Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»OP-ED»Ese»Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët
    Ese

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    RedaktoriBy Redaktori26-06-202507 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Fjala e fundit për tani

    Që prej çlirimit të bekuar të Sirisë, e kam gjetur veten shpesh duke shkruar—ndoshta edhe shumë shpesh—për çështje të politikës ndërkombëtare. E ndjeva nevojën për të kontribuar në diskursin mbi këto tema nga një perspektivë sheriatike. Edhe pse nuk pretendoj ndonjë ekspertizë të thellë në politikën globale, pashë vlerë në ndarjen e mendimeve të mia me të rinjtë që ende e marrin mundimin të lexojnë ato që shkruaj.

    Kam ndërmend të ngadalësoj tani, in shā’ Allāh. Por doja të përfundoja me këtë shkrim, që e shoh si një plotësim të artikullit tim të mëparshëm “Qëndro i zemëruar.”

    Qëndroni të zemëruar dhe hakmerruni

    Rilindja materiale e umetit mysliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit,  ajo do të udhëhiqet nga realistët: ata që i kuptojnë ligjet e botës siç janë dhe përballen me to me besim dhe strategji.

    * Fjala të devotshëm këtu është përmendur në kontektst të personave që janë të përkushtuar fetarisht vetëm në mënyrë të jashtme, të cilët nuk shkojnë përtej disa ritualeve bazike apo përtej besimit sipërfaqësor.

    Kjo nuk do të thotë të nënvlerësojmë nevojën për një kontratë të re shoqërore si bazë për përparim, e as të ulim rëndësinë e padyshimtë të rilindjes shpirtërore dhe morale. Por në këtë reflektim, dua të theksoj një gur themeli shpesh të anashkaluar: domosdoshmërinë e realizmit.

    Kur Memlukët qëndronin duke recituar lutje dhe thënie te piramidat, nuk ishte një gjë e gabuar. Ne gjithmonë do të mbështetemi te Zoti—por ndihma hyjnore nuk na përjashton nga përballja me realitetet materiale, si p.sh. pabarazia e madhe në fuqinë e armatimit mes tyre dhe francezëve. Nuk ishte vetëm një ndeshje ushtarake—ishte një përplasje mes dy botëve. Dhe duhet thënë: bota e vjetër jo vetëm që ishte e tejkaluar teknologjikisht—por ishte edhe e lodhur: e kalbur nga brenda, e mbërthyer nga mite, dhe e plogështuar nga padrejtësitë strukturore. Rënia e saj nuk ishte thjesht rezultat i agresionit të jashtëm, por edhe i rrënimit të brendshëm.

    Kjo nuk i bën agresorët të pafajshëm—por në atë moment, ata ishin në ngritje dhe plot energji, ndërsa bota e vjetër po shkatërrohej nga vetvetja.

     

    Siç kam thënë më parë: “Bëjeni detyrën e matematikës.”

    Kjo nuk është për të nënçmuar format e tjera të rezistencës, por për të theksuar rëndësinë e përgatitjes me kuptim.

    Nuk është thirrje për pasivitet, por një thirrje për përgjegjësi më të madhe.

    Nuk është sugjerim për të braktisur punën e mirë që tashmë po bëni për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat tuaja të shtypura – por një ftesë për të shtuar edhe një dimension tjetër: vizion afatgjatë dhe strategji.

    Fitorja e vërtetë dhe përfundimtare nuk do të vijë vetëm nga zelli—por nga mbyllja e shumë boshllëqeve që na mbajnë pas, përfshirë edhe boshllëkun teknologjik.

    Ne duhet të përmbushim parakushtet që kërkojnë sunenet (ligjet universale) e Zotit.

    Ndihma e Tij është për ata që përballen me botën siç Ai e krijoi—jo për ata që rrinë të qetë në pasivitet, duke ju lutur Atij të pezullojë ligjet e Tij për ta.

    Duhet të reflektojmë mbi ajetin:

    “Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Pra, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj)” (Fuṣṣilet 41:10)

     

    Këto ligje universale nuk favorizojnë një popull për shkak të besimit të tyre. Nëse mbjell elb, nuk do të korrësh grurë. Allahu ndihmon besimtarët, po, por Ai ka caktuar që ata duhet ta meritojnë atë ndihmë. Jo vetëm përmes ritualeve të shtuara, por përmes veprimit, kompetencës dhe përballjes së sinqertë me botën siç Ai e ka ndërtuar.

     

    Ekuacionet e fuqisë nuk dorëzohen përballë zemërimit apo zhgënjimit. E as ligji ndërkombëtar nuk është drejtësi universale – në praktikë, ai ruan dominimin e të fortit ndaj të dobëtit. Të dobëtit pritet ta respektojnë atë, ndërsa të fortët e riformulojnë sipas interesit të tyre.

    Siç e kemi parë të gjithë, gjenocidi dhe spastrimi etnik sot kryhen hapur – dhe madje mbështeten me krenari—nga përbindësha të pamëshirshëm, pa asnjë pasojë. E gjitha në emër të mbrojtjes së pushtimit dhe ruajtjes së apartheidit.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara – vendi që dikur pretendonte të ishte maja morale e botës, “qyteti ndriçues mbi kodër” – tani flet për transferime popullatash sikur të bëhej fjalë për zhvendosjen e bagëtive—pa njerëzi, pa turp.

