Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Edukim»DËMET QË SHKAKTON WIRELESS
    Edukim

    DËMET QË SHKAKTON WIRELESS

    Dija OnlineBy Dija Online23-12-201306 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Interneti wireless ose interneti pa kabull përdor rrezatimin elektromagnetik për të dërguar sinjalet ose valët në kompjuterët tanë nëpërmjet disa mureve. Për këdo që ka afër shtëpisë, brenda shtëpisë ose në zyrë një aparat që transmeton këto valë atëherë ju jeni të ekspozuar plotësisht ndaj prekjes nga këto valë shkatërruese.

    Ekspozimi ndaj rrezatimit të mikrovalëve ose siç e njohim ndryshe wireless (Wi-Fi) është në rritje, pasi ai është bërë mjeti kryesor i përçimit të informacionit dhe i komunikimit në botë. Kjo teknologji pothuajse ka “pushtuar” shtëpitë e çdo familjeje në perëndim, por së fundi po përhapet pa limit edhe në Shqipëri.

    Ajo shkakton dëmtime të pakthyeshme të trurit, kancer, defekte në lindje, dështime dhe rritje anormale të kockave. Dy kategoritë më të rrezikuara të popullsisë janë fëmijët dhe gratë.

    Të gjitha efektet negative në shëndet që sjell kjo teknologji janë të njohura dhe dokumentuara shkencërisht nga mjekësia në shumë vende të botës. Efektet biologjike jo vetëm të rrezikshme, por edhe vdekjeprurëse nga kjo teknologji janë mbajtur të fshehura për publikun në mënyrë që të ruhen fitimet e mëdha të kompanive që zotërojnë këtë biznes.

    Profesori John Goldsmith, një konsulent i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, bazuar në një studim tha se ekspozimi ndaj rrezatimit nga Wi-Fi është shndërruar në shkakun kryesor të dështimeve të shtatzënisë.

    Edhe më alarmant është fakti se fëmijët janë shumë herë më të rrezikuar nga kjo teknologji. Truri i tyre thith 10 herë më shumë mikrovalë se sa të rriturit dhe kjo ngaqë indet e trurit dha palca kockore e tyre i thithin më shpejt për shkak të përmbajtjes më të lartë të ujit që kanë në përbërje.

    Këto valë mund të shkaktojnë stres të përhershëm kronik dhe si rezultat dëme të pariparueshme në ADN-në e njeriut, e cila është shumë e ndjeshme ndaj stresit oksidativ. Ajo që në gjuhën shkencore quhet ADN-ja mitokondriale nuk mund të riparohet kurrë për shkak të përmbajtjes së saj të ulët të proteinave të histonit, dhe për këtë arsye çdo dëmtim gjenetik ose jo në ADN mund të transmetohet tek të gjithë brezat e mëvonshëm nëpërmjet nënës.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka theksuar këto rreziqe në një raport 350 faqesh të njohur si “International Symposium Research Agreement 05-609-04″ (“Efektet biologjike dhe dëmtimi i shëndetit nga rrezatimi mikrovalë. Efektet biologjike mbi shëndetin nga rrezatimi artificial i radio frekuencave mikrovalë”). Sipas faqes italiane “ilrostro.org” neni 28 i këtij raporti merret në mënyrë specifike me çështjet e lidhura me funksionin riprodhues. Ky dokument është klasifikuar si “Top Sekret” dhe përmbajtja e tij është fshehur nga OBSH-ja dhe Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi.

    Nga një artikull të botuar nga revista italiane “Nexus” ne mësojmë se cilat janë rreziqet kryesore për fëmijët e ekspozuar ndaj përdorimit të telefonave celularë dhe teknologjisë Wi-Fi.

    Rrezatimi ndikon deri në vdekje në procesin biologjik të rritjes së fetusit dhe të fëmijëve. Ja si ndikon në disa procese biologjie që duan kohë të zhvillohen:

    – Shkatërron barrierat e kalimit të gjakut në tru; ato duan 18 muaj të formohen dhe mbrojnë trurin nga toksinat.

    – Prek trurin, i cili do 20 vite të zhvillohet plotësisht dhe sipas shkencëtarëve telefonat celular dhe Wi-Fi e ngadalësojnë këtë proces deri në shkatërrim.

    – Sistemi imun do 18 vite që të zhvillohet por nën ndikimin e mikrovalëve ky proces mund të marr trajtë tjetër. Palca e eshtrave dhe vetë eshtrat preken shumë shpejt nga këto valë për shkak të ndërtimit të tyre me fibra. Gjithashtu edhe qelizat e bardha të sistemit imun preken shpejt deri në pakësim.

