Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Kosova nuk ka tokë për t’ua dhënë në shfrytëzim investitorëve, e shiti lirë dhe atje ku nuk duhej
    Lajme

    Kosova nuk ka tokë për t’ua dhënë në shfrytëzim investitorëve, e shiti lirë dhe atje ku nuk duhej

    Dija OnlineBy Dija Online16-08-201604 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Nga Bashkim Kastrati

    Procesi i privatizimi në Kosovë pati përfshirë edhe tokën bujqësore. Pas përfundimit të luftës mijëra hektarë tokë bujqësore mbetën të papunuara dhe duke marrë parasysh që ishte tokë publike, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) vendosi që ta privatizojë.

    Tokat bujqësore janë privatizuar duke u bazuar në Ligjin e AKP-së. Privatizimi i tyre ka ndodhur, jo me metodën spin-off special, që parasheh kushte për blerësin, por me metodën e spin off-it të rregullt

    Ky privatizim ka pasur edhe kundërshtime për faktin se Kosova nuk ka sipërfaqe të mëdha me tokë. Procesi i privatizimit, në përgjithësi, në Kosovë është shoqëruar me kundërshtime dhe dilema të shumta. Ndërsa më e keqja është se kjo tokë është privatizuar me çmime shumë të ulëta, ndërsa sot institucionet nuk kanë tokë në posedim në mënyrë që t’ia ofrojnë investuesve potencial, pasi që ka pasur kërkesa të tilla dhe nuk janë realizuar investimet për shkak të mungesës së tokës.

    Një shembull i tillë pati ndodhur vitet e fundit në Komunën e Mitrovicës, me një kompani e kultivimit të kërpudhave që e kishte sjellë kryetari i kësaj komune Agim Bahtiri. Për këtë kompani nuk kishte tokë për t’ia dhënë dhe, duke parë se ky investim përfundimisht do të dështonte, kryetari Bahtiri ofroi tokën e vet private në mënyrë që të realizohet ky investim.

    Pra mungesa e tokës për t’ua ofruar investitorëve në shfrytëzim është një nga shkaqet që shumë investime të huaja kapitale po dështojnë.

    Por toka që do të duhej që të ishte në dispozicion të shtetit, u shit me çmime shumë të lira, ndërsa u raportua për shumë dyshime për manipulime gjatë privatizimit të këtyre tokave.

    Rreth 30 mijë hektarë tokë bujqësore të kategorive të ndryshme, janë shitur gjatë procesit të privatizimit në Kosovë nga viti 2002 deri në vitin 2014. Sipas një raporti të quajtur Raporti i Gjelbër për vitin 2015, të publikuar nga Ministria e Bujqësisë, thuhet se shuma totale e inkasuar nga shitja e tokës ka arritur në rreth 99 milionë euro.

    Po ashtu, në këtë raport thuhet se për një ari tokë, çmimi mesatar ka qenë 34 euro, kurse për një hektar, 3,400 euro.

    Një pjesë madhe e tokave bujqërie u blen nga njerëzit e pushtetit

    Lulzim Beqiri, magjistër i ekonomisë ka thënë për tesheshi.com se shitja e tokës pjellore me një çmim kaq të ultë është shqetësuese duke marrë parasysh se një pjesë të këtyre tokave është blerë nga njerëzit e politikes të afërm apo edhe agjent të tyre.

    “Mendoj që tokat dhe çdo aset tjetër mund edhe të privatizohet nëse ka efekte pozitive në të ardhmen, por jo me një çmim qesharak siç e kemi parë që është shitur viteve të fundit. Tokat bujqësore do ishte më e udhës që të ishin në pronësi të shtetit dhe shteti t’i përdorte për nevojat e qytetarëve të vetë”, thotë Beqiri.

    Ai thotë se toka bujqësore është e domosdoshme që të jetë në posedim të shtetit dhe të përdorët për zhvillimin e bujqësisë, por edhe tu jepet investitorëve të huaj në shfrytëzim, pra me koncesion, e jo t’iu shitet.

    “Ta zëmë Kosova ka shumë pak rezerva shtetërore në miell në rast të ndonjë katastrofe natyrore besoj që më e udhës do ishte të mbilleshin ato toka me grurë misër, elb dhe kultura tjera se sa të shiteshin me një çmim qesharak”, theksoi Beqiri.

    Tokës bujqësore të privatizuar iu ka ndërruar destinimi

    Përveç që u privatizua me çmim shumë të ulët, këto toka nuk u përdorën për të kultivuar kultura të ndryshme bujqësore, por atyre iu ndërrua destinimi. Pra nga ky privatizim, në aspektin bujqësor Kosova nuk fitoi asgjë.

    Në lidhje me këtë çështje Lulzim Beqiri thotë se kjo është tejet skandaloze dhe është përgjegjësi e Ministrisë së Bujqësisë që këtë problem ta shtron edhe në organet më të mëdha dhe të merret një vendim në dobi të lirimit të atyre tokave me destinim prodhimin.

    “Nuk ka askund në botë që tokat bujqësore të shndërrohen në aktivitete afariste, depo dhe aktivitete tjera’, u shpreh Beqiri.

    Ndryshe, menaxhmenti i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ka rekomanduar që fondi i tokave bujqësore në të ardhmen, në koordinim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, të trajtohet ndryshe dhe të mundësohet që tokat bujqësore të përdoren për qëllime strategjike të investimeve në harmoni me programet zhvillimore të Republikës së Kosovës. /tesheshi


    Source: Informacione

    featured
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleSekretari i AAK-së i zbulon një sekret Donikës, ka të bëjë me klanin “Pronto”
    Next Article Joe Biden mbërrin në Beograd, takime me zyrtarët më të lartë të Serbisë
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.