Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Ambasada të përbashkëta me Kosovën
    Lajme

    Ambasada të përbashkëta me Kosovën

    Dija OnlineBy Dija Online20-01-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se takimi i Prizrenit duhet parë si një mundësi për të eksploruar të gjitha mundësitë e fjetura deri tani për një zhvillim edhe më të mirë ekonomik, por edhe për të dhënë ndonjë shembull të një bashkëpunimi tepër konstruktiv edhe në rajon.

    Meta ka thënë se marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën janë unike, janë marrëdhëniet e dy vendeve fqinje, por janë më shumë.

    “Janë dy vende që të ardhmen e qytetarëve të tyre e shohin në BE. Kemi mundësi më të mëdha për të shfrytëzuar resurset për një zhvillim më të shpejtë, për të integruar më shpejt, por edhe për të përdorur më mirë resurset e njeri- tjetrit. Si në aspektin energjetik. Shqipëria dhe Kosova kanë më shumë mundësi të përfitojnë më shumë nga sistemet energjetike. Shqipëria bazën kryesore të energjisë e ka nga energjia e rinovueshme, hidro. Ndërsa Kosova e ka nga energjia, e cila prodhohet nga termocentralet. Bashkëpunimi i këtyre vendeve do të rezultonte me një dobi shumë të madhe edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë dhe do ta bënte sistemin energjetik shumë efikas. Edhe në shumë fusha të tjera mund të arrihet një shkallë shumë më e lartë e përfitueshmërisë reciproke. Ky bashkëpunim duhet parë si një mundësi për të eksploruar të gjitha mundësitë e fjetura deri tani për një zhvillim edhe më të mirë ekonomik, por edhe për të dhënë ndonjë shembull të një bashkëpunimi tepër konstruktiv edhe në rajon. Në këtë drejtim unë besoj se ky bashkëpunim nuk është i vetmi edhe pse është mjaft unik”, ka thënë Meta.

    Ai ka shtuar se Shqipëria ka edhe marrëdhënie të mira edhe me vende të tjera, që është bashkëpunim i domosdoshëm, që është në ADN-në e vet të politikës së jashtme të Shqipërisë, politikë e fqinjësisë së mirë, politikë bashkëpunimi, pragmatike, që shikon drejt të ardhmes, zgjidhjes së problemeve.

    “Ka qenë një mbledhje e paramenduar. Ideja për të realizuar një bashkëpunim sa më të dobishëm nga Shqipëria me Kosovën, ka qenë një ide përpara zgjedhjeve dhe pas tyre. Unë besoj se takimi i Prizrenit do të pasohet me takime të tjera. Kemi nevojë për vendime konkrete, si p.sh konsullatë apo ambasada të përbashkëta. Kjo është pozitive, jo vetëm me Kosovën, por edhe me vendet e tjera. Kur ne duhet të japim shërbimin tonë ndaj fqinjëve tanë, por edhe të shfrytëzojmë burimet tona, sepse nuk kemi mundësi të hapim konsullata kudo. Këto forma bashkëpunimi janë të dobishme dhe me interes konkret edhe praktik për qytetarët tanë”,ka thënë ai.

    – See more at: http://www.kosovapress.com/sq/rajoni/ambasada-te-perbashketa-me-kosoven-9255/#sthash.kejrxknO.dpuf

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleNdikimi i kafeinës në tru, ja çfarë shkakton
    Next Article Ushqimet që duhet të hamë çdo ditë
    Dija Online

    Related Posts

    Izraeli po vret civilë në Gaza me dronë komercialë kinezë, zbulon një hetim

    14-07-2025

    Australia nis stërvitjen më të madhe ushtarake në histori – pritet vëzhgim nga Kina

    14-07-2025

    46 tentime të pasuksesshme, a po shkon Kosova drejt zgjedhjeve të dyfishta?

    14-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    Izraeli po vret civilë në Gaza me dronë komercialë kinezë, zbulon një hetim

    Çfarë ndodh me tensionin e gjakut kur pini lëng shege

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    99% e startupeve të AI do të kenë vdekur deri në vitin 2026 — ja pse

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    14-07-20255 Mins Read

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    13-07-20252 Mins Read

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    13-07-20252 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.