Ku mbeten 550 fëmijë romë të Shqipërisë në Greqi

0

Nën titullin “Fëmijët e Humbur të Shqipërisë” gazetarja Sarah Macdonald ka zbuluar zhdukjen e rreth 500 fëmijëve nga një qendër për rehabilitimin e tyre në Athinë, për të cilën autoritetet greke, kohët e fundit kanë rinisur hetimet.
Bëhet fjalë për rastin e qendrës së trajtimit të fëmijëve Agia Varvara në Athinë, në të cilën prej vitit 1998 deri në 2001, në bazë të një programi të qeverisë greke u trajtuan 644 fëmijë. Por emisioni ka zbuluar se 487 prej tyre ose rreth 70%, nuk rezultonin të regjistruar në këtë qendër. Ata janë kryesisht fëmijë të komunitetit rom.

Gazetarja Macdonald, sjell fakte dhe dëshmi konkrete të personave që janë trajtuar në këtë qendër, të cilët në regjistrat e kësaj qendre që tashmë nuk ekziston, kanë zbuluar se nuk e kanë pasur emrin të regjistruar. Dyshime të forta hidhen për trafik organesh apo aktivitete të tjera të jashtëligjshme, të lidhura me grupet kriminale.

Një dëshmitar thotë se qendra drejtohej nga persona, të cilët pavarësisht vullnetit të mirë, ishin të pafuqishëm t’i ruanin fëmijët nga bandat kriminale. Sipas tij, pjesëtarë të këtyre grupeve u vinin vërdallë qendrës, në qendër të Athinës thuajse çdo ditë, për të rimarrë fëmijët, të cilët cilët dikur i detyronin të dilnin rrugëve të Athinës, duke i shfrytëzuar për përfitime personale. Policia greke i kishte çliruar fëmijët nga kthetrat e tyre, duke i futur në qendrat e rehabilitimit. /Koha.net/. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com