Danimarka e hapur për armatosjen e opozitës siriane

0

Danimarka është e përgatitur për të siguruar armë për grupet e moderuara të opozitës në Siri, ka njoftuar ministri i jashtëm danez Martin Lidegaard.
Në një intervistë me gazetën daneze Berlingske, Lidegaar tha: “Furnizimi me armë në Siri është jo pak problematik.”
Por Lidegaard, i cili vizitoi kampet sirianë në Turqi javën e kaluar, shtoi: “Unë dua të marr në konsideratë se si ne mund ti japim përkrahje opozitës së moderuar, dhe si mund ti ndihmojmë ata në fushën e betejës. Armët e rënda janë përfshirë në këto përkrahje. ”
Deri tani, Danimarka ka hedhur poshtë armatosjen e opozitës në Siri për shkak të rrezikut se armët mund të përfundojnë në duart e rebelëve ekstremist. /mesazhi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com