Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

1
  1. Pyetja:

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh, sa ai që e merr apo e jep atë të konsiderohet se ka hyrë në luftë me Allahun? Nëse keni mundësi, ta shpjegoni me metoda shkencore, të natyrës ekonomike. Megjithëse asnjëherë familja ime nuk ka marrë kamatë dhe as që e kemi ndër mend ta bëjmë një gjë të tillë, por unë jam kureshtar të dëgjoj disa argumente përtej shpjegimeve fetare.

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Fillimisht ju falënderojmë që keni zgjedhur faqen dijaonline.com për të marrë përgjigjen rreth pyetjes suaj. Lus Allahun të jemi të saktë në përgjigjet tona.

 

Paraprakisht ju përgëzoj ju dhe familjen tuaj që nuk jeni ndotur me këtë virus ekonomik dhe e lus Allahun që t’ju forcojë në këtë, që të mos keni nevojë asnjëherë për kreditë me kamatë.

Sa i përket kamatës, rrezikut të dëmeve si në aspektin ekonomik dhe atë fetar do të mundohemi ta përshkruajmë shkurtimisht duke qenë se këtu i trajtojmë gjërat më shkurt sesa në ndonjë aktivitet shkencor ose shkrim akademik.

E para: Kamata është e ndaluar rreptësisht dhe është prej mëkateve më të mëdha, të cilën e vërteton Kur’ani dhe Suneti i Resulullahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë me të.

Allahu thotë në Kuran:

«الَّذِينَ يَأْكُلُونَ الرِّبَا لاَ يَقُومُونَ إِلاَّ كَمَا يَقُومُ الَّذِي يَتَخَبَّطُهُ الشَّيْطَانُ مِنَ الْمَسِّ ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ قَالُواْ إِنَّمَا الْبَيْعُ مِثْلُ الرِّبَا وَأَحَلَّ اللّهُ الْبَيْعَ وَحَرَّمَ الرِّبَا»,

“Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) Kështu ngase thanë: “Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata!” E, Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën.” (Bekare: 275)

Ndërsa i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë me të, ka thënë:

“Largojuni shtatë mëkateve shkatërruese.” I thanë të pranishmit: “Cilat janë ato, o i Dërguar i Allahut?” Pejgamberi, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë me të, tha: “T’i bësh shirk Allahut, sihri, vrasja e njeriut që ta ka ndaluar Allahu, përveçse me të drejtë, ngrënia e kamatës, ngrënia e mallit të jetimit, ikja nga fronti i luftës si dhe shpifja për motrat muslimane të pastra.” Buhariu dhe Muslimi.

E dyta: Kamata është cilësuar si i vetmi mëkat me të cilin Krijuesi i shpall luftë robit të Tij.

Allahu thotë në Kuran:

“O ju që besuat, kini frikë Allahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë, hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata. E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me Allahun dhe të Dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj – askënd nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni.” (Bekare: 278, 279)

 

E treta: Kamata  është shkak i mallkimit të Allahut.

Ibn Mesudi ka thënë: “Pejgamberi, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë me të, e ka mallkuar atë i cili e ha (e merr) kamatën, ai i cili e jep, dëshmitarët dhe atë i cili e shkruan këtë kontratë.” Dhe ka thënë: “Ata janë njësoj (në mëkat).” Muslimi.

Do ta përmbyll aspektin fetar me një hadith rrëqethës për çështjen e kamatës, e cila për shumë njerëz është bërë gjë e thjeshtë në përditshmërinë e tyre.

 

Transmeton Ibn Mesudi, se Pejgamberi, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë me të, ka thënë: “Kamata është shtatëdhjetë e tre lloje, më e lehta prej tyre (mëkati më i vogël i këtyre 73 llojeve) është sikur të martohet një njeri me nënën e tij.” Bejhekiu, Ibn Maxhe dhe Hakimi në mustedrekun e tij. Shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih, shih “Sahih el Xhami”, 3539.

Këto ishin disa nga argumentet fetare për çështjen e kamatës dhe rrezikun e saj në besimin e muslimanit.

Sa u përket dëmeve të kamatës në jetën e përditshme, ato janë të shumta si në aspektin ekonomik, social dhe atë moral, janë si një epidemi shkatërruese, por do të përmendim vetëm disa pa u zgjeruar shumë në komentin e tyre.

Me kamatë (fajde) merret vetëm ai që është i degraduar moralisht dhe nuk i intereson fare gjendja e nevojtarit, kurse banka është vetëm një fajdexhi i institucionalizuar.

