Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»Si të veprojmë ndaj lypsarëve që vijnë nëpër shtëpi?
    Qendrime Islame

    Si të veprojmë ndaj lypsarëve që vijnë nëpër shtëpi?

    Dija OnlineBy Dija Online31-01-201802 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Pyetja:

    Selam alejkum!
    Nëse vjen një lypës nëpër shtëpi, si duhet të veprojmë ndaj tij,
    se në kohën tonë po ka njerëz të ndryshëm, të cilët kërkojnë lëmoshë.
    Allahu ju shpërbleftë e ua shtoftë dijen!

    Përgjigjja:

    Alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Nuk ka dyshim se t’u japësh lëmoshë fukarenjve është prej ibadeteve të mira, Allahu xh.sh. ka thënë: “Ata të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë as pikëllim.” (El Bekare: 274)

    Transmeton Omer ibn Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Prej veprave më të mira janë ta gëzosh një besimtar, të mbulosh trupin e tij (duke i blerë rroba), të ngopësh urinë e tij (duke e ushqyer atë ose duke i dhënë lëmoshë për ushqim) apo t’ia kryesh ndonjë nevojë që ka.” (Taberaniu, shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen.)
    Po ashtu, transmeton Ebu Hurejra se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Allahu xh.sh. ka thënë: “Jep lëmoshë, o biri i Ademit, se edhe Unë ty do të të jap lëmoshë.” (Buhariu dhe Muslimi)

    Këto ishin disa argumente të cilat flasin për vlerën e lëmoshës. Sa u përket personave të cilët vijnë në shtëpi për të kërkuar lëmoshë, dihet se tani ka shumë njerëz të kësaj natyre dhe disa në të vërtetë kanë nevojë, kurse disa të tjerë nuk kanë nevojë, mirëpo kërkojnë lëmoshë për t’u pasuruar apo për të përmirësuar gjendjen e tyre financiare.

    Në këtë rast, secili person vepron sipas gjendjes së tij financiare dhe si e sheh ai atë person; nëse e sheh se ai në të vërtetë është i sinqertë në atë që po thotë, se ka nevojë, atëherë i jep lëmoshë. Por nëse e sheh që ai nuk ka nevojë apo vëren në fjalët e tij që po gënjen, atëherë nuk i jep.
    Prapë duhet ta dimë se Allahu xh.sh. të shpërblen sipas nijetit tënd, edhe nëse i jep sadaka të pasurit pa dije.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleA është hallall ushqimi i cili përgatitet në të njëjtën enë në të cilën përgatitet edhe mishi i derrit?
    Next Article A lejohet ngrënia e ëmbëlsirave që kanë rum?
    Dija Online

    Related Posts

    A përbën blerja e hurmave izraelite ndihmë për pushtuesin?

    13-02-2026

    Konferenca e 21-të e Imamëve (AMJA): 86 rekomandime mbi angazhimin politik, të drejtat e njeriut dhe aktivizmin shoqëror

    06-01-2026

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.