Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»OP-ED»Analiza»Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”
    Analiza

    Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

    RedaktoriBy Redaktori29-10-202507 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Politika e BE-së ndaj Kosovës në "autopilot"
    Politika e BE-së ndaj Kosovës në "autopilot"
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Masat e Bashkimit Evropian kundër Kosovës mbeten në fuqi, pavarësisht ndryshimit të rrethanave dhe rikthimit të komunitetit serb në jetën politike. Kostoja ekonomike është e konsiderueshme, ku projektet e pezulluara nga këto masa kapin vlerën e miliona eurove për Kosovën.

    Analistët po paralajmërojnë se mungesa e fokusit evropian në Ballkanin Perëndimor rrezikon të sjellë kërcënime të reja për paqen dhe stabilitetin rajonal.

    Masat ndëshkuese nga BE-ja janë perceptuar si një dënim i stërzgjatur, i cili, sipas disa zërave, është tashmë i paarsyeshëm. Ndryshe nga koha kur u vendosën, pjesëmarrja e komunitetit serb në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të këtij viti ka ndryshuar në mënyrë thelbësore kushtet fillestare që justifikuan vendosjen e tyre.

    “Besojmë se tani nuk ka asnjë kusht që i arsyeton masat kundër Kosovës,” thotë Besar Gërgi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP), për programin Expose të Radios Evropa e Lirë. “Me mbajtjen e zgjedhjeve, serbët kanë përfaqësuesit e tyre politikë në nivel lokal dhe qendror. Kjo… shënon rikthimin e jetës politike normale të komunitetit serb në Kosovë”.

    Ky grup ishte një nga 12 organizatat e shoqërisë civile që javën e kaluar i kërkuan BE-së t’i heqë masat. Argumenti i tyre ishte se rrethanat fillestare nuk ekzistojnë më dhe se masat po e dëmtojnë procesin e integrimit evropian të Kosovës.

    Radio Evropa e Lirë e pyeti BE-në nëse po diskutohet heqja e tyre, por nuk mori përgjigje. Mediat raportuan vetëm konfirmimin nga një zëdhënëse se BE-ja e kishte pranuar letrën e dërguar nga shoqëria civile kosovare.

    Këto masa, të cilat përfshijnë ngrirjen e fondeve të BE-së dhe pezullimin e takimeve të nivelit të lartë me zyrtarët kosovarë, u vendosën në mesin e vitit 2023. Shkak ishin tensionet e përshkallëzuara në veriun e vendit dhe veprimet e Qeverisë, të cilat BE-ja i cilësoi si të pakoordinuara dhe në dëm të komunitetit serb.

    Sidoqoftë, shenja të zbutjes janë vërejtur së fundmi, siç ishin takimet e ndara të 15 tetorit në Prishtinë të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

    Në komunikatën e saj në platformën X, von der Leyen u shpreh vetëm se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë ndërtimin e institucioneve të forta, të ulë tensionet dhe të përmbyllë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes i BE-së.

    Në shkurt të këtij viti, Radio Evropa e Lirë raportoi se projekti i “Termokos”-it për dyfishimin e kapaciteteve të ngrohjes në Prishtinë ishte pezulluar. Kjo ndodhi për shkak të ngrirjes së një granti prej mbi 17 milionë eurosh nga BE-ja. Lagjet që do të përfitonin përfshijnë Prishtinën e Re, Kalabrinë, Matin 1 dhe Rrugën C.

    Tetë muaj më vonë, “Termokos” konfirmoi për REL se situata është e pandryshuar. “Projekti nuk ka filluar me fazën e zbatimit, për shkak se granti nga Bashkimi Evropian është pezulluar përkohësisht… Për rrjedhojë, procesi i përparimit të projektit mbetet në pritje derisa këto masa të hiqen”, thuhet në përgjigjen e ndërmarrjes.

    Ky nuk është rasti i vetëm. Një raport i Institutit për Studime të Avancuara GAP, i publikuar në maj, zbuloi se masat ndëshkuese të BE-së i kanë kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra pa afat. Prej kësaj shume, 7.1 milionë euro konsiderohen të humbura tërësisht, ndërsa sektorët më të goditur janë mjedisi, energjia, digjitalizimi dhe kultura.

    Toby Vogel, analist nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit (DPC) me seli në Bruksel, tha për Exposenë se BE-ja ka muaj që është e zënë me kriza madhore si Ukraina dhe Lindja e Mesme, duke e lënë politikën ndaj Kosovës në “autopilot”.

    “Mendoj se ky është një nga ata shembujt e politikave të BE-së që funksionojnë thjesht në mënyrë automatike… Aktualisht, BE-ja nuk ka udhëheqje të qartë sa i përket çështjes së Kosovës ose të Serbisë… Askush… nuk dëshiron të investojë kapital politik në një çështje që shihet si relativisht e parëndësishme”, tha Vogel.

