(Pjesa 1)
Një njeri i quajtur Abdullah takoi një njëri tjetër të quajtur Abdnebij dhe e kundërshtoi për emrin e tij, por vetëm në zemrën e tij, duke mos ia shprehur atij dhe i tha: “Si i bën dikush dikujt tjetër adhurim përveç Allahut të Madhëruar?!” Dhe vazhdoi Abdullahu duke biseduar me personin e quajtur Abdnebij duke i thënë atij: -Ti a adhuron dikë tjetër përveç Allahut?
E u përgjigj Abdnebiju: -Jo, unë nuk adhuroj askënd pos Allahut, unë jam musliman dhe adhuroj Allahun si një të vetmin Zot.
Abdullahu: -Pra, çfarë është ky emër që u përngjan të krishterëve në emërtimin e tyre, si adhurues i Isait? Nuk është çudi që të krishterët e adhurojnë Isain alejhi selam. Edhe ai që dëgjon emrin tënd automatikisht paramendon se ti adhuron Pejgamberin salallahu alejhi ue selem e ky nuk është besimi i muslimanit në Pejgamberin e tij, por patjetër duhet të ketë bindjen se Pejgamberi ynë, Muhamedi salallahu alejhi ue selem është rob dhe i Dërguar i Allahut.
Abdenebiju: -Por Muhamedi salallahu alejhi ue selem është personi më i mirë i krejt njerëzimit si dhe Pejgamberi më i mirë i Allahut e ne mbajmë këtë emër me shpresë që të bekohemi si dhe të afrohemi tek Allahu me pozitën e lartë që ka Muhamedi salallahu alejhi ue selem tek Allahu i Lartësuar si dhe afërsinë e tij aq të madhe tek Allahu e për këtë ne kërkojmë nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem ndërmjetësim tek Allahu. Po kjo nuk është e çuditshme, se vëllai i im e ka emrin Abd Husejn, e para tij babai im e kishte emrin Abdresul. Mbajtja e këtyre emrave është traditë e vjetër te muslimanët dhe ne i kemi gjetur prindërit tanë në këtë zakon, prandaj mos u bëj kaq ekstrem në këtë çështje, se kjo është më e vogël sesa po e bën ti. Feja është e lehtë.
Abdullahu: -Kjo është një e keqe edhe më e madhe sesa ajo e para, që të kërkosh diçka nga ndokush që s’ka mundësi ta bëjë, pos Allahut, qoftë ai i lutur Muhamedi salallahu alejhi ue selem apo t’i lutesh dikujt tjetër si robërve të devotshëm, si Husejni apo dikush tjetër. Kjo është në kundërshtim me teuhidin (monoteizmin), gjegjësisht me fjalën “La ilahe il-l All-llah” (nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut).
Do të të bëj disa pyetje që ta kuptosh atë që është më me rëndësi si dhe pasojat e emërtimit me këtë emër apo emra të tillë të ngjashëm me të. Nuk kam për qëllim tjetër vetëm që të vë hakun në pah si dhe pasimin e tij, të sqaroj të kotën dhe të largohemi prej saj, të urdhëroj për në të mirë dhe të ndaloj nga e keqja e për këtë vetëm nga Allahu kërkoj ndihmë dhe vetëm Atij i mbështetëm, we la havle vla kuwete ila bil-lahil Al-l ijil Adh-dhim (s’ka ndryshim i gjendjes prej së keqes në të mirë vetëm se me ndihmën e Allahut të Lartësuar). Fillimisht po të kujtoj fjalën e Allahut të Lartësuar: “Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te Allahu dhe te i Dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: “Dëgjuam dhe respektuam!” Të tillët janë ata të shpëtuarit.” (Nurë, 51)
Si dhe ajeti tjetër: “Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te Allahu (te libri i Tij) dhe te i Dërguari.” (Enfalë, 59)
Ti më herët the se beson në monoteizëm (vetëm një Zot) dhe dëshmon se nuk ka Zot tjetër pos Allahut, a ke mundësi që të ma shpjegosh domethënien e kësaj fjale?
Abdnebiju: Teuhidi është të besosh se Zoti ekziston dhe Ai është që ka krijuar tokë e qiell, ngjall e bën të vdesë, mbizotëron gjithësinë, është Furnizues, etj.
