Drogat sintetike janë shumë të rrezikshme. Ato shkaktojnë halucinacione dhe plotësisht shkatërrojnë organizmin.
Kjo shihet nga videoja e postuar më poshtë, ku një i ri nën ndikimin e drogës ngritët në kulm të një ndërtese, duke menduar se poshtë është pishina, transmeton Telegrafi.
Ndonëse njerëzit e shqetësuar kërkojnë që ai të mos kërcejë, ai bie poshtë. Se a ka qenë kërcim fatal dhe se për kë është fjala, kjo ende nuk dihet. Por, nga videoja mund të konkludohet se pasi bie me kokë, gjasat për të mbetur gjallë janë të pamundura.
https://www.youtube.com/watch?v=7PQcFJXVHGE