Kemi parë dhe vazhdojmë të shohim të ashtuquajturën “Shteti i Irakut dhe Shamit” (Deula) sesi e ka keqpërdorur xhihadin e muslimanëve në Sham në mënyrën më të shëmtuar. Kjo nuk ka të bëjë me dhënien e justifikimit armiqëve të Allahut për të bashkëpunuar me safevitë për të shfarrosur ndjekësit e suntit dhe xhematit, sepse armiku që të urren nëse nuk gjen justfikimin e Deulas do të gjejë një tjetër…por nuk na duhet të supozojmë shumë kur e keqja e njerëzve të prishur na e rezervon mundin për të gjetur argumenta. Kështu, të krishterët, të cilët u shtirën se e përkrahnin revulucionin e popullit sirian, shpifën për revulucionarët dhe hodhën dyshime mbi ta, edhe në kohën kur Deula dhe Fronti Islamik (Xhebhatu Nusra) ende nuk ekzistonin. Perëndimi gënjeshtar rendi pas gënjshtrave të Bethnije Shabanit (zëdhënësja e shtypit e qeverisë siriane) në lidhje me terrorizmin, ndërkohë që mes genjeshtarit vendor dhe atij ndërkombëtar ndryshonte vetëm afati kohor mes tyre. Ja ku është ish ambasadori i tyre Robert Ford – pas daljes në pension – i cili sulmoi Obamën, duke e akuzuar politikën e tij si përgjegjëse për gjendjen e rëndë ku ka përfunduar kriza siriane. Dhe mos harro që ky Fordi është zbatuesi real i komplotit të Shtepisë së Bardhë kundër revulucionit sirian që në ditën e tij të parë.
Kritika jonë drejtuar Deulas pas shtrijes jo shumë të suksesshme në Siri – kjo duke u nisur nga disa parime legjislative thelbësore të Islamit, të cilat nuk po i përmendim këtu, pa pëmrendur prishjen e besës (bej’as) dhe nxitimin për të shpallur një shtet prej letre – në thelb ngrihet mbi dëshmitë e disa nxënësve të dijes, të cilët më parë e mbronin Deulan, por që më pas dhanë dëshmi të kundërta me qëndrimet e tyre të mëparshme, pasi panë më sytë e tyre disa sjellje të Deulas që përkojnë me menhexhin e havarixhëve. Pavarsisht kësaj ne nuk themi atë që thonë kundështarët e Deulas se ajo është një prodhim i mexhusëve dhe i shërbimeve sekrete të diktatorit Beshar el Esed, sepse të tilla çështje mbeten të diskutueshme për aq kohë sa mungon prova e pranueshme në shumicën e rasteve.
Kjo është një hyrje e domozoshme në mënyrë që të mos keqkuptohet këndvështrimi ynë mbi ngjarjen më të re që “realizoi” Deula, duke shtjerë në dorë Mosulin, në veri të Irakut, sidomos pas “disfatës së madhe” të bandave të Malikiut atje, pavarsisht epërsisë së tyre në numër, armë dhe mjete. Numri i ushtrisë rafiditë bashkë me forcat sevefite të sigurisë është afërsisht një million persona, ku pjesa më e madhe e tyre vjen nga mbetjet e “grupeve të vdekjes” dhe bandat sektare të krimit, të cilët kanë armë të rënda tokësore dhe detare etj., të cilat u shtohen atyre dite pas dite nga armatimet amerikane. Çështja bëhet edhe më qartë kur shikon se Deula nuk ka realizuar asgjë përballë forcave të Malikit në Enbar gjatë përplasjeve të vazhdueshme mes tyre që prej gjashtë muajsh.
Ekziston edhe një lexim tjetër, të cilit nuk i mungon arsyetimi. Ky lexim niset nga rrjedhjet e informacionit të cilat nuk ia di saktësinë kush tjetër veç Allahut, ku bëhet fjalë për dhënien e një hapësire Deulas për të marrë në kontroll përkohësisht zonat sunite në veri të irakut (Mosuli dhe Salahudini) për të arritur objektivat e mëposhtme:
1- Zbrazjen e zonës nga popullsia sunite, që ia kanë mbathur nga zonat e konflitktit për tu strehuar në zona të tjera për të mbrojtur jetën e tyre dhe pas rikthimit të këtyre zonave (në duart e Malikiut) të arrihet ndryshimi i përbërjes së popullsisë përmes mekanizmave të sigurisë dhe mbi disa konsiderata ushtarake.
2- Konsiderimi i këtij veprimi si një justifikim për një ndërhyrje amerikane për të dështuar revulucionin sirian me justifikimin se Deula është një organizatë terroriste që ka marrë në kontroll lindjen e Sirisë dhe veri-perëndimin e Irakut.
3- Vendosja e kurdëve para një zgjiedhje të detyruar për të sulmuar sunitët pas janë vënë re shenja të zgjimit kurd, të cilët i shohin sunitët arabë si aleatë të dobët dhe që nuk kanë synime si rafiditë pas të cilëve qëndron irani (eksporti i naftës së Kurdistanit të Irakut përmes Turqisë është një tendencë e qartë).
4- Ekziston mundësia e zgjatjes të jetës së këtij regjimi në mënyrë që të jetë një gjemb në fytin e sirianëve nëse u jepët mundësia për të shkulur nga rrënjët këtë diktator nusejri dhe mexhusi.
Problemi i organizatave të mbyllura dhe që kanë një referencë fetare harixhite (pjesë e botëkuptimit të devijuar të havarixhëve) është se nuk e kuptojnë fenë në mënyrë të shëndoshë sipas botëkuptimit të selefëve të parë, as nuk kuptojnë politikën, rrethanat e ofensivës dhe terheqjes, as mënyrat për të bërë për vete publikun e gjërë, si dhe as nuk kuptojnë luftrat çlirimtare përmes së cilave forcat jo të rregullta ngrihen pa patur asnjë armatim të rëndë dhe as furnizime për të forcuar këmbët e tyre mbi tokë.
Një problem tjetër janë njerëzit zemërmirë, por të paditur, të cilët frymëzohen nga “fitoret” shterpë të Deulas dhe kapen pas çdo triumfi, edhe nëse papritur këtë triumf e ngrejnë armiqtë e umetit për njerëzit e pavëmendshëm, të cilët nuk i dëgjojnë njerëzit e dijes dhe nuk e marrin në konsideratë mendimin që bie ndesh me dëshirat e tyre, edhe nëse ky mendim buron nga vetë radhët e tyre.
Marre nga websajti:
http://www.almoslim.net/node/211945
Në shqip: Genc Plumbi