Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»OP-ED»Ese»Inteligjenca Artificiale – Justinian Topulli
    Ese

    Inteligjenca Artificiale – Justinian Topulli

    RedaktoriBy Redaktori27-08-202504 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Modelet e Inteligjencës Artificiale, si ChatGPT, Grok, DeepSeek, Gemini, etj. janë produkte njerëzore që reflektojnë në thelb mendësitë njerëzore të secilit prej nesh dhe nuk kanë ndërgjegje, por janë thjesht magazina informacioni që funksionojnë përmes algoritmeve matematike, të programuara sesi duhet të punojnë dhe përgjigjen, edhe pse sigurisht që kanë një masë “pavarësie”, nëse mund ta quajmë kështu një program kompjuterik të pajetë.

    Kështu që ato janë të mira për të bashkëvepruar për të mësuar dhe thjeshtësuar dijen dhe informacionin, por ato nuk janë burim i së vërtetës finale apo hyjnore, që të mund të ofrohen bashkëbisedimet me të si të ishin të tilla. Të flasësh me një makinë dhe ta citosh atë më pas nuk është aspak normale dhe nuk duhet të ketë të njëjtën ndjesi si të flasësh me një njeri që është autoritet në fushën e tij të dijes apo edhe më keq nëse beson se kjo makinë thotë të vërtetën finale si të ishte fjalë e Zotit që nuk kundërshtohet.

    Nëse gjithkush publikon dhe tregon çdo gjë çfarë i ka “rrëfyer” ChatGPT, si të ishte ndonjë entitet “hyjnor” kam frikë se nesër fëmijët tanë dhe pasardhësit e tyre do ta marrin për të tillë, dhe skenarët distopikë të letërsisë dhe kinematografisë që kanë vënë alarmin vite më parë, mund të bëhen realitet.

    Mjetet janë krijuar për të qenë shërbëtor të njeriut dhe jo për t’u adhuruar prej tij. Të gabosh është njerëzore, madje edhe e nevojshme ndonjëherë, por të kërkosh “perfeksionin” përmes një shpikje njerëzore që është jashtë teje, do të thotë të varesh prej saj, dhe rritja e varësisë nga një mjet i jashtëm shpie në skllavëri, e skllavëria është idhujtari. Zoti na ka krijuar qëllimisht të tillë që të gabojmë, dhe përsosmërinë ta kërkojmë duke përmirësuar veten dhe të brendshmen tonë dhe jo atë jashtë nesh, që është dytësore.

    Dhe përmirësimi është një proces i gjatë, që nuk ka një stacion përfundimtar, por nis me jetën e njeriut, pra të çdo individi prej nesh, dhe përfundon me vdekjen e tij në këtë botë. Ne jemi të urdhëruar së pari të përmirësojmë vetveten si individ dhe si shoqëri, sa të mundemi, në një rrugëtim që nuk ndalet asnjëherë dhe për çdo brez më vete dhe jo të krijojmë mjete tek të cilat do të varim shpresën tonë përfundimtare për ndryshimin historik të mbarë njerëzimit dhe brezave që do të vijnë, bindje këto që nuk kanë lidhje me besimin në Zot dhe realitetin njerëzor, por me utopi afetare që historikisht kanë treguar se përfundojnë në distopi të frikshme.

    Inteligjenca artificiale në thelb është etja e njeriut për përsosmëri, por me rrugën më të shkurtër dhe më të lehtë të mundshme, që është krijimi i përsosmërisë së imagjinuar jashtë vetes dhe më pas vjen tentativa për ta injektuar atë brenda nesh. Kjo i ngjan çdo artifice tjetër që njerëzit kanë shpikur për t’u bërë më të fortë fizikisht apo për t’u dukur më të bukur. IA pra është “botoksi” dhe “steroidi” që paramendohet se do të na bëj më inteligjent, por në fakt ka të njëjtin efekt dëmtues si ai fizik, e ndoshta edhe më tepër sepse mendja ka më shumë vlerë dhe rëndësi sesa muskujt dhe paraqitja e jashtme për njeriun.

    Jeta në natyrshmërinë që e ka krijuar Zoti është më e bukur, më e këndshme dhe më reale dhe e vërtetë, pavarësisht gabimeve e fajeve që ne si njerëz bëjmë. Vendosja e përsosmërisë parajsore në tokë është mision i pamundur, dhe nuk na përket ne si njerëz, dhe tentativa për ta arritur këtë shpie në idhujtari dhe kriza që shkaktojnë më shumë dëme sesa dobi.

     

    Justinian Topulli

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleOperacion antidrogë në Kçiq të madh: arrestohet një person me bimë kanabis sativa
    Next Article Imazhet satelitore për shkatërrimin në Gaza: një asgjësim total
    Redaktori
    • Website

    Related Posts

    CEO i Palantir-it shprehet se vetëm dy kategori do t’i mbijetojnë inteligjencës artificiale (dhe diplomat elitare nuk janë një prej tyre)!

    13-09-2026

    Kështu po përgatitet elita prej 10% për kolapsin e ardhshëm të karrierës

    13-09-2026

    Burgu sekret i CIA-s në Rumani: Dy dekada mohimi dhe pyetjesh pa përgjigje

    13-09-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    CEO i Palantir-it shprehet se vetëm dy kategori do t’i mbijetojnë inteligjencës artificiale (dhe diplomat elitare nuk janë një prej tyre)!

    Kështu po përgatitet elita prej 10% për kolapsin e ardhshëm të karrierës

    Burgu sekret i CIA-s në Rumani: Dy dekada mohimi dhe pyetjesh pa përgjigje

    FATMIR BAÇI: SHQIPTARËVE U KA RA PËR PJESË PATOKRACIA

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Burgu sekret i CIA-s në Rumani: Dy dekada mohimi dhe pyetjesh pa përgjigje

    FATMIR BAÇI: SHQIPTARËVE U KA RA PËR PJESË PATOKRACIA

    “Republika e Kandaharit”: Raporti i Gjetje.org, një dokument i trilluar, me 8 vjet qarkullim u shndërrua në mjet lufte ndaj pjesës më të madhe të kombit shqiptar, muslimanëve

    • Besimi

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Zgjidhje profetike për pasigurinë financiare: Kultivimi i bereqetit, qëndrueshmërisë dhe paqes në zemër

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.