Kamata ndikon në përhapjen e egoizmit dhe adhurimit të pasurisë, sikurse mbyt shpirtin solidar dhe bamirës, duke shkaktuar edhe konflikte familjare dhe shoqërore.

Sistemi kamatar motivon shpenzimin e panevojshëm me anë të ofertave të ndryshme për t’i joshur klientët që të futen sa më thellë në kredi, të cilat ndoshta nuk mund t’i paguajnë gjatë gjithë jetës.

Sistemi kamatar grumbullon pasurinë që Zoti ka shpërndarë mes njerëzve. Kamata e grumbullon atë në duar të disa personave të caktuar dhe kjo mund të kuptohet me një matematikë të thjeshtë, ngase kamataxhiu fiton çdo herë në çdo transaksion, përderisa klienti i ekspozohet rrezikut të humbjes dhe fitimit, duke qenë kështu matematikisht në fund e gjithë pasuria njerëzore në duar të atyre që fitojnë gjithmonë. Për këtë Allahu na e ka tërhequr vërejtjen në Kur’an që para 14 shekujsh kur thotë: “Që ajo (pasuria) të mos qarkullojë vetëm në duart e të pasurve tuaj”. (Hashr: 7)

Sistemi kamatar ka ndihmuar shumë në përhapjen e papunësisë së maskuar, e cila realizohet me anë të depozituesve që bëhen parazitë dhe mjaftohen me të hyrat dhe interesin e qëndrueshëm duke e privuar veten nga shumë projekte pune.

Pronarët e pasurisë preferojnë t’u japin të tjerëve kredi me interes në vend të investimit të parave në projekte industriale, bujqësore e tregtare. Kjo detyrimisht e minimizon shansin e punës dhe kështu përhapet papunësia në shoqëritë ku mbretërojnë transaksionet kamatare.

 

Po mjaftohem me kaq duke e përmbyllur këtë përgjigje me një dëshmi të  kohës, ku jo më larg se në vitin 2008, Amerikën dhe botën mbarë e kaploi një krizë ekonomike e paparë si rezultat i kamatës, spekulimeve dhe në përgjithësi transaksioneve të ndaluara me Islam.

Hoxhë Llukman Hoxha

Dijaonline.net 

Share.

About Author

1 Comment

  1. sulejma festim hidri on

    selam alejkum. Vella i dashur, deshiroja te shtoja dicka rreth temes se kamates dhe pasojat e saj ne shoqeri… Duke u bazuar ne disa studime perendimore mund te them se kamata eshte menyra e vetme dhe me thjesht se si ta roberosh nje popull ,o nje shtet , pa e kuptuar fare.Sic thot nje filozof europian : Padroni me i mir eshte ai qe e ben robin e tij te bej cdo gje ,duke e bere te besoj se eshte ai qe e deshiron…” Ne kete menyre pasurija perqendrohet tek disa te pasur, rezident ne nje vend te caktuar.. Sistemi bankar eshte menyra e vetme e legalizuar ne per mes te ciles behet e mundur kjo gje. Kurse per sa i perket krizes finanziare jan vetem genjeshtrat e rradhes te sajuara vetem e vetem qe bankat te rekuperojn ato para qe kan dhen, e te behen pronaret e vetem . Ne kete menyr nje pjese e madhe e popullsis bije ne nje shkalle varferie shum te ulet, e nje pjese e vogel behen shum te pasur te cilet do te jene padronet e te ardhmes.. Ky eshte nje lloje roberimi inteligjet pa ushtruar dhune, e kunderta e sistemit komunist qe perdorte forcen.. Pikerisht kjo eshte arsyja e urrejtjes , dhe luftes qe i shpall islami kesaj dukurije. Njeriu nga vete natyra eshte i ngutshem , vizjon shkurter, nuk arrin te kuptoj pasojat ne te ardhmen. Shqetesimi im personal eshte se;shume vende te varfera ne kete menyre mund te arrijne ne nje lufte civile per mbijeteste pergjakshme,te tmerrshme. Shpreja : POPULLSIA BOTERORE ESHTE RRUTUR SHUM, TOKA NUK MJAFTON PER TE GJITH..” thenje qe ,mesohet,kultivohet ne letersin perendimore akoma ne ditet tona tek te rinjte neper shkolla..Frika per mbijetes eshte e rrezikshme, mund te sjelli pasoja vertet veteshkaterruse tek popullatat dhe shtetet…. Allahu alem…

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com