Myslimanët Rohingya kanë falënderuar qeverinë turke për të ndihmën që po jep për pakicën Rohingya, apo myslimanët që jetojnë në rajonin Arakan në Mianmar.
Qeveria e Myanmar mohon shtetësinë e komunitetit Rohingya, dhe pretendon se ata janë emigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi.
Organizata Al Majmua Rohingya, e cila është themeluar vitin e kaluar në Arabinë Saudite, tashmë është bërë zëri i tyre që dëgjohet në botë.
Përfaqësuesi i kësaj organizate, Samir el – Burmavi tha se shumë mysliman Rohingya u bënë refugjatë pasi u sulmuan nga budistët, dhe tani jetojnë në kampet e refugjatëve në vende të ndryshme, duke përfshirë Bangladeshin dhe Arabinë Saudite.
Ai falënderoi Turqinë dhe Anadolu Agency që ka botuar fotografi dhe video që pasqyrojnë egërsinë dhe pamëshirshmërinë e regjimit në Myanmar.
Grupet minoritare Rohingya kërkojnë qasje në arsim, por qeveria i mohon qoftë edhe kartat e tyre të identitetit.
El Burmavi tha se populli Rohingya vlerëson Turqinë, pasi ajo në kohë të ndryshme ka ndarë dhimbjen dhe trishtim tonë.
Qeveria e Myanmar ka mohuar ndonjë persekutim, por gjendja e tyre flet më së miri.