Abdullahu: -Nëse ishte vetëm kjo që the, monoteistë atëherë do të ishin edhe firauni e Ebu Xhehli, edhe mushrikët kurejshë, ngase asnjëri prej tyre nuk i mohonte këto gjëra që përmende. Firaoni, i cili i ftonte njerëzit ta besonin si zot, në zemrën e tij besonte në të gjitha ato që përmende, të cilat janë prej teuhidit (monoteizmit). Ka besuar se Zoti ekziston e Ai vepron në gjithësi ashtu si të dojë, siç thotë Allahu në Kuran: “Edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti): i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi.” (Neml: 14) Po ashtu për ketë është ajeti kuranor ku Allahu tregon për çastet e fundit e jetës së faraonit, i cili tha: “Ne i kapërcyem beni israilët përtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqësisht derisa e përfshiu atë përmbysja, e ai tha: “Besova se nuk ka zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët”, por në të vërtetë teuhid është veçimi i adhurimit vetëm për Allahun e me ibadet (adhurim) nënkuptojmë “çdo gjë që përfshin gjithçka që Allahu e do dhe është i kënaqur me të, qofshin ato fjalë apo vepra, të publikuara apo të fshehura, kurse fjala Ilah në shehadet (dëshmi) ka kuptimin i adhuruar, që nuk bën të adhurohet kush pos Tij.
A e di se përse Allahu dërgoi Pejgamberë? E i pari i tyre ishte Nuhu alejhi selam?
Abdnebiju: -Që t’i thërrasin qafirët (ata që i shoqërojnë Allahut diçka tjetër në adhurim). në adhurim të Allahut, një të vetmit, e që mos t’i shoqërojnë askënd tjetër në adhurimin e Allahut.
Abdullahu: -E a di shkakun fillestar qe bëri shirk populli i Nuhut?
Abdnebiju: Nuk e di!
Abdullahu: -Allahu e dërgoi Nuhun te populli i tij atëherë kur i tejkaluan kufijtë në ngritjen e salihinëve (njerëzit e devotshëm) derisa më në fund i adhuruan për zota, të cilët ishin: Vud, Suva-a, Jeguth, Jeukë e Nesre.
Abdnebiju: -A do të thuash se Vud, Suva, Jeguth, Jeukë e Nesre janë emra njerëzish të devotshëm e nuk janë emra të arrogantëve mosbesimtarë?
Abullahu: -Po këta ishin emrat e njerëzve të mirë të popullit të Nuhut alejhi selam, të cilët populli i Nuhut i mori për zota dhe pastaj i pasuan arabët në adhurimin e tyre siç transmeton Buhariu nga ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të.
Abdnebiju: -Vërtet këto fjalë janë shumë të çuditshme!
Abdullahu: -A do të të tregoj se çfarë është edhe më e çuditshme se kjo? Kur ta dish se Allahu e dërgoi Muhamedin salallahu alejhi ue selem te populli arab, të cilët shumë i bënin ibadet Allahut, si haxh, lëmoshë etj,, por që morën ndërmjetësues ndërmjet tyre dhe Allahut disa krijesa duke thënë se “dëshirojmë që të na afrojnë tek Allahu”, e të na ndërmjetësojnë tek Ai, si Isa alejhi selam, melaiket, salihinët (njerëz të devotshëm etj). Allahu e dërgoi Muhamedin salallahu alejhi ue selem që t’ua ripërtërijë fenë e Pejgamberit të mëhershëm Ibrahimit alejhi selam e t’ua sqarojë se ai adhurim i Allahut është meritë vetëm e Allahut dhe Ai s’pranon që dikush t’i shoqërohet në të, ngase Ai është Krijuesi Err-rrezak (Furnizues që nuk furnizon kush pos Tij) si dhe shtatë palë qiej e shtatë palë tokë adhurojnë vetëm Allahun dhe janë nën nënshtrimin e Tij e mbizotërimin e Tij, derisa edhe idhujt e tyre e pranonin se janë nën mbizotërimin e Allahut.
Abdnebiju: -Me të vërtetë këto fjalë janë mahnitëse, a ka ndonjë argument për këtë?
Abdullahu: -Ka argumente të shumta, si fjala e Allahut ku thotë: “Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë shqimin e dëgjimin(tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë: “Allahu”. Ti thuaj: “A nuk i frikësoheni? (dënimit).” (Junus: 31) E fjala e Allahut: “Thuaj: “E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini?”
Ata do të thonë: “E Allahut”. Atëherë thuaju: “Përse pra nuk mendoni?”
Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?”
Ata do të thonë: “Allahu!”. Thuaju: “E pse nuk frikësoheni pra?”
Thuaj: “Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi dhe Ai është që mbron (kë të do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse jeni që e dini?”
Ata do të thonë: “Në dorë të Allahut!” Thuaj: “E si mashtroheni pra?” (Muminun, 84-89)
E mushrikët në haxh bënin telbijen (dua e cila bëhet me rastin e kryerjes së haxhit apo të umres) duke thënë: “Të përgjigjem, o Zot, të përgjigjem, Ti nuk ke shok.)
