Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Qeverisë Kurti: Çdo vendim pas 27 marsit është i paligjshëm
    Fokus

    LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Qeverisë Kurti: Çdo vendim pas 27 marsit është i paligjshëm

    Dija OnlineBy Dija Online16-07-202502 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj dhe Besian Mustafa, kanë dorëzuar sot një tjetër kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, duke iu bashkangjitur edhe 17 kallëzimeve të mëparshme që kërkojnë hetimin e ish-kryeministrit Albin Kurti dhe anëtarëve të kabinetit të tij qeveritar.

    Sipas deputetëve të LDK-së, veprimtaria e mëtejshme e qeverisë pas 27 marsit është jo-kushtetuese dhe e paligjshme, duke u mbështetur në një aktgjykim të Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale, i cili thekson se një deputet i certifikuar nuk mund të ushtrojë njëkohësisht një funksion ekzekutiv.

    Deputeti Besian Mustafa theksoi se Kurti dhe ministrat e tij “kanë zaptuar” institucionet, duke qëndruar në detyrë në mënyrë të jashtëligjshme. Ai paralajmëroi se ky precedent është i rrezikshëm për funksionimin e shtetit dhe mund të keqpërdoret nga kushdo.

    “Nëse një deputet i certifikuar mund të jetë edhe ministër, atëherë do të thotë që 120 deputetë mund të shkojnë në qeveri, të marrin vendime dhe të shfrytëzojnë buxhetin e shtetit në mënyrë të paligjshme. Në kallëzimin penal kemi bashkangjitur edhe aktgjykimin e Gjykatës Supreme, i cili konfirmon se certifikimi nga KQZ më 27 mars e bën të pamundur që ata të vazhdojnë të mbajnë poste ekzekutive”, deklaroi Mustafa.

    Ai shtoi se ish-kryeministri Kurti dhe ministrat e kabinetit të tij që janë certifikuar si deputetë vazhdojnë të qëndrojnë në mënyrë të jashtëligjshme në ekzekutiv, duke e quajtur këtë “uzurpim të institucioneve”.

    Nga ana tjetër, deputeti Alban Zogaj theksoi se çdo vendim i marrë nga qeveria pas certifikimit të zgjedhjeve është i paligjshëm dhe se Prokuroria Speciale duhet të veprojë menjëherë.

    “Sot dorëzuam një dokument shtesë për t’i kërkuar Prokurorisë Speciale që të ndërhyjë, sepse çdo vendim qeveritar pas 27 marsit është vendim i jashtëligjshëm. Qëndrimi i kryeministrit në detyrë dhe i ministrave është në kundërshtim me Kushtetutën. Prokuroria duhet të marrë masa për ta zhbllokuar situatën politike dhe për të garantuar ligjshmërinë”, u shpreh Zogaj.

    Ai konfirmoi gjithashtu se LDK ka dorëzuar kallëzime penale ndaj të gjithë ministrave që mbajnë dy pozita, përfshirë edhe rastet e mëparshme të adresuara që nga muaji maj i këtij viti.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleKryetari i qytetit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, dënohet me 20 muaj burg
    Next Article 375 boksa cigare pa banderola konfiskohen në Aeroportin Adem Jashari – ndalohen dy shtetasit e huaj
    Dija Online

    Related Posts

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    31-05-2026

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    31-05-2026

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    31-05-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.