Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»A e krijoi Zoti njeriun nga dheu i kësaj toke apo nga dheu i një toke tjetër?
    Qendrime Islame

    A e krijoi Zoti njeriun nga dheu i kësaj toke apo nga dheu i një toke tjetër?

    Dija OnlineBy Dija Online04-05-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    A e krijoi Zoti njeriun nga dheu i kësaj toke apo nga dheu i një toke tjetër?

     

    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Nëse u qasemi studimeve kur’anore të kësaj fushe, materies së krijimit të Ademit, lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, praktikisht llojit të lëndës së krijimit, hasim se Kur’ani përdor disa terminologji mbi këtë lloj materieje, ndër to:

    Një: El-erd – tokë. Ja disa fakte kur’anore:

    “…Ai di më së miri për ju edhe para se t’u krijojë edhe kur e filloi krijimin tuaj nga toka-dheu…” (En-Nexhm: 32). Shih: Hud: 61, Taha: 55, Nuh: 17.

    Dy: Et-turabë – dhe. Ja disa fakte kur’anore:

    “Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek Allahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu….” (Ali Imran: 59). Shih: Kehf: 37, El-Haxh: 5, Err-Rrum: 20, etj.

    Tre: Et-tin – baltë. Ja disa fakte kur’anore:

    “Ai është që ju krijoi nga balta…” (El-En’amë: 2). Shih: El-A’rafë: 12, El-Mu’minunë: 12, etj.

    Katër: Salsalë – baltë e tharë. Ja disa fakte kur’anore:

    “Unë po krijoi njeriun nga balta e tharë…” (El-Hixhr: 28, 26, 33 dhe Err-Rrahman: 14)

    Pesë: Ham’ë mesnun – baltë e zezë aromatike. Ja disa fakte kur’anore:

    “Ai tha: Nuk është për mua t’i bëj sexhden një njeriu që e krijove nga balta e terur, e zezë e me erë.” (El-Hixhr: 33)

    Të gjitha këto lloje të lëndës së krijimit të njeriut të parë që i përmend Kur’ani janë nocione dhe sinonime që kanë një emërues të përbashkët, se krijimi i Ademit alejhi selam është bërë në tokë nga përzierja e llojit të ndryshëm të dheut të kaluar në këto etapa:

    Etapa e parë: Dhe i përzier i shndërruar në baltë, e cila ngjitet.

    Etapa e dytë: Baltë e zezë aromatike.

    Etapa e tretë: Baltë e terur dhe e pjekur. Nga këtu dhe mori emërtimin Adem-krijesë nga dheu.

    Bazuar në komentet e shumta lidhur me krijimin e njeriut të parë, dijetarët islamë kanë sjellë konkluzione lidhur me llojin e tokës nga e cila është krijuar Ademi alejhi selam. Konkretisht, a kemi të bëjmë me planetin tonë apo bëhet fjalë për ndonjë planet tjetër? Ka disa mendime:

    1- Disa mendojnë se fjala është për një planet tjetër, jashtë planetit Tokë.

    2- Disa të tjerë, pjesa dërrmuese, mendojnë se fjala është për planetin Tokë ku ne jetojmë, ngase Allahu xh.sh. kur i njoftoi engjëjt se do ta krijojë njeriun e parë në Tokë, u tha: “(Përkujto Muhamed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj në tokë një zëvendës…” (El-Bekare: 30). Gjithashtu, referuar thënieve profetike të shumta kuptojmë se toka për të cilën po flitet është planeti Tokë ku ne jetojmë. Ebu Hurejra shënon se Pejgamberi, lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu e krijoi Ademin nga një grusht (dhe) të marrë nga e gjithë toka, ndaj dhe bijtë e Ademit erdhën sipas llojit të saj…” Transmeton Termidhiu dhe pohon se hadithi është i mirë, i saktë.

    3- Ndërsa një pjesë tjetër kanë heshtur lidhur me këtë çështje.

    Konsideroj se mendimi më i saktë është mendimi i mesëm, se Ademi alejhi selam është krijuar nga dheu i planetit tonë. Allahu e di më së miri.

    Hoxhë Sadat Rrustemi

    Dijaonline.net

     

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleVM: Burgjet në Egjipt si Abu Ghraib
    Next Article Egjipt, 11 mbeshtetes te Mursit vdesin ne burgje nga neglizhenca mjekesore
    Dija Online

    Related Posts

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    08-02-2023

    Mjerë për ata që falen…!

    27-10-2022
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.