NË EMËR TË ALLAHUT MËSHIRUESIT, TË GJITHËMËSHIRSHMIT!
E vërteta rreth martesës “mut’a”
(Dallimi mes martesës sheriatike dhe asaj “mut’a”)
Shiitët pretendojnë se kurorëzimi “mut’a” (i përkohshëm) është i lejuar dhe i aprovuar në sheriatin tonë. Kjo është në kundërshtim me atë që është vërtetuar dhe beson Ehli Suneti dhe Xhemati.
Transmetohet nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e bëri të ndaluar kurorëzimin “mut’a” në betejën e Hajberit.”
Në vazhdim paraqitet dallimi mes kurorëzimit sheriatik dhe atij “mut’a”.
- Koha
- Shkurorëzimi
- Përgjegjësi
- Numri i grave
- Dëshmitarët
- Mbrojtja dhe përkujdesja ndaj saj
- Kontrata martesore
- Vazhdimësia
- Vendbanimi
- Drejtësia
*Për shpjegim të zgjeruar kliko mbi çështjen e caktuar.
Çështja | Martesa sheriatike sipas Ehli Sunetit dhe Xhematit | Martesa sipas shiitëve |
1. Koha | Nuk është e përcaktuar. | Është përcaktuar me kohë.
Lejohet rënia dakord vetëm për një marrëdhënie seksuale. Argumenti i tyre: Transmetohet në librin “El Kefi”* nga Zumaraja: “I kam thënë Imamit: ‘A lejohet njeriu që të kënaqet një orë me të e pastaj ta lëshojë?’ Tha: ‘Jo vetëm kaq; i lejohet një herë, dy herë, një ditë apo dy ditë dhe pastaj ta lëshojë.” (“El Kefi”, vëll. V, f. 459) _____________________ *Ky libër ka vlerë dhe pozitë te shiitët, ashtu siç ka Sahihul Bukhari te Ehli Suneti |
2. Shkurorëzimi | Ka shkurorëzim.
“O ti pejgamber, kur t’i lëshoni gratë, lëshojini ato në vigjilje të fillimit të pritjes së tyre (në kohën e pastërtisë së tyre) dhe kohën e pritjes mbajeni mend mirë e kini frikë Allahun, Zotin tuaj dhe mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre e, edhe ato të mos dalin ndryshe, vetëm nëse bëjnë ndonjë vepër të keqe të vërtetuar. Këto janë dispozitat e Allahut, e kush del jashtë dispozitave të Allahut, ai e ka dëmtuar vetveten. Ti nuk e di, Allahu pas asaj mund të të japë diçka rishtazi.” (Kuran, Talak,1) |
Nuk ka shkurorëzim.
Lihet dhe i lejohet të shkosh te njeriu tjetër. Transmetohet nga Muhamed el Bakiri, i cili ka thënë: “Nuk shkurorëzohet.” (“El Kefi”, vëll. V, f. 451) |
3. Përgjegjësi | Obligohet përgjegjësi
“Nuk ka nikah (kurorëzim) pa përgjegjës dhe dy dëshmitarë.” (Hadith, Ebu Daudi, Tirmidhiu) |
Nuk obligohet përgjegjësi
Ka thënë Ebu Abdullahu: “S’ka asnjë pengesë, mund të martohet e vogla pa lejen e prindit (përgjegjësit)” (“Mustedrek el Mesail”, vëll. IV, f. 459) |
4. Numri i grave | Nuk lejohet kurorëzimi i më shumë se katër grave.
“Në qoftë se frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakëve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katër. E nëse i frikësoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni.” (Kuran, Nisa,3) |
I hapur
Ka thënë Ebu Abdullahu: “Martoji 1000, sepse ato janë në kompensim.” (“El Kaf”, vëll. V, f. 452) |
5. Dëshmitarët | Obligohen dëshmitarët
“Nuk ka kikah (kurorëzim) pa përgjegjës dhe dy dëshmitarë.” (Hadith, Ebu Daudi, Tirmidhiu) |
Nuk obligohen dëshmitarët.
