Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»Hoxhë: Kur lejohet të kërkohet divorci nga gruaja?
    Qendrime Islame

    Hoxhë: Kur lejohet të kërkohet divorci nga gruaja?

    Dija OnlineBy Dija Online06-12-201705 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Divorce
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pyetja:

    Kur është e lejuar të kërkohet divorci nga gruaja?

    Përgjigja:

    Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Për dallim nga disa fe dhe ideologji të tjera, që nëse një burrë dhe grua martohen nuk lejojnë ndarjen e tyre deri në vdekje, Islami e lejon shkurorëzimin, por e konsideron atë akt të fundit për zgjidhjen e mospajtimeve që krijohen ndërmjet burrit dhe gruas, derisa format e tjera dëshmohen si të paafta në zgjedhjen e tyre.

    Mirëpo divorcin nuk e konsideron si natyrshmëri dhe që ajo të bëhet gjë e zakonshme te muslimanët, por për të duhet të ekzistojnë shkaqe të arsyeshme, përndryshe, nëse ajo bëhet pa arsye, atëherë ajo mund të na dërgojë në padrejtësi dhe në atë që ti bëjmë keq të tjerëve.

    Ajo që është mëse e qartë në dispozitat e Islamit se e drejta për shkurorzim është në dorë të burrit, por kjo nuk do të thotë se ai ka të drejtë të bëj çfarë të dojë dhe të shkurorëzoj si të dojë, por janë disa rregulla strikte në këtë cështje, rregulla të cilat janë të caktuara nga Allahu i Lartësuar në Kuran, për të kuptuar këtë më afër shih ajetet që flasin rreth shkurorzimit, ajetet ne suren Bekare prej 227 deri 242.

    Ajo që është e nevojshme të përmedet këtu është se kur në këto ajete sqarohen detajisht dispozitat që kanë të bëjnë me divorcin, në fundin e ajeteve disa herë vjen përkujtimi apo të themi më mire tërhekja e vërejtjes muslimanëve që të mos i konsiderojnë këto dispozita si të thjeshta dhe t`i shpërfillin ato. Sa për ilustrimi do të marrim fundin e ajetit 229 dhe 231 ku Allahu i Lartësuar thotë: “…Këto janë dispozita të Allahut, pra mos i kundërshtoni, sepse kush i tejkalon dispozitat e Allahut, pikërisht të tillët janë zullumqarët. (Bekare,229) Pastaj thotë: “…Dispozitat e Allahut mos i merrni për shaka. Përkujtoni të mirat e Allahut, ndaj jush edhe atë që ju shpalli Kuranin dhe dispozitat e sheriatit me të cilat ju udhëzon, dhe keni frikë Alllahun e dijeni se Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo send.” (Bekare, 231)

    Disa nga fukahat (juristët islamë) e cekin se divorci në esencë është e ndaluar, kurse disa të tjerë thonë se është shumë e urreyer, pasi ajo është nënvlerësim i begatisë së martesës prandaj nuk lejohet që ajo të prishet pa arsye. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe nga faktet (e madhërisë) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (Rum, 21)

    Më lartë kemi përmendur se divorci është në duart e burrit, mirëpo siç theksuam ai duhet t’i përmbahet principeve juridike të caktuara në këtë.

    Por, kjo nuk do të thotë se gruaja nuk ka të drejten e shkurorëzimit, ajo e merr këtë të drejtë në dy raste:

    1. Nëse burri eventualisht ia jep të drejtën e vetëpërcaktimit, do të thotë nëse burri ia lë gruas të drejten të vendosë për shkurorëzim.

    2. Që gruaja të kërkojë ndarje edhe nëse burri nuk dëshiron ta shkurorëzojë atë, mirëpo ajo këtë rast duhet ta paraqesë, duke i sqaruar arsyet, në gjykatë (nëse ajo është funksionale), apo te ndonjë hoxhë autoritativ i cili i njeh mirë këto dispozita dhe do ta bëj ndarjen me të drejtë, mirëpo në këtë rast gruaja detyrohet që t`ia kthejë burrit mehrin (dhuratën) që e ka pranuar nga ai gjatë martesës.

    Kërkimit të kësaj ndarjeje nga ana e gruas duhet t`i paraprijnë disa shkaqe, që janë hollësisht të sqaruara në librat e fikhut (jurispodencës islame). Prej tyre mund të veçojmë:

    Ndarja për shkak të grindjes dhe konfliktit në mes çiftit bashkëshortor për arsye të qëndrueshme, si mosrealizimi i përkujdesjes së burrit ndaj gruas, i ekzistimit të ndonjë të mete nga ana e burrit, si impotenca, mangësive trupore, ndonjë sëmundje që pamundëson bashkëjetesën, etj.

    Këto ishin disa nga shembujt e mundshëm për të kërkuar gruaja shkurorëzim, kurse argument për këtë kemi rastin e sahabiut të quajtur Thabit bin Kajs i cili ishte i martuar me një grua, por ky në fizionomi ishte i shkurtër dhe i zi. Me një rast gruaja e tij vjen te Profeti (salallahu alejhi ue selem) dhe i thotë: “O i Dërguar i Allahut, Thabit bin Kajsin nuk e qortoj (nuk kam vërejtje) në moral dhe fe, por e urrej kthimin në kufër pas besimit, (do të thotë se bashkjetesa me të më bënë të tejkaloj kufinjtë e Islamit). Atëherë Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) i thotë: “A do t`ia kthesh kopshtin e tij (që i`a kishte dhuruar Thabit si mehër gjatë martesës)? Ajo thotë: “Po”. Resulullahu (salallahu alejhi ve selem) i thotë Thabitit: “Pranoje kopshtin dhe ndaje atë nga ti përgjithmonë.” (Transmeton Buhariu)

    Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticlePse nuk lejohet të bëjmë marrëdhënie intime pa u martuar?
    Next Article A e prish namazin zbulimi i shpinës?
    Dija Online

    Related Posts

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    08-02-2023

    Mjerë për ata që falen…!

    27-10-2022
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.