E pranimi i mushrikve kurejshë se Zoti është Ai që mbizotëron gjithësinë apo siç quhet teuhid errububie nuk ishte e mjaftueshme që t’i fuste në Islam. Besimi i tyre se melaiket e Pejgamberët si dhe njerëzit e mirë janë ndërmjetëses tek Allahu bëri që ata të mbeten jashtë fesë. Si kusht për pranimin e duasë patjetër duhet që ajo t’i drejtohet Allahut pa kurrfarë ndërmjetësuesi. Po ashtu zotimi duhet të jetë vetëm për Allah, edhe therja e kurbanit duhet të jetë vetëm për Allah. Ndihma kërkohet vetëm nga Allahu dhe të gjitha ibadetet duhet të jenë vetëm për Allah.
(2)
Abdullahu: Pranimi i mushrikëve kurejshë, se Zoti është Ai që mbizotëron gjithësinë, apo siç quhet Teuhid Rrububie, nuk ishte i mjaftueshëm që t’i fuste në Islam. Besimi i tyre se melaiket dhe Pejgamberët si dhe njerëzit e mirë janë ndërmjetëses tek Allahu bëri që ata të mbeten jashtë fesë. Si kusht për pranimin e duasë patjetër është që ajo t’i drejtohet Allahut, një të vetmit, pa kurrfarë ndërmjetësuesi. Edhe zotimi duhet të jetë vetëm për Allah, edhe therja e kurbanit vetëm për Allah, kërkimi i ndihmës vetëm nga Allahu e të gjitha ibadetet të jenë vetëm për Allahun.
Abdunebij: E nëse nuk është teuhidi (besimi në Allah) ajo tek e cila kanë ftuar Pejgamberët, pranimi se Allahu është Ai që posedon mbizotërim absolut mbi gjithësinë, atëherë pra çfarë është teuhidi?
Abdullahu: Teuhidi në të cilin thirrën Pejgamëberët dhe që e refuzuan mushrikët kurejshë është veçimi i Allahut me adhurim, duke mos i shoqëruar Atij asgjë tjetër. Nuk i bëhet dikujt tjetër ndonjë lloj ibadeti, si: dua, nedher (zotim), therje, kërkim ndihme në vështirësi etj., e kjo është teuhidi, kuptimi i fjalës La ilahe il-lAllah. Kurse zota tek mushrikët kurejshë ishin Pejgamberët, melaiket, idhujt, varret, xhinët. Ata nuk kanë kundërshtuar se Allahu është Krijues, Furnizues, Mbizotërues i gjithësisë e për ketë arsye Allahu e dërgoi Muhamedin salallahu alejhi ue selem që t’i ftojë ata në fjalën e teuhidit La ilahe il-lAllah dhe nuk është fjala vetëm për shqiptimin e saj .
Abdunebij: Ti dëshiron të thuash se mushrikët kurejshë kanë qenë më të ditur se shumë e shumë muslimanë të kohës së sotme?
Abdullahu: Fatkeqësisht kjo është gjendja e shumë muslimanëve sot, kurse mushrikët kurejshë e kanë ditur mirë se fjala La ilahe il-lAllah ka kuptimin që Allahu të adhurohet si një i vetëm duke mos i shoqëruar Atij asgjë në adhurim si dhe të mohohet adhurimi i kujtdo tjetër përveç Allahut, ngase kur Muhamedi salallahu alejhi ue selem u tha të thonë La ilahe il-lAllah, thanë siç tregon Zoti në Kuran: “A mendon ai t’i bëjë zotat një Zot?” (Surja Sadë: 5), edhe pse e dinin se Allahu është Ai që mbizotëron gjithësinë dhe vepron në të si të dojë. E nëse mushrikët kurejshë e dinin se çfarë do të thotë kjo fjalë, është për t’u çuditur kur në mesin e muslimanëve nuk e dinë kuptimin e kësaj fjale duke menduar se qëllimi është vetëm shprehja e saj me gjuhë, se nuk ka nevojë për bindjen e plotë në kuptimin e saj. Çfarë dobie ka nga ata njerëz ku edhe mushrikët kurejshë e dinin më mirë domethënien e fjalës La ilahe il-lAllah?
Abdunebij: Por unë nuk i bëj shirk Allahut (shoqërim Allahut në adhurim), po ashtu unë dëshmoj se nuk ka Krijues, Furnizues, sjellës dobie apo dëmi përveç Allahut, një të vetëm, qe nuk ka shok, kurse Muhamedi salallahu alejhi ue selem nuk posedon për vete as ndonjë dobi, as ndonjë dëm e aq më pak Aliu, Hasani apo Husejni apo Abdulkaderi, apo të tjerët. Unë jam mëkatar, kurse njerëzit salihinë (të devotshëm) kanë pozitë të lartë tek Allahu dhe i lutem Allahut që për hir të xhahit (pozitës së tyre tek Ai), të më pranojë lutjet.
