• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
  • Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit
  • KMSH t’ju kthehet besimtarëve
  • A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?
  • Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve
  • Dyfytyrësia e tolerancës
  • “Masakrat e Francës në Algjeri nuk mund të harrohen”
  • Partitë politike po e shkatërrojnë KEK-un
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Studime»Kush ka frikë nga Kalifati?

Kush ka frikë nga Kalifati?

0
By Dija Online on 08-07-2014 Studime

Suksesi tronditës i Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë (ISIS) në krijimin e një “shteti” përgjatë Irakut veriperëndimor dhe Sirisë verilindore gjatë javëve të fundit, përbën një moment strategjik vendimtar në përparimin e luftëtarëve xhihadistë dhe ideologjisë së tyre radikale, për kontrollin e Lindjes së Mesme.
Në terma politikë, ISIS ka gjasa të jetë më shumë se sa një fenomen rastësor. Por, shpallja e “kalifatit” prej organizatës krijon një kufi të ri ideologjik.

Rreziku i një “kalifati” për Perëndimin ishte në fakt në thelb të retorikës së ndezur të George W. Bushit në strategjinë e tij të luftës globale kundër terrorizmit, që u përdor për të justifikuar nisjen e disa luftërave në “xhihadin” e tij, gjatë dekadës që pasoi. Por, sa i frikshëm duhet të jetë ky koncept për ne?

Ideja e një kalifati e ka origjinën që në kohën e vdekjes së Profetit Muhamed në vitin 632: shteti i ri mysliman kërkonte një lider të ri – jo një profet të ri – për të ofruar udhëheqje politike dhe shpirtërore për komunitetin e ri. (Në arabisht, kalif do të thotë thjeshtë “pasardhës”).

Ideja ka ekzistuar pak a shumë në mënyrë të vazhdueshme që nga ajo kohë, veçanërisht si një titull spiritual për të legjitimuar udhëheqës politikë që fituan, ose morën me forcë, pushtet laik në botën myslimane.

Për perëndimorët, papati është një krahasim i dobishëm, ndonëse jo tërësisht i saktë. Papa ka gëzuar rregullisht – dhe shpesh ka abuzuar – pushtet laik në Evropë.

Sado vulgarë apo të korruptuar që mund të kenë qenë disa individë që u bënë Papë, institucioni përgjithësisht ka imponuar respekt, si simbol i unitetit të krishterimit perëndimor.

I tillë ishte edhe kalifati për botën perëndimore, përfaqësonte idealin – aspiratën e përhershme – të unitetit mysliman dhe qeverisjes së mirë, me rregull, sipas ligjeve të shenjtë dhe drejtësisë sociale.

Aspirata për një qeverisje të mirë në një kuadër kulturalisht islamik, mbetet ende një dritëz në sy për shumë myslimanë, si një ideal i largët.

Udhëheqësi revolucionar turk, Mustafa Kemal Ataturku, i cili themeloi shtetin modern të Turqisë në vitin 1923, mbi rrënojat e perandorisë otomane 700-vjeçare, tronditi myslimanët në mbarë botën kur shfuqizoi kalifatin.

Në fund të fundit, institucioni e kish pasur për qindra vite vendndodhjen në Stamboll.

Ishte njësoj sikur kryeministri i Italisë të zgjohej një mëngjes dhe të vendoste të shfuqizonte Papatin, si një institucion të vjetruar dhe kontrovers.

Çfarë do të thoshin katolikët në të gjithë botën për një veprim të tillë? Papati nuk është i Italisë që ta shfuqizojë, ashtu sikurse Kalifati nuk ishte i Turqisë.

Shumë myslimanë ndiejnë ende nostalgji për fuqinë dhe simbolizmin e kalifatit. Në mungesë të tij, kush flet globalisht sot për Islamin dhe unmahu-n – komunitetin mbarëbotëror mysliman?

S’ka rëndësi që myslimanët sot ndoshta nuk do të binin dakord me ringjalljen e institucionit: ku, si, nga kush, si zgjidhet, me çfarë kompetencash dhe me çfarë qëndrimi në rang ndërkombëtar? Por vetë termi risjell përsëri në mendje lavditë e historisë islamike dhe një dëshirë për unitet – ashtu sikurse shumë të krishterë i jepen idealit të një krishterimi të bashkuar.

Dhe ndërkohë që katolikët kanë ende Papën, myslimanëve u mungon sot një figurë fetare qendrore që mund të flasë me autoritet të plotë për Islamin – qoftë edhe Islamin sunit – dhe për interesat e komunitetit mysliman global.