    Ai i cilësoi masat si të padrejta ndaj Kosovës që në fillim, veçanërisht kur Serbia nuk u përball me masa të ngjashme, pavarësisht dyshimeve për përfshirjen e saj në sulmin e armatosur në Banjskë në vitin 2023. Vogel nuk e përjashton mundësinë që BE-ja të vazhdojë t’i përdorë masat si mjet presioni edhe për çështje të tjera politike.

    Megjithatë, masat nuk duket se kanë ndikuar në orientimin properëndimor të qytetarëve. Një anketë e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) (maj-korrik) tregoi se 85 për qind e të anketuarve në Kosovë mbështesin një politikë të jashtme pro-BE dhe properëndimore, krahasuar me vetëm 9 për qind në Serbi.

    Gërgi shton se një pjesë të përgjegjësisë për vazhdimin e masave e kanë edhe institucionet vendore, të cilat prej muajsh kanë qenë jofunksionale ose në detyrë.

    “Ne, si shoqëri civile, mund ta hedhim hapin e parë… porse, padyshim, pesha kryesore në këtë aspekt u ngarkohet institucioneve shtetërore. E, nëse ato janë me mandat të kufizuar, kjo domosdo ka efekt në politikën e jashtme”, u shpreh Gërgi.

    Pas takimit me von der Leyen, presidentja Osmani konfirmoi në Facebook se kishte diskutuar nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

    Sipas Vogel, një moment i përshtatshëm për heqjen e masave nga BE-ja do të ishte formimi i një qeverie të qëndrueshme dhe legjitime në Kosovë, e cila shmang veprimet që BE-ja dhe partnerët i konsiderojnë provokuese.

    “Kosova… po kalon një periudhë të vështirë në aspektin e brendshëm, për shkak të pamundësisë për të formuar qeverinë… Mendoj se, aktualisht, qëndrimi në Bruksel është ‘të presë dhe të shohë’. Ekziston një ndjenjë e përgjithshme se ‘na duhet një lloj zgjidhjeje për ngërçin politik në Prishtinë përpara se të merret ndonjë vendim i rëndësishëm’”, tha ai.

    Por Vogel paralajmëroi gjithashtu se kjo mungesë vëmendjeje nga BE-ja është e rrezikshme, duke rritur mundësinë e paqëndrueshmërisë dhe dhunës në Ballkanin Perëndimor. Pa një përqendrim politik të BE-së, rajoni mund të përballet me sfida serioze të sigurisë, sipas tij.

    “Mendoj se BE-ja ka pasur fat që nuk ka pasur më shumë dhunë… në Kosovë. Po ashtu, ka qenë me fat që… nuk ka pasur incidente të dhunshme në Bosnje dhe Hercegovinë. Ajo ka misione… në të dyja vendet… por politikisht i mungon vëmendja dhe gatishmëria. Kjo është një situatë e rrezikshme, sepse ajo që po ndodh në… Ukrainë, ka ndikim zinxhiror edhe në Ballkanin Perëndimor”, tha Vogel.

    Më herët gjatë vitit, Parlamenti Evropian kërkoi heqjen e masave ndëshkuese, ndërsa Ministrat e Jashtëm të BE-së i sugjeruan Komisionit Evropian heqjen graduale të tyre.

    Megjithatë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në prill, Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, tha se jo të gjitha shtetet e BE-së janë dakord për heqjen e masave ndaj Kosovës. Për një vendim të tillë kërkohet konsensusi i të 27 shteteve anëtare, ku përfshihen edhe pesë vendet që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

    Edhe para vendosjes së masave, nuk është vërejtur ndonjë gatishmëri e theksuar për të avancuar Kosovën në procesin e integrimit evropian.

    Ajo mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Aplikimi i saj, i dorëzuar në fund të vitit 2022, ende nuk është marrë në shqyrtim gati tre vjet më vonë.

    Për shkak të vonesave në formimin e institucioneve qendrore, Kosova mbetet edhe jashtë Planit të Rritjes së BE-së dhe nuk mund të përfitojë nga fondet e parapara. Kjo ndodh sepse marrëveshja ndërkombëtare që mundëson qasjen në ato mjete duhet të miratohet paraprakisht nga Kuvendi.

    Gërgi thekson rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ato të nisin një fushatë të koordinuar lobimi në qendrat evropiane. Por topi, edhe atëherë, do të mbetet në anën e tyre, për të vendosur nëse do ta shpërblejnë Kosovën për përpjekjet e saj, apo thjesht do ta mbajnë në pritje.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleSupremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për përfitimin e pensionit
    Next Article Osmani takon Presidentin e Mauritanisë në Riad, bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale
    Redaktori
    • Website

    Related Posts

    FP: Fundi i azilit

    19-06-2026

    FP: Fundi i politikave klimatike

    19-06-2026

    FP: Fundi i transatlantizmit

    19-06-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    FP: Fundi i neoliberalizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.