Kajro: Vriten dy persona në protestat kundër lirimit të Mubarakut

0

Dy persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në natën e shtunë pranë Sheshit Tahrir në qendër të Kajros, kur policia u përpoq që të shpërndante demonstruesit që dolën në rrugë për të protestuar kundër vendimit me të cilin ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak u la i lirë për konspiracion dhe vrasjen e demonstruesve në fillim të 2011.

Zëdhënësi i ministrisë së shëndetsisë Hossam Abdel-Ghaffar konfirmoi për Anadolu Agency, (AA) se dy persona u vranë, por nuk zbulojnë shkakun e vdekjes.

Një tjetër burim i afërt me spitalin, tha se viktimat u qëlluan.

“Gjithashtu janë plagosur nëntë demonstrues, disa prej të cilëve kishin asfiksi nga gazi lotsjellës, ndërsa disa janë plagosur nga plumbat,” tha Abdel-Ghaffar.

Natën e kaluar policia egjiptiane hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra demonstrues që ishin mbledhur në Sheshin Tahrir për të protestuar kundër vendimit për lirimin e Mubarak, si dhe ish-ministrin e brendshëm Habib el-Adliyya dhe gjashtë ish-zyrtarëve të sigurisë.

Gjykata liroi Mubarakun edhe nga akuza e korrupsionit në lidhje me eksportin e naftës në Izrael.
Gjykata e liroi edhe dy djemtë e ish presidentit, Alaa dhe Gamal dhe manjatin e akuzar për korrupsion Hussein Salem.

Aktgjykimi mund të apelohet.

Gjyqtari duke lexuar aktgjykimin tha se të dhënat tregojnë se gjatë revolucionit të 2011 u vranë 239 njerëz në 11 provinca, prej të cilëve 36 u vranë në sheshe publike.
Në fund të 2012, Mubarak dhe Al-Adly u dënuan me 25 vjet burg në lidhje me vrasjen e demonstruesve. Pas së cilës avokatët e ish-presidentit apeluan vendimin, gjykata urdhëroi rihapjen e çështjes. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com