Abdullahu: Të përgjigjem me atë që t’u përgjigja më herët, se ata kundër të cilëve luftoi Muhamedi salallahu alejhi ue selem kanë pranuar tërë atë që ti e përmende, duke pohuar se idhujt e tyre nuk kanë mundësi të sjellin dëm apo dobi, por i kanë marrë vetëm si ndërmjetësim, siç e argumentuam më herët nga Kurani.
Abdunebij: Po, por ato ajete kanë zbritur për ata që i kanë adhuruar idhujt. Si po i barazon Pejgamberët apo salihinët (të devotshmit) me idhujt?
Abdullahu: Siç e përmendëm më herët, disa nga ata idhuj u quajtën me emrat e atyre njerëzve të devotshëm, si në kohën e Nuhut alejhi selam, dhe se qafirët nuk deshën nga ata vetëm ndërmjetësim tek Allahu, siç tregon Allahu për ta në Kuran: “Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): “Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut.” (Zumer: 3) Kurse për atë që the më parë, se si po i barazoj ata që marrin si ndërmjetësues idhujt me ata që marrin si ndërmjetësues Pejgamberët, themi se në mesin e qafirëve te të cilët u dërgua Muhamedi salallahu alejhi ue selem kishte që adhuronin Isanë alejhi selam e kishte të tillë që adhuronin evliatë, siç tregon për ketë Allahu në Kuran: “Të tillët (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t’iu ruajtur.’’ (Isra: 57) E, prej tyre kishte që i luteshin Isait alejhi selam dhe Merjemes. Allahu ka thënë: “Dhe kur Allahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: “Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos Allahut!?” (Maide: 116) E ka prej tyre që adhurojnë engjëjt, siç thotë Allahu: “Dhe (përkujto) ditën kur i tubon ata të gjithë e pastaj engjëjve u thotë: “A këta ishin që vetëm juve u adhuronin?” (Sebe: 40) E mendo për këto ajete, ku Allahu i konsideroi si mosbesimtarë ata të cilët adhuruan Pejgamberët apo evliatë njësoj si ata të cilët adhuruan idhujt. Muhamedi salallahu alejhi selem luftoi kundër të gjithëve pa dallim.
Abdunebij: Por dallimi është se qafirët i adhurojnë idhujt, kurse unë dëshmoj se Allahu është një, i vetmi që sjell dobi, mund të bëjë dëm, mbizotëron gjithësinë si të dojë e nuk dua asgjë nga ata, por vetëm nga Allahu. Me robërit e mirë kam për qëllim vetëm ndërmjetësimin e tyre tek Allahu.
Abdullahu: Fjala jote nuk është asgjë tjetër vetëm se fjala e mushrikëve e argument për këtë është fjala e Allahut kur thotë: “Ata pos Allahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi e thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë tek Allahu!” (Junus: 18)
Abdunebij: Por unë nuk adhuroj askënd përveç Allahut, kurse thirrja e tyre në vështirësi nuk konsiderohet adhurim!
Abdullahu: Po të pyes se a pranon se Allahu të ka obliguar të kesh sinqeritet në ibadetin vetëm ndaj Tij duke të urdhëruar me fjalët: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë.” (Bejineh: 5)
Abdunebij: Po, gjithsesi më ka obliguar.
Abdullahu: Pra, unë po kërkoj prej teje që të më tregosh se si Allahu të ka obliguar për sinqeritet në adhurim vetëm ndaj Tij?
Abdunebij: Nuk e di.
Abdullahu: E, pra, po të tregoj, por dëgjo me vëmendje. Thotë Allahu në Kuran: “Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë.” (Araf: 55) Pra, duaja a është ibadet apo jo ?
Abdunebij: Gjithsesi, bile truri i ibadetit (adhurimit), siç shënon Ahmedi në hadithin: “Duaja është ibadet (adhurim).”
Abdullahu: Pasi e pranove se duaja është ibadet i Allahut, t’i lutesh Allahut ditë e natë me frikë e me shpresë për një dëshirë, e pastaj i lutesh për atë dëshirë edhe një engjëlli apo Pejgamberi apo një njeriu të devotshëm në varrin e tij, a bëre shirk në këtë ibadet?
Abdunebij: Po, atëherë kam për të rënë në shirk. Këto fjalë janë të mira e të sakta.
Abdullahu: Ja edhe një shembull tjetër. Kur e mësove fjalën e Allahut: “Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!” (Keuther: 2), e praktikove urdhrin e Allahut, e there kurbanin, a është kjo ibadet për Allahun e Lartësuar?
