it shprehet se vetëm dy kategori do t’i mbijetojnë inteligjencës artificiale (dhe diplomat elitare nuk janë një prej tyre)!

    Kështu po përgatitet elita prej 10% për kolapsin e ardhshëm të karrierës

    Burgu sekret i CIA-s në Rumani: Dy dekada mohimi dhe pyetjesh pa përgjigje

    FATMIR BAÇI: SHQIPTARËVE U KA RA PËR PJESË PATOKRACIA

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Burgu sekret i CIA-s në Rumani: Dy dekada mohimi dhe pyetjesh pa përgjigje

    FATMIR BAÇI: SHQIPTARËVE U KA RA PËR PJESË PATOKRACIA

    “Republika e Kandaharit”: Raporti i Gjetje.org, një dokument i trilluar, me 8 vjet qarkullim u shndërrua në mjet lufte ndaj pjesës më të madhe të kombit shqiptar, muslimanëve

    • Besimi

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Zgjidhje profetike për pasigurinë financiare: Kultivimi i bereqetit, qëndrueshmërisë dhe paqes në zemër

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.