Digjet qendra tregtare ”Super Viva” në Prizren

0

Mbrëmë, rreth 40 minuta pas mesnatës, në qendrën tregtare ”Super Viva” (Ish Ben- Af) në Prizren, ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm. Fillimisht zjarri ka shpërthyer brenda qendrës tregtare e më pas ai ka kapluar të gjithë objektin.
Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ekipi i zjarrfikësve, por për shkak të përmbajtjes së materialeve brenda, situata ka qenë e ndjeshme, ndërsa është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikësve nga komunat e tjera të regjionit, të KFOR-it gjerman, turk e zviceran, ku me ndihmën e tyre është bërë edhe evakuimi i disa banorëve që kanë shtëpitë afër lokacionit të përfshirë nga zjarri.

“Nga ky zjarr nuk është mundur të shpëtohet asgjë, dëmet material janë të mëdha, por ajo që është më e rëndësishmja nuk ka lëndime në njerëz”, bën të ditur zyrtari për informim i policisë rajonale, kapiten Hazir Berisha.

Organet kompetente po merren me zbulimin e shkaktarit të zjarrit, deri më tani, nuk ka ndonjë informacion zyrtarë se çfarë e shkaktoi zjarrin në këtë qendër tregtare. /rtk/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com