Abdunebij: Pa dyshim që është ibadet.
Abdullahu: E nëse ther kurban për ndonjë Pejgamber, xhin apo diçka tjetër, a i ke bërë shok Allahut në adhurimin e dikujt tjetër?
Abdunebij: Po, kjo është shirk pa dyshim.
Abdullahu: E unë të solla shembull duanë e therjen, ngase duaja është ibadeti më me rëndësi nga ibadetet gjuhësore, kurse therja është ibadeti më i rëndësishëm nga veprat. Ibadeti nuk është i kufizuar vetëm me këtë, por përfshin më shumë adhurime, si: nedhri (për shembull thotë nëse më shërohet djali, do të pres kurban për Allah e do e shpërndaj mes të varfërve. Nëse i shërohet djali, obligohet ta plotësojë premtimin që i ka dhënë Allahut), betimi, kërkimi i shpëtimit, kërkimi i ndihmës, etj. Por mushrikët kurejshë, të cilëve u zbriti Kurani, a i kanë bërë adhurim melaikeve, njerëzve të mirë si dhe idhujve të tyre si Lat, Uza etj., apo jo?
Abdunebij: Po, i kanë adhuruar ata.
(3)
Abdunebij: A e mohon o Abdullah ndërmjetësimin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, a e kundërshton atë?
Abdullahu: Jo, assesi. Unë nuk e mohoj ndërmjetësimin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Gjithsesi Muhamedi salallahu alejhi ue selem do të ndërmjetësojë Ditën e Kiametit dhe do t’i pranohet ndërmjetësimi si dhe shpresoj që edhe unë do ta fitoj shefatin (ndërmjetësimin) e tij atë ditë, por duhet ditur se shefati (ndërmjetësimi është prapëseprapë në dorë të Allahut, pra kë të dojë e pranon e kë të dojë e refuzon, sikurse thotë Allahu: “Thuaj: “I tërë shefati (ndërmjetësimi) i takon vetëm Allahut.” Ai ndodh vetëm pasi të japë leje Allahu, siç thotë Allahu në Kuran: “Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij,” (Bekare: 255) Dhe nuk ndërmjetëson tek Ai vetëm pasi t’i jepet leje, siç thotë Allahu në Kuran: “…dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai.” (El Enbija: 28)
Allahu nuk është i kënaqur me tjetër vetëm se me teuhid, sikurse thotë në Kuran: “E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.” (Ali Imran: 85)
E nëse shefati është vetëm nga Allahu dhe do të ndodhë vetëm pas lejes së Allahut dhe nuk ndërmjetësojnë vetëm Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e jo dikush tjetër pos tij, derisa të japë leje Allahu e nuk e lejon shefatin vetëm për monoteistët (të cilët s’i kanë shoqëruar në adhurim askënd), atëherë u kuptua se shefati (ndërmjetësimi) i takon Allahut në tërësi, atëherë unë e kërkoj vetëm nga Allahu e them: O Allah, mos më bëj mua prej të privuarve nga shefati i Muhamedit salallahu alejhi ue selem Ditën e Gjykimit! Apo: O Allah, bëje Muhamedin salallahu alejhi ue selem ndërmjetëses për mua te Ti në Ditën e Gjykimit!
Abdunebij: U bëmë të pajtimit se nuk lejohet të kërkohet diçka nga dikush që nuk e posedon atë, kurse Muhamedit salallahu alejhi ue selem Allahu ia ka dhanë shefatin, pra pasi Allahu ia ka dhanë, atëherë e posedon dhe lejohet të kërkohet ajo që ai posedon, dhe nuk është në këtë rast shirk.
Abdullahu: Po, kjo është e vërtetë, nëse nuk e ndalon Allahu i Lartësuar atë, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë veçantë për ta adhuruar Allahun, e mos adhuroni në to askënd tjetër me Allahun!” (Xhin: 18) Kërkimi i ndërmjetësimit është dua e Ai që ia dha Muhamedit salallahu alejhi ue selem shefatin është Allahu, po ashtu Ai është që të ka ndaluar që ta kërkosh nga tjetërkush, kushdo që të jetë ai, që kërkohet prej tij. Gjithashtu shefati u është dhënë edhe të tjerëve përveç Pejgamberëve alejhi selam, si: melaikeve, njerëzve të mirë, fëmijëve të vegjël të muslimanëve etj. A po thua se Allahu ua dha atyre ndërmjetësimin e pastaj kërkoi prej tyre? Nëse thua këtë, atëherë u ktheve përsëri në adhurimin e njerëzve të devotshëm e siç e ka përmendur Allahu në Kuran. E, nëse jo, atëherë bëhet e pavlefshme thënia jote e mëhershme se Allahu ua ka dhanë e unë kërkoj nga ajo që Allahu ua ka dhënë.
