Dhjetëra e mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Gjeorgjisë Tbilisi për të protestuar kundër marrëveshjeve të arritura me Rusinë në provincën separatiste të Abhazisë.
Protestuesit e denoncua marrëveshjen si një hap përpara në aneksimin e rajonit të Detit të Zi nga Moska.
Marrëveshja e re mundëson krijimin e një force të përbashkët ushtarake midis Rusisë dhe Abkhazisë.
Protestuesit mban nën dua pankarta ku shkruhej “Ndaloni Rusinë!” dhe “Ndalonin Putinin!”
Duke folur para turmës, deputeti David Bakradze, kërkoi mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar për të garantuar sovranitetin e vendit të tij.
“Ne duhet ta ngremë zërin tonë sot duke e bashkuar atë me Ukrainën, se Rusia është gjithashtu duke aneksuar Abkhazinë dhe Ossetinë e Jugut. Partnerët tanë ndërkombëtarë dhe e gjithë bota duhet të mbrojë ligjin ndërkombëtar dhe këtu në Gjeorgji, jo vetëm në Ukrainë.”
Protesta u organizua nga Lëvizja Bashki Kombëtar i ish-presidentit Mikhail Saakashvili, e cila ndodhet në opozitë që pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2012.
Pas një lufte pesëditore në vitin 2008 midis Rusisë dhe Gjorgjisë, rajoni i Osetisë së Jugut humbi varësinë nga Tbilisi.
Të dy rajonet separatiste janë tani de facto nën kontrollin e Rusisë. (Leftion Peristeri)