Akademikët muslimanë bëjnë thirrje për unitet kundër sulmeve izraelite

0

Intelektualët muslimanë nga Iraku, Palestina, Egjipti dhe Turqia kanë dënuar së bashku agresionit izraelit mbi Rripin e Gazës duke e akuzuar Izraelin si përgjegjës për masakrën e mbi 700 palestinezëve dhe plagosjen e 4000 të tjerëve.
“Unitetit sjell triumph, kështu që u bëj thirrje të gjitha grupeve në Gaza që të bashkohen. Populli i Gazas duhet të vazhdojë Rezistencën,” tha Dr Naëaf Al Takruri, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Akademikëve Palestinez, lexuar një deklaratë të përbashkët në emër të dijetarëve muslimanë gjatë një konferencë për shtyp në selinë e Fondacionit Humanitar turk, IHH.
Takruri deklaroi se akademikët nuk dëshërojnë asnjë marrëveshje me Izraelin, por thanë se do të pranojë vetëm një të tillë që do të sigurojë mbrojtjen e të drejtave të të gjithë njerëzve në Gaza.
Takruri kërkoi nga Egjipti që menjëherë të ri-hapë portat kufitare me Gazën, domethënë terminal kufitar Rafah. Terminali Rafah është dritare e vetme e enklavës me botën e jashtme, që nuk është nën kontrollin e Izraelit, por mbetet e mbyllur nga ana e juntës egjiptiane që nga rrëzimi i presidentit Muhamed Mursi.
“Ne duam që të plagosurit të evakuohen dhe të marrin trajtim dhe mjekim në Egjipt,” tha ai.
Akademikët u bënë thirrje të gjithë muslimanëve që të jenë të ndërgjegjshëm dhe të ngrisin zërin kundër këtij krimi, dhe të organizojnë protesta.
“Feja jonë na e ndalon që të heshtim përballë vrasjeve të tilla. Siç na ka treguar Profeti Muhamed (a.s) heshtja përballë këtij krimi do të thotë të jesh një djall memec.
“Pjesa jonë është që të themi të vërtetën për t’i nxitur autoritetet përkatëse që ta ruajnë Al-Aksan nga shtypja Sioniste, “tha Abdulvahap Ekinçi, Kryetar i Unionit turk të dijetarëve.
Ish-kryetari i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Musliman, Dr Ahmet Agirakca tha se “lufta për në Gaza do të vazhdojë deri në çlirimin e Al-Quds ( Jeruzalemit) -. Kibla e parë e muslimanëve”
“Si studiues, ne duhet të ushtrojmë presion mbi udhëheqësit e botës. Kjo masakër duhet të tregohet qartë dhe të zbulohet para syve të publikut botëror. Ata (Izraeli), kanë shkuar shumë larg duke vrarë gra dhe fëmijë. All-llahu do të na vë në llogari për heshtjen tonë, “tha përfaqësuesi irakian i Dijetarëve të Ehlul Sunetit, Dr Hussein Semirai.
“Ne mund të fitojmë vetëm nëse bashkojmë forcat tona të rezistencës kundër Izraelit -. Edhe në këto rrethana , ne duhet punuar për të ndaluar forcat izraelite,” tha Atia Adlan, përfaqësues nga “Platoforma e Mendimtarëve Musliman”.
Ai i bëri thirrje Lidhjes Arabe të marrë një qëndrim politik kundër operacioneve ushtarake të Izraelit dhe u bëri thirrje vendeve arabe për të ndërprerë marrëdhëniet me Izraelin.
Dr Jahja Tai, anëtar i Unionit të dijetarëve të Irakut, bëri thirrje për një bojkot kundër produkteve të Izraelit dhe vendeve që mbështet shtetin hebre.
“Izraeli duhet të pushojë këto sulme në qoftë se nuk dëshiron luftë të zgjeruar,” tha Presidenti i IHH Bulent Yildirim. Mbi 700 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve brutale izraelite në Rripin e Gazës, duke u bërë një nga aksionet më të egra të viteve të fundit. /mesazhi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com