    E di që jemi të lodhur nga hipokrizia e rendit botëror aktual.

    Por, a duhet të nxitojmë drejt ardhjes së të nesërmit—botës së Renaud de Châtillon apo Pete Hegseth?

    Jo.

    Pavarësisht gënjeshtrave dhe drejtësisë selektive, ky rend botëror ende ka disa kufizime—dhe ne nuk jemi ende të përgatitur për atë që vjen më pas.

    JO ME BRITMA, POR ME GODITJE TË SAKTA

    Duke u kthyer te Memlukët: Përshkrimi i al-Jabartīt për orët e fundit para betejës fatale—një betejë që zgjati jo më shumë se treçerek ore—mbetet një nga kritikat më të fuqishme ndaj guximit të zbrazët përballë forcës së vërtetë:

    “Sikur të ishin duke luftuar me zhurmë dhe klithma. Të arsyeshmit mes tyre bërtisnin dhe u thoshin të ndalonin, duke thënë: ‘I Dërguari, shokët e tij, dhe luftëtarët e vërtetë luftonin me shpata dhe heshta—jo me zëra të ngritur dhe britma kafshësh.’ Por ata nuk dëgjonin, as nuk ndaleshin.”
    (ʿAjāʾib al-Āthār, Dār al-Jīl, Bejrut, 2:188)

    I Dërguari ﷺ ka thënë:

    ألا إنَّ القوَّةَ الرَّميُ، ألا إنَّ القوَّةَ الرَّميُ، ألا إنَّ القوَّةَ الرَّميُ

    “Vërtet, forca qëndron në qitje—vërtet, forca qëndron në qitje—vërtet, forca qëndron në qitje.”

    (Në të vërtetë, forca është harkëtari, në të vërtetë, forca është harkëtari, në të vërtetë, forca është harkëtari.)

    (Ṣaḥihu i Muslimit)

    Sot, kjo do të thotë: aftësia për të goditur saktë, më larg dhe më shpejt se armiku.

     

    Ndërtimi i një bombarduesi B-2 kërkon përsosmëri në shkencë—në çdo fushë. Ky nivel arritjeje u përket shoqërive që kultivojnë zhvillimin njerëzor, krijimtarinë dhe investimin afatgjatë në dije.

    Por kjo sërish nuk mjafton.

    Shoqëritë që zotërojnë teknologjinë por nuk kanë drejtësi, nuk do të nderohen nga Allahu.

    Profeti ﷺ ka thënë:

    “Si mund ta shenjtërojë Allahu një popull në të cilin të dobëtit nuk marrin të drejtën e tyre nga të fortët?”

    Dhe edhe përtej drejtësisë dhe mirësisë—nëse të gjitha përpjekjet tona nuk bëhen për hir të Allahut, atëherë janë pa rrënjë në këtë botë dhe pa peshë në botën tjetër.

    Allahu thotë:

    ﴿وَقَدِمْنَا إِلَىٰ مَا عَمِلُوا مِنْ عَمَلٍ فَجَعَلْنَاهُ هَبَاءً مَّنثُورًا﴾
    “Dhe Ne do t’u qasemi veprave që kanë bërë dhe do t’i bëjmë si pluhur i shpërndarë.”
    (Sureja Furkan 25:23)

     

    FUQIA DHE PASTRIMI SË BASHKU

    Prandaj le të ecin planet tona afatshkurtra dhe afatgjata së bashku, drejt një rilindjeje hyjnore që është njëkohësisht e fuqishme dhe e pastër.

    Ne duhet të vazhdojmë të kundërshtojmë çdo përpjekje për të na zhdukur apo nënshtruar—por qëndresa nuk është qëllimi përfundimtar. Qëllimi ynë është fitorja—një fitore mbi padrejtësinë që nuk na deformon në kopje të shtypësve tanë, sepse kurrë nuk duhet të sakrifikojmë shpirtin për një jetë materiale të përkohshme dhe të mangët.

    Ky qëllim i lartë kërkon, bashkë me sinqeritet dhe drejtësi, edhe vizion, strategji, disiplinë dhe realizëm.

    Dhe për të rinjtë që ende i lexojnë fjalët e mia me mirësjellje:

    le të qëndrojë i gjallë zemërimi juaj i drejtë – por le të udhëhiqet nga urtësia, integriteti dhe forca.

    Qëndroni të lidhur me fenë tuaj, mprehni mendjen, studioni botën dhe çoni përpara umetin tuaj—dhe shëroni botën tuaj.

    Hatim el Haxh

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleTurqia mbështet rritjen e buxhetit të NATO-s, synon zhvillimin e mburojës ajrore kombëtare
    Next Article ChatGPT po ua helmon trurin…
    Redaktori
    • Website

    Related Posts

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    12-06-2026

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    31-05-2026

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    31-05-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.