- Zekati është vaxhib në drithëra e në farëra që thahen, depozitohen dhe që përdoren për ushqim, sikurse gruri, misri, elbi, orizi, fasulja e të ngjashme.
- Sasia e zekatit në rendimentet bujqësore është një e dhjeta (ose 10%) e prodhimeve të tokës, nëse nuk i kemi ujitur të mbjellat artificialisht. Me fjalë të tjera, nëse ujitja ka ndodhur vetëm me shi apo me ndonjë formë tjetër, pa mundin e njeriut, atëherë jepet 10 %. Nëse pronari i tokës i ka ujitur të mbjellat në mënyrë artificiale, atëherë sasia e cila është obligative të jepet si zekat është 5% e prodhimeve.
- Nisabi i zekatit të grurit, sipas njësive matëse bashkëkohore, arrin 646,8 kg. Pra nisabi i grurit dhe i drithërave në përgjithësi sillet te 646 kg ose mund të themi me shifër të plotë 650 kilogramë. Kështu që nëse pas korrjes arrijmë prodhime nga toka prej drithërave dhe farërave më shumë se 646kg-650kg., atëherë e kemi nisabin dhe obligohemi të japim zekatin 10%, nëse nuk e kemi ujitur artificialisht, dhe 5% nëse e kemi ujitur. Në të kundërtën, nëse prodhimi i fituar nuk e arrin vëllimin e këtij nisabi, pra është më pak se 650 kg, atëherë zekati nuk është obligim.
- Sa i përket kohës kur jepet zekati në rendimentet bujqësore, themi se duhet të jepet në ditën e korrjes. Allahu i Lartësuar thotë: “…Hani frytat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes së frytave jepeni atë pjesë që është obligim (është fjala për zekatin)…” (En`am, 141). Por për disa arsye, nëse vonohet pak, nuk prish punë, sikurse gjetja e të varfërve, etj.
Me nisabin në rendimentet bujqësore kemi për qëllim sasinë e të ardhurave nga toka, e cila, nëse arrihet, obligohemi ta japim zekatin. Nëse nuk arrihet ajo kuotë, atëherë nuk është obligativ zekati. Përcaktimi i sasisë bëhet veçantë për secilin lloj të rendimenteve bujqësore.
Për te ju ndihmuar ne llogaritjen e zekatit na shkruani ne iksbkosova@yahoo.com