Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»Dua të martohem me një femër që ka qenë katolike
    Qendrime Islame

    Dua të martohem me një femër që ka qenë katolike

    Dija OnlineBy Dija Online17-03-201803 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pyetja:

    Selam alejkum!
    Unë jam 19 vjeç dhe jetoj në St. Gallen dhe ajo femër 20 vjeçe. E kam njohur dhe jeton në St. Gallen.
    Atëherë kam qenë shumë larg fesë, nuk dija asgjë prej fesë time të bukur. Jam njohur me atë femër por nuk kam pasur kontakt shumë. Pas gjysmë viti ajo më tregoi se u bë muslimane dhe dashuria ime u shtua aq shumë, saqë pata dëshirë dhe kam që të martohem me të inshallah sepse ajo e bën jetën sipas Islamit. Familja e saj e dinë tani se është bërë muslimane dhe se ka kontakt me mua. Në fillim atyre u vinte zor, por me kalimin e kohës elhamdulilah e pranuan. Ajo tani e mban fenë e Allahut më së miri, por familja ime, prindërit e mi, nuk po e kuptojnë këtë gjë. Mendojnë se ende është katolike etj., por nuk e kanë njohur hiç. Si të vazhdoj, më ndihmoni!

    Unë kam folur me disa hoxhallarë dhe më thoshin se nëse je i sigurt që e kalon jetën mirë, ke mundësi dhe më së miri e di vetë ti. Por nëse ka probleme me fenë prej asaj femre, nuk është e lejuar të martohesh me të.
    Por familja ime që ka qenë larg fesë, por tani prej kësaj femre që jam forcuar, e kam ndihmuar familjen time se çfarë është feja islame.
    Jam munduar që të bisedoj me prindërit e mi për këtë temë, por ata menjëherë u zemëruan dhe më thoshin prej frikës se nuk e çoj kurrë mirë me askënd etj., dhe nuk ka mundësi që të martohem me atë femër.
    Jam duke e lutur Allahu që të më ndihmojë, të më forcojë imanin dhe dijen. A ka mundësi të më jepni disa përgjigje për këtë temë? Unë kismet kam qejf të martohem me këtë femër, por duhet të kem sabër.
    Selam alejkum!

    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Vëlla i nderuar, ju përshëndesim me përshëndetjen islame “eselam alejkum” dhe ju urojmë që të gjeni në jetë më të mirën për këtë botë dhe botën tjetër. Në lidhje me letrën tuaj, do të sqarojmë dy gjëra:
    – Çështja e kontaktit miqësor ose shoqërimit me femra të huaja.
    Për këtë problematikë kemi folur disa herë në pyetje të ndryshme, prandaj ju rekomandojmë të lexoni përgjigjet numër: 337, 159, 151, 144, 47, etj.

    – Ndërsa në lidhje me dëshirën tënde që të martohesh me atë vajzë, themi se ju duhet të vazhdoni të bisedoni me familjen tuaj dhe ndoshta deri diku është e arsyeshme kundërshtimi i tyre, pasi ju jeni ende i ri, pastaj edhe prejardhja e asaj vajze mund të jetë pengesë që ata të hezitojnë në atë që ju dëshironi të veproni.

    Sido që të jetë, ju këshillojmë që nëse keni parë tek ajo vajzë hyrje të sinqertë në Islam, ka cilësi të mira dhe është e përkushtuar ndaj fesë, pra interesohet dhe mundohet të mësojë, e kryen faljen, atëherë mos e lëshoni këtë rast dhe martohuni me të. Por gjithashtu ju këshillojmë të mos nxitoni në këtë dhe të tentoni të merrni bekimin e familjes.
    Allahu e di më së miri!

    Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleE pëlqej shumë, po nuk di si t’ia them
    Next Article Si t’ia shpjegoj Islamin një vajze të krishterë?
    Dija Online

    Related Posts

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    08-02-2023

    Mjerë për ata që falen…!

    27-10-2022
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë kërkojnë protestuesit në Serbi dhe çfarë pritet më tej?

    Ukrainasit prezantojnë dronin që arrin lartësinë prej 11 kilometrave, ka për synim shkatërrimin e fluturakeve pa pilot të rusëve

    Vdes një burrë në Gjilan – iu përkeqësua gjendja gjatë udhëtimit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.