Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim Yousuf Hassen Al-Saaii, ambasador i Shtetit të Katarit në Tiranë, jo rezident për Kosovën, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.
Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin Al-Saaii, për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në përmbushjen e misionit të tij si ambasador jo rezident në Prishtinë, duke theksuar gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për thellim të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Shtetin e Katarit.
Ambasadori Al-Saaii, shprehu gatishmërinë e institucioneve të vendit të tij për të thelluar bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës në çdo fushë me interes të ndërsjellë.