Abdunebij: Por unë nuk i bëj shirk (shok Allahut në adhurim), se kthimi te të devotshmit për ndërmjetësim nuk është shirk.
Abdullahu: A e di se Allahu e ka ndaluar shirkun dhe se ai është më shumë mëkat se prostitucioni dhe se Allahu nuk e fal atë.
Abdunebij: Po e pranoj, kjo është shumë e qartë, siç e ka cekur Allahu në Kuran.
Abdullahu: Ti tani mohove prej vetes shirkun, të cilin e ka ndaluar Allahu e për Zotin, a më trego për shirkun të cilin ti nuk e ke bërë e ti e thua se nuk e ke bërë.
Abdunebij: Shirku është adhurimi i idhujve, statujave, kthimi drejt tyre në vështirësi, kërkimi i ndihmës prej tyre, pasja frika prej tyre.
Abdullahu: Çfarë nënkuptojmë me adhurimin e idhujve? A mendon se mushrikët kurejshë mendonin se ata idhuj nga druri e guri kanë mundësi të krijojnë e të furnizojnë, të mbizotërojnë gjithësinë? Ata nuk e kanë pasur atë besim, siç ta kam cekur më herët.
Abdunebij : Po, gjithsesi pohoj se kush i drejtohet me dua statujave prej, guri a druri apo ther për ta, apo thotë se ata na afrojnë ne tek Allahu, se Allahu na largon ne problemet me begatinë e tyre, ky është adhurimi i idhujve që kam për qëllim.
Abdullahu: The të vërtetën. Kjo është vepra juaj te statujat e po ashtu fjala jote se shirku është vetëm në adhurimin e idhujve. Po ai që u drejtohet të vdekurve apo të devotshmëve me dua nuk ka bërë shirk?
Abdunebij: Po, kjo është ajo që desha të them.
Abdullahu: Çfarë qëndrimi ke ti për ajetet në të cilat Allahu e ka ndaluar mbështetjen te njerëzit e mirë apo lidhjen e zemrës me melaiket apo diçka tjetër? Allahu i konsideroi ata si jobesimtarë, siç e cekëm më parë.
Abdunebij: Po, por Allahu na tregon në Kuran se ata të cilët e adhuruan Isain dhe Mejremën e melaiket nuk bënë mosbesim për këtë shkak, por për shkak se ata thanë se Isai është djalë i Zotit e thanë për melaiket se janë vajzat të Zotit, kurse ne nuk themi se Abul Kader Xhejlani është djalë i Zotit, po ashtu nuk themi se Zejnepja është vajzë e Zotit.
Abdullahu: Sa i përket shpifjes se Zoti ka djalë, ai është kufër në vete, i pavarur nga adhurimi, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Thuaj: Ai, Allahu është Një! Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.” (Ihlas: 1-2)
Ehadë ka kuptimin se nuk ka të barabartë me Të, kurse eSamed ka kuptimin “i drejtohet Atij për të gjitha nevojat”. E, kush e mohon këtë, atëherë bën mosbesim edhe nëse nuk mohon fundin e kësaj sureje, e pastaj thotë Allahu i Lartësuar: “Allahu nuk ka marrë për Vete kurrfarë fëmije (as nga engjëjt, e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar dhe do të dominonin njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është Allahu nga ato që ia përshkruajnë.” (Muminun : 91)
Kjo tregon ndarjen për të dy llojet e kufrit e argument për këtë janë gjithashtu edhe ata të cilët u bënë jobesimtarë për shkak të duasë së tyre drejtuar Latit (idhull), duke e konsideruar si njeri të mirë e jo duke e konsideruar si bir të Zotit. Po ashtu, të katër medhhebet kanë përmendur në kapitullin e quajtur “El Murted” (ai i cili del nga feja), se nëse ndonjë besimtar mendon se Allahu posedon djalë, atëherë ka dalë nga dini. Pra, ata bëjnë ndarje mes këtyre të dyjave.
Abdunebij: Por Allahu thotë: “Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosjeje.” (Junus: 62)
Abdullahu: Po, ashtu besojmë, se ajo është hak dhe themi ashtu, por nuk adhurohen. Ne nuk kritikojmë tjetër vetëm se adhurimin e tyre krahas Allahut apo shoqërimin e tyre me Të, sepse është obligim i yni që t’i çmojmë e t’i pasojmë si dhe t’i pranojmë kerametet (veprat e jashtëzakonshme që Allahu ua mundëson robërve të Tij të mirë). E nuk i mohojnë kerametet e evliave (njerëzve të mirë) vetëm se bidatçitë e feja e Allahut është ndërmjet ekstremit dhe neglizhencës si dhe rrugë mes dy devijimeve, e vërtetë ndërmjet dy të kotave.
