Tri ura mbi Ibër

0

Prishtina dhe Beogradi po mundohen që të gjejnë një zgjidhje kreative për situatën e krijuar në veri të Mitrovicës pas ndërtimit të “Parkut të paqes” mbi urën e Ibrit dhe sheshit “Car Lazar” përskaj saj.
Burime të gazetës kanë shpjeguar se gjatë bisedimeve që do të fillojnë më 22 korrik, palët pritet që të merren vesh për mbetjen e parkut mbi urën aktuale dhe që sheshi “Car Lazar” të ketë një emër të pranueshëm për të gjitha palët.

Megjithatë përskaj urës aktuale do të ndërtohen edhe dy ura tjera për qarkullim automjetesh ndërmjet dy komunave, shkruan Tribuna.

Ministri në shkuarje i Ambientit, Dardan Gashi, në një prononcim për gazetën nuk ka mundur të konfirmojë nëse kjo do të jetë zgjidhja, por sipas tij, çfarëdo zgjidhje që del nga bisedimet do të jetë në harmoni të plotë më ligjet e Kosovës.

Sipas tij, bisedat përkitazi me këtë çështje janë duke vazhduar edhe në rrafshin lokal ndërmjet kryetarëve të dy komunave, bisedime që po ndërmjetësohen nga Ministria që ai drejton dhe ajo e Administrimit dhe Pushtetit Lokal. /Tribuna/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com