Kalifati, ashtu si papati, mund të jetë po aq i keq ose po aq i mirë sa individi që e drejton.

Të dy zyrat, gjatë historisë kanë parë vërtetë disa momente të këqija, ashtu sikurse dhe figura të një lidershipi të përsosur politik, intelektual apo moral.

Sot, aty-këtu ekzistojnë klerikë të respektuar, por shumë myslimanë shohin mungesën e një autoriteti të vetëm si burim dobësie për vizionin islamik në botën myslimane sot.

Në një epokë kur Perëndimi ka pushtuar vazhdimisht shtete myslimane, ka rrëzuar lidershipin e tyre, dhe ka “komanduar” burimet e tyre ekonomike dhe energjetike për pjesën më të madhe të shekullit 20, dobësia dhe mungesa e lidershipit në botën myslimane mbetet një shqetësim i thellë për ta.

Kështu që, kur përmendet termi “kalifat”, ai prek një kordë në ndjeshmëritë historike të shumëkujt, edhe nëse këta nuk kanë një interes aktiv për ringritjen e institucionit.

Ai lë të kuptohet për një shtet, që me ndërgjegje dhe objektiva udhëhiqet prej vlerave islamike, sado i debatueshëm mund të jetë ky koncept.

Në një kohë kur një pjesë e madhe e Afganistanit dhe Irakut janë shkatërruar prej fuqisë amerikane në luftëra shkatërrimtare dhe të dështuara, dhe ndërkohë që Siria mbetet në shënjestrat e armëve perëndimore në një konflikt ku të huajt kanë ndërhyrë shumë, ndjenjat dhe emocionet radikalë janë të fuqishëm në botën myslimane sot.

Nuk është e habitshme që ndjenjat e forta radikale xhihadiste dëgjohen sërish sot në thirrjen për një shtet të bashkuar islamik.

Megjithatë, në realitet vizioni i këtyre ekstremistëve, me dhunën e tyre të tmerrshme është thellësisht tronditës për shumicën e myslimanëve në botë.

Pas shkatërrimit të dekadës që kaloi, ky reagim i dhunshëm nuk është tërësisht befasues.

ISIS nuk përfaqëson këtu fytyrën e vërtetë të kalifatit, ashtu sikurse Inkuizicioni Katolik në Spanjë apo vrasja e vendasve në kolonitë spanjolle të Amerikës nuk përfaqësonte fytyrën e vërtetë të papatit. Të dyja janë për t’u dënuar.

Fenomeni i ISIS-it si shtet nuk ka gjasa të zgjasë shumë. Por jehona e deklaratës së tij simbolike për krijimin e një kalifati mbetet një tregues se sa shumë ka ndryshuar ideali islamik.

Shumica e myslimanëve do ta refuzojnë “kalifatin” e ISIS-it, si një institucion i ashpër, jotolerant dhe primitiv.

Megjithatë, kohët radikale sjellin reagime radikale. Siç kam argumenuar në librin tim të fundit “Turqia dhe pranvera arabe: Lidershipi në Lindjen e Mesme”, një farë ideali islamik do të vazhdojë të jetë i pranishëm në politikën myslimane edhe për shumë kohë.

Do të vijë ndoshta jo i shenjuar prej masakrave, por në formën e politikave islamike të moderuara dhe relativisht të suksesshme, që shihen në Turqi apo Tunizi.

Nuk mund të injorojmë as institucionet islamikë gjysmë-demokratikë të Iranit.

Përpjekjet e myslimanëve për të lënë pas trashëgiminë koloniale dhe kufijtë që ajo la pas do të vazhdojnë. Të paktën, ky supozohet të jetë ideali i kalifatit.

Graham E. Fuller, ish zyrtar i lartë në CIA si dhe zv.kryetar i Këshillit Kombëtar të Inteligjencës. /bota.al/

* Artikulli i shprehur nuk paraqet patjetër të vërtetën dhe as qëndrimin apo pajtueshmërinë e redaksisë, por është sjellur thjesht për informim!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Kurani dhe Menaxhmenti

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

E vërteta rreth martesës “mut’a”

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
28-05-2022

Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

19-05-2022

Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit

12-05-2022

KMSH t’ju kthehet besimtarëve

11-05-2022

A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

08-05-2022

Dyfytyrësia e tolerancës

09-04-2022

Mbulesa e gruas myslimane dhe zelli patetik i injorantëve

06-04-2022

Cili është thelbi dhe objektivi i agjërimit?

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

10-12-2017

Jam vajzë e pamartuar, si të largohem nga masturbimi ?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.