Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Të ndryshme»Pesë të mira shëndetësore të mollës
    Të ndryshme

    Pesë të mira shëndetësore të mollës

    Dija OnlineBy Dija Online22-01-201404 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Molla jo më kot është ndër frutat më të pëlqyera nga njerëzit dhe më e preferuara nga mjekët. Ajo ka një varg të dobive shëndetësore, që nga vitaminat që ofron, rënia në peshë dhe deri te antioksiduesit, të cilët mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

    Portali Mjeku.Net ju sjell një artikull me pesë dobitë më të shprehura shëndetësore të konsumimit të përditshëm të mollëve. Ja pse duhet të hani së paku një mollë në ditë.

    1. Ka vlera ushqyese

    Edhe pse është e ëmbël, molla ofron sasi goxha të lartë të fibrave të tretshme (katër gramë fibra një mollë mesatare) dhe një sasi modeste të kalorive (95). Veç kësaj, një mollë mesatare llogaritet sa një filxhan fruta, andaj duke ngrënë një mollë ju jeni afër për të plotësuar sasinë e preferuar të frutave ditore (rreth dy filxhanë për personat e moshuar). Mollët po ashtu janë një burim i mirë i vitaminës C, e cila është imuno-stumuluese (ofron 14 për qind të Vlerave Ditore të saj).

    2. Ndihmon në rënien nga pesha

    Mollët plotësojnë ndjenjën e urisë duke u ofruar vetëm pak kalori, andaj nuk është befasuese se pse ato janë pjesë e dietave të shëndetshme të cilat promovojnë rënien nga pesha. Dhe, një studim i fundit ka treguar se edhe mollët e thata po ashtu kanë ndihmuar në rënien nga pesha. Femrat të cilat kanë ngrënë një filxhan molla të thata në ditë për një vit, kanë humbur disa kilogramë peshë dhe kanë ulur nivelet e kolesterolit dhe markerëve (treguesve) të sëmundjeve të zemrës. Kërkuesit nga Universiteti i Floridës mendojnë se antioksiduesit me mollë dhe pektinë (lloj fibre) janë përgjegjëse për këto dobi të kësaj frute – dhe mendojnë se mollët e freskëta do të ishin edhe më efektive në këtë drejtim.

    3. Mbron zemrën

    Studimi nga Florida nuk është i vetmi që tregon se konsumimi i mollës ndihmon në shëndetin e zemrës. Vitin e kaluar (2013) një studim nga Iowa Women’s Health raportoi se në mesin e mbi 34 mijë grave të cilat janë përcjellë për 20 vjet, mollët kishin kontribuar në uljen e rrezikut për vdekje edhe nga sëmundja koronare e zemrës e edhe nga sëmundjet kardiovaskulare. Disa vite më herët, shkencëtarët finlandezë kishin studiuar të dhënat e mbledhura për 28 vite nga mbi nëntë mijë gra dhe burra dhe kanë gjetur se konsumuesit më të shpeshtë të mollës kishin rrezik më të ulët për të vuajtur nga goditja në tru, krahasuar me ata që nuk kanë ngrënë frutën në fjalë. Ekspertët mendojnë se dobitë e mollës në shëndetin e zemrës vijnë nga përbërësit me natyrë antioksiduese të saj. Ato pengojnë kolesterolin e keq (LDL) të oksidohet dhe të ngurtësojë enët e gjakut si dhe ulin shkallën e inflamacionit. Veç kësaj, fibrat e tretshme të mollës po ashtu ndihmojnë edhe uljen e përgjithshme të nivelit të kolesterolit.

    4. Mbron nga sindroma metabolike

    Njerëzit të cilët hanë mola mund të jenë më pak të prirë të vuajnë nga sindroma metabolike, një grumbull simptomash që lidhen me rrezik më të rritur për sëmundje të zemrës dhe diabet. Një analizë e kërkuesve amerikanë nga të dhënat e mbledhura nga National Health and Nutrition Examination Survey (NHANES) ka gjetur se njerëzit të cilët kishin ngrënë molla në çfarëdo forme gjatë ditës së kaluar, kishin 27 për qind më pak gjasa të kenë simptoma të sindromës metabolike (pra të nesërmen pas ngrënies), krahasuar me ata që nuk kanë ngrënë mollë. Ata të cilët kishin ngrënë molla po ashtu kishin nivele më të ulëta të proteinës C-reaktive, një marker (tregues) i inflamacionit, prania e të cilës në gjak tregon se ka rrezik të shtuar për sëmundje të zemrës dhe diabet.

    5. Zgjat shkallën e stërvitjeve

    Duke ngrënë një mollë para se të filloni stërvitjet, mund të shtojë qëndrueshmërinë tuaj stërvitore. Mollët ofrojnë një antioksidues të quajtur kuercetin, i cili ndihmon në qëndrueshmërinë fizike duke e bërë oksigjenin më të kapshëm nga mushkëritë. Një studim ka treguar se kuercetina, edhe kur merret në formë të suplementëve (tabletave), u kishte ndihmuar njerëzve të ngasin biçikletën më gjatë.

    /Mjeku.Net/

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleSallatë me lakër, karotë dhe spec të kuq
    Next Article Truri i njeriut është më i shpejtë se që mendoni
    Dija Online

    Related Posts

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    18-05-2026

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    10-03-2026

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    23-02-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.