Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor
    Lajme

    Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor

    Dija OnlineBy Dija Online29-01-201605 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Ilirian Agolli

    Studiuesit e çështjeve diplomatike pohojnë se Rusia po përpiqet të shtojë ndikimin e vet në Ballkanin Perëndimor për të ngadalësuar zgjerimin e BE-së dhe NATO-s në këtë rajon. Analistët mendojnë se Rusia po ndjek një strategji tensioni, duke krijuar probleme në Ballkan, për t’i dhënë rëndësi vetes si faktor në tryezat e bisedimeve ndërkombëtare. Ata theksojnë se pothuaj gjithë shtetet e kësaj zone kanë nisur rrugën e integrimeve euro-atlantike, e cila tani duhet përshpejtuar.

    Studiuesit e diplomacisë në Tiranë pohojnë se Moska po shfrytëzon vonesat e integrimit euro-atlantik të vendeve ballkanike për t’u faktorizuar në rajon. Ish-ministri i jashtëm, Arjan Starova, drejtues i organizatës së Atlantistëve të Shqipërisë, thotë se Rusia ka ndikimin e vet në Ballkan dhe punon për ta zgjeruar atë përkundër NATO-s dhe BE-së, duke këmbëngulur që të pyetet për çështjet europiane dhe botërore.

    “Rusia është duke përsëritur një gabim të vjetër të Bashkimit Sovjetik të kaluar, që përpiqet ta ndërtojë fuqinë e saj për të ndikuar në botë vetëm mbi rritjen e potencialeve ushtarake. Ajo mendon që duke patur, duke investuar shumë në potencialin e saj ushtarak, atëherë do të mundet të ndikojë në botë. Por unë mendoj se përpara se fuqia e vendeve të lidhet me potencialin ushtarak ajo lidhet me potencialin e tre ekonomik”,  thotë zoti Starova.

    Analistët pohojnë se fillimisht Rusia u përpoq të ndikojë në ekonominë e Ballkanit përmes projekteve energjitike me SouthStream dhe TurkishStream. Por pas ngjarjeve në Ukrainë interesimi i Rusisë për Ballkanin mori një karakter ushtarak dhe ajo po përdor si bazë Serbinë për qëllimet e veta në rajon. – thotë diplomati Shaban Murati, autor i librit “Rusia Ballkanike”.

    “Vështirësitë që hasen në integrimin e atlantik të Malit të Zi, vështirësitë që hasen në integrimin e atlantik të Maqedonisë – ku në pamje të parë duket se është vetëm çështja e emrit –  Vështirësitë që hasen në procesin e integrimit euro-atlantik të Bosnje Hercegovinës me qëndrimin ultra-radikal ekstremist të Sërpska Republikës, e cila është natyrisht një instrument i Serbisë – pavarëisht paraqitjes si pjesë e federatës – tregojnë që rusët filluan të aktivizohen akoma më tepër”, thotë zoti Murati.

    Rusia ka përdorur veton kundër Kosovës në OKB dikur dhe sot në Unesco po lobon fort kundër saj.  Ish-ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Islam Lauka, tani pedagog në Universitet, thotë se ndikimi rus është i ndjeshëm edhe në veri të Kosovës tek elementët radikalë. Ai thotë se Rusia e mendon si pikë të dobët Ballkanin perëndimor, dhe shfrytëzon sidomos demokracitë e brishta dhe institucionet e pakonsoliduara në disa vende të rajonit.

    “Ndikimi rus synon që të rritet, synon që të zgjerohet nëpërmjet shumë formave; nëpërmjet korrupsionit, parave, ushtrimit të presioneve ekonomike, shfrytëzimit të disa instrumenteve, që Moska i ka, si vetoja për shembull”, thotë zoti Lauka.

    Analistët pohojnë se i gjithë Ballkani e ka përcaktuar rrugën e integrimit euro-atlantik. Sipas tyre, asnjë segment në rajon nuk mbështetet hapur tek faktori rus, ndërsa nostlagjikët të rinj apo të vjetër në moshë janë shumë të pakët në raport me pjesën tjetër që synon integrimin, si Mal të Zi ashtu edhe në Maqedoni.

    “Mendoj që edhe gjendja në Maqedoni dhe problemet e brendshme të saj ndikohen në një farë mënyre nga ngadalësimi i antarësimit dhe i përpjekjeve për anëtarsim të Maqedonisë në NATO. Unë mendoj si NATO dhe BE duhet të jenë më aktive dhe të ecin me ritme më të përshpejtuara për integrimin e këtyre vendeve në gjirin e tyre”,  thotë zoti Starova.

    Për të ndikuar në Ballkan rusët po përdorin edhe faktorin fetar, si lidhjet pansllaviste edhe vëllazërinë e vendeve ortodokse. Studiuesi Shaban Murati thotë se ata nuk kursehen as me stërvitjet e përbashkëta desantuese me Serbinë, as me mbështetjen e opozitës malazeze, as me zvarritjen e problemit 20 vjeçar për emrin e Maqedonisë, Madje, sipas tij, Rusia nuk po kursehet për të ndikuar edhe në Shqipëri, një vend anëtar i NATO-s dhe përherë më pranë BE-së.

    “Pas ndërhyrjes ruse në Ukrainë dhe sidomos pas ndërhyrjes ruse në Siri në Lindjen e Mesme shohim që ka një përpjekje të diplomacisë ruse për një influencë edhe në Shqipëri edhe në zonat ku janë shqiptarët. Por meqë jemi në Shqipëri, po flas për shtetin tonë. Kjo ka forma të ndryshme sponsorizimi. Nga një analizë e vëmendshme, konstatohet 4 ose 5 muajt e fundit një valë që do ta quaja edhe filo-rusizimi edhe anti-amerikanizmi, e cila është shprehur sidomos në disa media shqiptare. Intensiteti, frekuenca dhe sidomos vazhdimësia e saj tregojnë se është një rrymë e sponsorizuar”, thotë zoti Murati.

    Studiuesit pohojnë se ndikimi rus në Ballkan nuk ka për të qenë afatgjatë, por Moska synon të krijojë vatra tensioni dhe ndikimi për t’i dhënë rëndësi pranisë së saj. Ambasadori Lauka thotë se SHBA dhe BE duhet t’u bindë Athinën dhe Shkupin për të zgjidhur çështjen e emrit të Maqedonisë, e ndërkohë duhet zgjeruar njohja e Republikës së Kosovës dhe përmirësimi i jetës së saj.

    “Një problem shumë i rëndësishëm është njohja e Kosovës nga 5 vende të Europës. Po ashtu liberalizimi i vizave për Kosovën, sepse për fat të keq, shqiptarët e Kosovës janë si në geto. Janë të vetmit, është i vetmi vend që ka mbetur kështu, që duhet të ishin ndër të parët në fakt për ato sakrifica që kanë bërë, për ato vuajtje që kanë kaluar, të paktën duhej të lëviznin lirisht”, thotë zoti Lauka.

    Analistët pohojnë se pavarësisht ndonjë luhatje, vendet e Ballkanit shikojnë nga Perëndimi. Maqedonia dhe Mali i Zi mund të ishin antarësuar në NATO para disa vjetësh, sepse, sipas tyre, Rusia mund të përfitojë nga çdo vonesë dhe pasiguri në rajon./voa

     


    Source: Informacione

    featured
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleNdikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor
    Next Article Reagon BIK-u: Eksplozivi në xhami, akt i papranueshëm
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.