    – Kockat duan 28 vjet që të zhvillohen. Siç e thamë më sipër, përmbajtja e lartë e ujit tek fëmijët i bënë kockat e tyre të buta dhe shumë tërheqëse për rrezatimin e mikrovalëve. Palca e eshtrave prodhon qelizat e gjakut.

    Imagjinoni këto efekte tek fëmijët nga 1 deri në 15 vjeç dhe rritjen e tyre. Me miliona njerëz janë në kontakt të përditshëm me këto valë.

    Sipas parashikimit të shumë shkencëtarëve e mjekëve nëse përhapja e mikrovalëve do të vazhdojë me këtë ritëm, atëherë deri në 2020-ën epidemitë, kancerët e mutacionet gjenetike do të përhapen në të gjithë botën.

    Në disa vende të botës, fatmirësisht janë ndërmarrë nisma ligjore për ta kufizuar përhapjen dhe përdorimin e telefonave celularë nga fëmijët për t’i mbajtur ata larg ndaj rrezatimit, por për ta shndërruar këtë në një nismë botërore duhet që e gjithë të ndërgjegjësohet.

    Shkatërrimi i sistemit nervor qendror, rritja e epilepsisë, rritja në nivele alarmante e prapambetjes mendore, dobësimi deri në shkatërrim i imunitetit, dështimet, moszhvillimi i fetusit e shumë efekte të tjera negative të sipërpërmendura bënë që në vitin 2002 në Freiburg, Gjermani, rreth 36 mijë mjekë e shkencëtarë nga e gjithë bota të nënshkruanin një peticion për kufizimin e kësaj teknologjike që rrezikon të deformojë specien tonë mbi tokë.

    Marrëveshja e Freiburgut është një apel mjekësor ndërkombëtar, por fatkeqësisht 12 vite më pas në shumë vende të botës dhe në Shqipëri ka ndodhur e kundërta. Interneti me valë po “pushton” çdo shesh e qoshe qytetesh, shkollash, universitetesh, kafenesh e shtëpish, duke e bërë kështu të pamundur shmangien e këtyre valëve.

    Pra, çfarë të bëjmë? Si ta mbrojmë veten dhe sidomos fëmijët tanë nga ky kërcënim i padukshëm vdekjeprurës?

    Po ju parashtroj disa këshilla praktike që sugjerohen nga shkencëtarët dhe që të gjithë kemi mundësi t’i zbatojmë në jetën tonë të përditshme:

    1-Mos i lejoni fëmijët të përdorin telefona celularë, përveçse në rastet emergjente. SMS-të tolerohen, por edhe ato duhet të kufizohen. Në Francë, jo çuditërisht, janë të ndaluara të gjitha reklamat e telefonave celularë që kanë si target fëmijët nën 14 vjeç.

    2-Përdorni gjithmonë kufje më kabull për të kryer telefonata (dhe ato të mos kenë pajisje që thith wreless). Edhe përdorimi i speakerphone është i rekomanduar.

    3-Mos bëni thirrje telefonike në prani të këtyre valëve (afër aparateve që e transmetojnë e kompjuterëve) pasi ekspozimi ndaj këtyre valëve është disa fish më i lartë.

    4- Përdoreni telefonin tuaj celular sa më pak të jetë e mundur në lëvizje, të tilla si me tren ose makinë. Rreziku i vazhdueshëm i rënies së sinjalit rrit në këto raste emetimin e rrezatimit.

    5-Mos e mbani telefonin në vesh ose afër kokës gjatë thirrjeve, ku rrezatimi është më i fuqishëm.

    6-Mos e mbani telefonin në xhepat e pantallonave, këmishëve apo xhaketave që vishni.

    7-Ndryshoni veshin shpesh gjatë bisedës dhe më e rëndësishmja zvogëloni kohëzgjatjen e thirrjeve.

    8-Përdorni sa më shumë të jetë e mundshme telefonat e linjat fikse dhe mesazhet e çastit me Skype apo programe të ngjashme në internet.

    9-Mos flini kurrë me telefonin afër kokës dhe mos e përdorni atë për orë zgjimi.

    10-Së fundi nëse ju doni të përdorini një celular për të komunikuar me botën rreth jush, zgjidhni një aparat sa më të thjeshtë dhe jo telefonat e zgjuar ose smartphon-ët, pasi këta të fundit i thithin mikrovalët në shumë mënyra edhe pa i futur fare në funksion.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleSa uje duhet te pime çdo ditë
    Next Article Lejon punonjesit të mos sherbejne alkoolin dhe mishin e derrit
    Dija Online

    Related Posts

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    11-03-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    14-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.