Të paktën 53 njerëz, duke përfshirë gra dhe fëmijë u vranë të shtunën në zonat e konrolluara nga luftëtarët çlirimtar në Siri, të cilat u goditën pamëshirshëm nga artileria dhe sulmet ajrore të regjimit, kanë thënë grupet aktiviste.
Forcat e regjimit sirian nisën edhe sulmet ajrore për të rimarrë dy qytetet e mbajtura nga çlirimtarët në Latakia, kanë thënë burimet lokale për AA.
Shpërthimet nga sulmet në zonat turkmene, në qytetet Bayir Buxhak dhe Kesab u dëgjuan në anën turke të kufirit Siri-Turqi, kanë thënë vendasit.
Në dy ditët e fundit, më shumë se 25 sirianë të plagosur janë dërguar në spitalet në Turqi për trajtim.
Sipas Rrjetit sirian për të Drejtat e Njeriut, më shumë se 150.000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i luftës tre-vjeçare në Siri dhe mbi 2.5 milionë sirianë janë regjistruar si refugjatë në vendet fqinje./mesazhi/
Të reja
- “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
- Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
- Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
- Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
- Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
- Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
- Agjendat perverse nuk njohin kufi
- Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim