Bëhet e ditur se zv.kryeministri ishte i shoqëruar nga Bernard Nikaj, ministër i MTI-së, Valdrin Lluka udhëheqës i Agjensionit për Promovimin e Investimeve, si dhe Mimoza Kusari Lila, kryetare e Gjakovës.
“Zoti Pacolli, zhvilloi takim të veçantë edhe me kryeministrin e Emirateve të Bashkuara, njëherësh edhe emir i Dubait, Mohammed bin Rashid Al Maktoum. Edhe gjatë këtij takimi, temë diskutimi ishin mundësitë që ofron Kosova, veçanërisht pas miratimit të vendimit për zonat e lira ekonomike”, thuhet në njoftimin e zyrës së zv.kryeministrit.
Shtohet se delegacioni i Kosovës, gjithashtu zhvilloi takime me ministrin e ekonomisë, Sultan bin Saeed Al Mansouri, me të cilin u diskutua për konkretizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimet e Emirateve në Kosovë.
Forumi ekonomik “AIM”, në Dubai është tradicional në nivel të krerëve të shteteve.
Këtë vit, morën pjesë mbi 120 shtete, përfaqësuar nga mëse 80 krerë të shteteve dhe përfaqësues të kompanive globale.
Related Posts
Add A Comment