Transmetohet nga Ebu Abdullahu se ka thënë: “Martohet me to sa të dojë, pa pasur përgjegjës dhe dëshmitarë.” (“El uesail”, vëll. XXI, f. 64) |
6. Mbrojtja dhe përkujdesja ndaj saj. | I obligohen burrit të përkujdeset për gruan e tij dhe mos ta lejojë atë të bjerë në zina (imoralitet)
“…Gratë e ndershme besimtare, dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve.” (Kuran, Maide, 5) |
Nuk obligohen dëshmitarët
Është pyetur Musa el Kadhimi: “Në qoftë se njeriu e ka nikahun (kurorën) “mut’a”, a i obligohet përkujdesja ndaj gruas së tij?” Tha: “Jo. Duhet të përkujdeset nëse e ka të përhershme.” (“El uesail”, vëll. XVIII, f. 69) |
7. Kontrata martesore | Bëjnë kontratë
“Dhe si mund të merrni atë kur me njëri-tjetrin jeni bashkuar (në një shtrat) dhe kur ato kanë marrë prej jush një besë të fortë?.” (Kuran, Nisa, 21) |
Nuk bëjnë kontratë
Nga Musa ibn Xhaferi transmetohet: “A martohet gruaja pa kontratë martesore? Nëse janë që të dy muslimanë dhe të sigurtë, s’ka të keqe.” (“El uesail”, vëll. XXI, f. 65) |
8. Vazhdimësia | Është e ngritur në vazhdimësi
“Dhe si mund të merrni atë kur me njëri-tjetrin jeni bashkuar (në një shtrat) dhe kur ato kanë marrë prej jush një besë të fortë?.” (Kuran, Nisa, 21) |
Nuk është e ngritur në vazhdimësi , pasi ai është nikah i përkohshëm. |
9. Vendbanimi | Obligohet sigurimi i vendbanimit për gruan
“Ato (gratë e lëshuara), sipas mundësisë suaj i vendosni në ndonjë vend ku banoni ju e mos i ngushtoni ato për t’i detyruar (të dalin). Në qoftë se ato janë shtatzëna, atëherë furnizojini ato, derisa ta heqin barrën e tyre, e nëse ato u japin gji fëmijëve tuaj, atëherë jepuni atyre shpërblimin që u takon dhe kini mirëkuptim në mes jush, ashtu si duhet; e në qoftë se hasni në vështirësi ndër vete, atëherë le të kërkojnë për të gjidhënëse tjetër. ” (Kuran, Talak, 6) |
Nuk obligohet sigurimi i vendbanimit për gruan , sepse bën nikah vetëm për një marrëdhënie seksuale. |
10. Drejtësia | Obligohet drejtësi mes grave
“…Martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katër. E nëse i frikësoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një…” (Kuran, Nisa, 3) |
Nuk obligohet drejtësia mes grave , sepse ato janë për shfrytëzim dhe pa asnjëfarë të drejte. |
E sa i përket kundërshtimit tonë në atë që janë argumentuar disa prej dijetarëve të tyre në fjalën e Allahut: “(Nuk u lejohet të martoheni) Edhe me gra të martuara (që kanë burrat e nuk janë të lëshuara), përveç atyre që i keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat e luftës). (Ky është) obligim mbi ju nga Allahu. U janë lejuar, pos këtyre (që u përmendën), të tjerat që t’i merrni me pasurinë tuaj (me nikah) duke pasur për qëllim bashkëshortësi e jo prostitucion. E për atë që përjetuat ju nga ato (gratë me të cilat patët kurorë), jepuani shpërblimin e tyre të caktuar se është obligim. E nuk ka pengesë për ju, pas përcaktimit (të nikahut), në atë që ju pëlqeni mes vete. Allahu është i Gjithëdijshmi, i Urti. …” (Nisa, 24) se Allahu para kënaqësisë me to ka përmendur mbrojtjen e tyre. Allahu thotë në të njëjtin ajet “…të mbrojtura dhe jo zinaqare.” Tek shiitët nuk është kusht mbrojtja e gruas.