Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Mitrovica u merr punët kompanive të papërgjegjshme
    Lajme

    Mitrovica u merr punët kompanive të papërgjegjshme

    Dija OnlineBy Dija Online22-10-201402 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shkëputja e kontratave me disa kompani, të cilat janë vlerësuar si të papërgjegjshme, ishte informacioni më i rëndësishëm që kishte ardhur nga drejtorët e drejtorive, në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve të komunës së Mitrovicës.

    Fillimisht shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës, Selvie Kurti, u ka kërkuar drejtorëve të drejtorive që në afatin sa më të shkurtër t’i dorëzojnë kërkesat e tyre lidhur me planifikimin e personelit të nevojshëm për vitin 2015, sepse, në të kundërtën, ajo tha se kërkesat nuk do të mundë të realizohen.

    Drejtori i Prokurimit, Besnik Beka, tha se ka iniciuar shkëputjen e kontratës me disa kompani, të cilat nuk janë duke i plotësuar kushtet e kontratave, përkatësisht nuk janë duke i plotësuar nevojat e administratës komunale në bazë të kontratës së nënshkruar. “Janë tri kompani për momentin, me të cilat duhet t’i shkëpusim kontratat, për shkak se ato nuk po i kryejnë obligimet e tyre sipas kontratave të nënshkruara. Kjo është punë e kryer dhe në harmoni të plotë me ligjin dhe kontratën dhe për këtë përgjegjësia bie mbi kompanitë, të cilat nuk po i plotësojnë kërkesat dhe nevojat e komunës, në bazë të kontratës së nënshkruar, për ç’arsye në administratën komunale po paraqiten shumë probleme”, tha Beka.

    E ndërkaq, Naim Hajra, drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit, theksoi aksionin për lirimin e hapësirave publike nga shitësit dhe mallra.

    “Kemi liruar pothuajse të gjitha hapësirat publike para lokaleve e dyqaneve. Qytetarët e kanë mirëpritur aksionin tonë dhe kërkojnë që kështu të jenë vazhdimisht të lira hapësirat publike. Edhe dislokimi i kombi-taksive në afërsi të palestrës së sporteve është treguar mjaft efektiv. Kështu do të veprojmë edhe me taksitë që qëndrojnë në afërsi të Xhamisë së Zallit, por kjo do të bëhet pasi të sigurohen hapësira të caktuara, të përshtatshme për taksitë”, theksoi Hajra.

    Drejtoresha e Arsimit, Ajmane Barani, bëri të ditur se procesi i përzgjedhjes së drejtorëve në disa shkolla të mesme dhe fillore të Mitrovicës ka shkuar mirë, ndërsa shtoi se janë zgjidhur edhe disa probleme që kanë ekzistuar në disa shkolla të komunës së Mitrovicës.

    Nënkryetari i Komunës, Safet Kamberi ka njoftuar për rrjedhën e projektit për rregullimin e varrit të atdhetarit dhe patriotit Sherif Tërstena. Sipas tij, përurimi i kompleksit të varrezave të Tërstenës, ku gjendet edhe varri i Sherif Tërstenës, do të bëhet më vonë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleKosova, rrugës së Greqisë
    Next Article Bajgora i shpreh keqardhje Janjicit për grafitet
    Dija Online

    Related Posts

    Lufta rusi-ukrainë: Ngjarjet kryesore të ditës 1,226 – sulmi ajror më i madh që nga fillimi i luftës

    04-07-2025

    Shpërthim në një pompë benzine të Romës

    04-07-2025

    Babai raporton birin të zhdukur në Fushë Kosovë, rasti po hetohet nga policia

    04-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Lufta rusi-ukrainë: Ngjarjet kryesore të ditës 1,226 – sulmi ajror më i madh që nga fillimi i luftës

    5 Ëmbëlsira të ftohta pa pjekje për ditët e nxehta të verës – Shije freskuese, pa furrë!

    Shpërthim në një pompë benzine të Romës

    Babai raporton birin të zhdukur në Fushë Kosovë, rasti po hetohet nga policia

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.