Ka pasur një përrallë që dikur shfaqej shpesh në televizor, me titullin ‘Kau dhe Ujku’. Përralla tregonte se ujku dëshironte të hante kaun dhe kishte tentuar disa herë, por nuk ia kishte dalë dot, sepse ai kishte brirë dhe mbrohej me to. Kështu që ujku mendoi një hile, ai maskohet si piktor dhe i afrohet kaut duke i propozuar t’i bëj një portret. Kau duke mos e njohur pranon. Dhe ujku i bën kaut një portret pa brirë. Kur kau e sheh habitet dhe e pyet:
– Po brirët?!
– Pa brirë ti je mbret.
– Pa brirë je pasha.
– Pa brirë është edhe moda.- i përgjigjet ujku piktor.
Kështu që pas kësaj ujku piktor i propozon kaut që ai t’i pres brirët që ai të dukej më i bukur. Gjatë kohës që ujku vjen me një sharrë për t’ia prerë ato, fryn një erë dhe i nxjerrë në shesh shënimet e ujkut, ku ai planifikonte t’i priste brirët kaut për ta pas më të lehtë që ta hante atë. Sigurisht që pas kësaj ujku përfundon si mos më keq nga brirët e kaut, që tashmë e plotëson vetë portretin e tij duke i shtuar brirët, me të cilët krenohet.
E gjithë fabula e kësaj përralle, që u tregohej fëmijëve, thotë se: mos u mashtroni nga ata që u shesin art dhe në emër të të qenit modern e pas modës ju duhet të zhvisheni nga mjetet tuaja mbrojtëse, sepse përqark ka ujqër të maskuar si artist, që duan t’iu shkojnë në hell.
Ky mësim vlen më së miri edhe për muslimanët shqiptarë, të cilët me shtimin e fetarisë dhe zellit religjioz në radhët e tyre, kanë shqetësuar dhe trembur së tepërmi ujqërit piktorë e letrarë, politikan e akademik, se po u cenuaka laiciteti i shtetit, apo më saktë i shoqërisë që ata sundojnë. Ndaj për këtë, bijtë e sotëm të komunistëve të djeshëm, ashtu si edhe baballarët e tyre, na joshin me normat dhe modën e tyre, përmes artit dhe politikës, për të na shkuar në hell, ashtu siç bën me islamin e paraardhësve tanë, që pasi i prenë “brirët” mbrojtës, me ideologjinë e tyre marksiste-leniniste antifetare, e shqyen dhe e hëngrën si kishin qejf.
Halli nuk është me ujqërit e ateizmit, sepse ata këtë punë kanë, por me ata muslimanë që ndjehen si në faj se nuk janë trendi për këta ujqër, me ata që nuk ndjehen krenar me fenë e tyre dhe normat e saj, e që kërkojnë t’iu shiten këtyre ateistëve dhe të tjerëve si të ishin njëlloj si ata. Mirëpo i Dërguari i Zotit ka thënë se: “Kush i ngjan një populli, ai është si ata.”
Dhe një musliman nuk duhet t’i shkojë nga pas bindjeve dhe pikëpamjeve të atyre që nuk besojnë në Zot dhe profet, në Ahiret dhe llogari, sado të bukura dhe joshëse të duken slloganet e tyre nga jashtë, apo të pajtueshme me besimin, sepse qëllimi i tyre është të na bëjnë jobesimtarë si vetja, ose së paku të na zhveshin nga Islami. E muslimanë pa Islam, nuk mund të ketë, përndryshe një islam i vdekur, siç e dëshirojnë ata, është thjesht një dekor i dalë boje, një realitet pa jetë dhe vërtetësi. Dhe mbi të gjitha është largim nga vetë Zoti, të Cilin ne e adhurojmë, është shmangie nga rruga e Tij dhe dështim në këtë botë e humbje në Ahiret.
Related Posts
Add A Comment