Abdunebij: Ne dëshmojmë la ilahe il-l Allah, se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, e se Muhamedi salallahu alejhi ue selem është i Dërguar i Tij, i besojmë Kuranit, Ditës së Gjykimit, falim namaz, agjërojmë. Si po na barazon me ata që nuk dëshmojnë shehadetin La ilahe il-l Allah , i përgënjeshtrojnë Pejgamberët, e përgënjeshtrojnë Ditën e Gjykimit, nuk i besojnë Kuranit e thonë se ai është sihër?
Abdullah: S’ka kundërthënie tek ulematë se nëse ndonjëri i beson Muhamedit salallahu alejhi ue selem për diçka që ka ardhur me të dhe përgënjeshtron diçka tjetër, se ai është qafir, jobesimtar, dhe nuk ka hyrë në Islam. Po ashtu, nëse beson diçka nga Kurani e mohon diçka tjetër, si për shembull kush beson në Allah e nuk fal famaz apo mohon obligimin e zekatit, apo beson këto, por mohon agjërimin, apo beson këto që u thanë më lart, por mohon obligimin e haxhit, e për këtë kur nuk mohuan njerëzit në kohën e Muhamedit sal Allahu alejhi ue selem, se haxhin Allahu ua bëri obligim.
“Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); Allahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit.” (Ali Imranë: 97)
Mohimi i ringjalljes është kufër me ixhma (bashkimi i ulemave islamë në një kohë për ndonjë çështje) e për këtë Allahu në librin e Tij ka dëshmuar se kush beson në një pjesë e mohon pjesën tjetër, ka bërë kufër, mosbesim.
Abdunebij: Po, kjo është e vërtetë dhe është e qartë në Kuranin e Madhëruar.
(4)
Abdullahu: Kush i beson Pejgamberit salallahu alejhi ue selam për diçka dhe e kundërshton për obligimin e namazit është qafir, se është i lejuar gjaku i tij dhe pasuria e tij me mendimin e të gjithë ulemave, e po ashtu nëse beson gjithçka përveç ringjalljes, po ashtu ai është jobesimtar. Allahu në Kuran ka treguar se teuhidi (monoteizmi) është farzi më i madh me të cilën ka ardhur Muhamedi salallahu alejhi ue selem e pa dyshim se ai është më i madh se namazi, agjërimi, zekati e haxhi. E si nëse ndokush mohon ndonjërën nga këto bën kufër, edhe nëse vepron me tërë atë që ka ardhur Muhamedi salallahu alejhi ue selem, e kur mohon teuhidin me të cilin kanë ardhur të tërë Pejgamberët nuk bën kufër?! Subhanallah, sa injorancë e madhe! E po ashtu menduan sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur luftuan kundër fisit beni haife, edhe pse ata në fillim pranuan Islamin me Muhamedin salallahu alejhi ue selem, e shprehnin dëshminë La ilahe il Allah Muhamed Resulallah, e falnin namazin dhe thirrnitnin ezanin.
Abdunebij: Po, por ata pohonin se Musejlemi është Pejgamber e ne themi se nuk ka Pejgamber pas Muhamedit salallahu alejhi ue selem.
Abdullahu: Po, por ju e ngrini shumë Aliun, Allahu qoftë i kënaqur me të, apo Abdul Kadrin apo të tjerë nga Pejgamberët, melaiket deri në shkallë aq të lartë sikurse Zoti i tokës e i qiellit, e nëse konsiderohet kufër ngritja e ndonjë njeriu në shkallë të Pejgamberit salallahu alejhi ue selm e bëhet hallall pasuria e tij e gjaku i tij, nuk i bën dobi namazi e as shehadeti. E, kush e ngre ndokënd në barazi me Allahun, atëherë ky edhe më tepër mund të konsiderohet qafir. E po ashtu edhe ata të cilët Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, i dogji me zjarr, të gjithë ata pohonin se jemi muslimanë, po ashtu ata ishin shok të Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe kishin marrë dituri nga sahabët, por fatkeqësisht kishin besim të gabuar tek Aliu sikurse shumë muslimanë te Abdul Kadri apo shumë të tjerë, e si u bashkuan sahabët në kufirin e tyre e në vrasjen e tyre? Mos mendon se sahabët i konsiderojnë jobesimtarë muslimanët? Mos mendon se besimi në një evlia apo diçka të tillë nuk bën dëm në fe, kurse besimi tek Aliu bën kufër? Nëse themi se të parët nuk e kanë bërë askënd qafir, vetëm nëse ka bërë shirk si dhe përgënjeshtrim të Pejgamberit, Kuranit dhe ringjalljes apo diçka tjetër, e çfarë kuptimi do të kishte atëherë kapitulli që e kanë përmendur të gjithë ulemaja e parë në librat e tyre: bab hukm murted (dispozitat mbi atë që del prej fesë), e ai është qafiri i cili bëhet qafir pas Islamit të tij të parë. E pastaj kanë përmendur shumë vepra me secilën prej tyre njeriu bën kufër, si për shembull disa raste kur shfaq diçka me gjuhë e nuk beson me zemër, apo kur përmend diçka nga dini për t’u tallur me të po ashtu për ata që Allahu në Kuran për ta thotë: “Thuaj: “A me Allahun, librin dhe të Dërguarin e Tij talleni? Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi (shpallët se) besuat, keni mohuar.” (Tevbe: 68) E këtë grup Allahu e shpalli se kanë bërë mosbesim pasi ishin besimtarë edhe pse ishin me të Dërguarin në betejën e Tebukut e thanë disa fjalë edhe pse thanë që i kanë thënë në formë të shakasë e po ashtu argumentohet se siç ka thënë Allahu për beni israilët(hebrenjtë), edhe pse duke qenë muslimanë dhe kishin diturinë e tyre dhe devotshmërinë e tyre, prapë i thanë Musait sikurse tregon Allahu në Kuran: “O Musa, na e bëj edhe neve një zot (statujë) si zotat që i kanë ata (ai popull)”. Ai (Musai) tha: “Ju jeni popull që nuk dini.” (Araf: 138)
Edhe disa nga sahabët thanë: “Na bëj një pemë sikurse ajo e jobesimtarëve për t’i varur armët tona që të begatohemi” , e u betua Muhamedi sal Allahu Alejhi ue selm se ato fjalë janë të ngjashme me fjalët e beni israilëve kur thanë: “O Musa, na e bëj edhe neve një zot (statujë) si zotat që i kanë ata (ai popull)”. Ai (Musai) tha: “Ju jeni popull që nuk dini.” (Araf: 138)
Abdunebij: Po, por beni israilët të cilët i thanë Musait alejhi selam, na bëj edhe neve një zot sikur ai populli që panë, nuk bënë mosbesim me këtë.
Abdullahu: Përgjigjja është se beni israilët të cilët kërkuan nga Musai t’ju bëjë një zot sikur ai popull që e kishin parë ata nuk bënë atë mëkat e sikur ta kishin bërë, atëherë do të bënin mosbesim e po ashtu ata të cilët kërkuan nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem që t’ua bëjë një pemë të tillë, sikur ta bënin atë, do të bënin mosbesim.
Abdunebij: Unë gjithashtu kam një problem tjetër, ngjarjen që i kishte ndodhur Usame bin Zejdit, se kur kishte vrarë atë personin që kishte thënë La ila il All-llah, Muhamedi sal Allahu alejhi ue selem e kishte qortuar për atë duke i thënë: “O Usame, a e vrave pasi tha La ilahe il Allah?” E po ashtu edhe fjala e Muhamedit sal Allahu alejhi ue selem: “Jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa të thonë La ilahe il Allah.” Si ta bashkoj atë që ceka më herët e ndërmjet këtij udhëzimi, Allahu të udhëzoftë?
Abdullahu: Siç dihet shumë mirë se Muhamedi salallahu alejhi ue selem i ka luftuar hebrenjtë, edhe pse pohonin dëshminë La ilahe il lAllah, po ashtu sahabët kishin luftuar beni hafifen, edhe pse ata dëshmonin La ilahe il Allah dhe se Muhamedi salallahu alejhi ue selem është i Dërguar i Allahut, faleshin, e thërrisnin në Islam e po ashtu edhe ata të cilët i ka djegur Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, me zjarr.
E ti po thua se kush mohon besimin në ringjallje bën kufër dhe vritet, edhe nëse thotë La ilahe il lAllah, e po ashtu kush mohon diçka nga shtyllat e Islamit bën mosbesim dhe vritet, edhe nëse e shpreh atë me gjuhë. E si ka mundësi që fjala La ilahe il lAllah të mos bëjë dobi nëse mohon diçka në fe e të bën dobi nëse mohon diçka mbi teuhidin, e cila është bazë e fesë të të gjithë Pejgamberëve?
Por ndoshta ende s’e kuptove domethënien e këtyre haditheve. Sa i përket hadithit të Usames, ai ka vrarë një njeri duke menduar se ai e tha atë fjalë vetëm sa për ta shpëtuar shpirtin e tij dhe pasurinë e tij. E ai i cili shpall Islamin s’bën të vritet, derisa të gjendet dëshmi kundër asaj që thotë. Allahu zbriti shpallje për këtë ngjarje: “O ju që besuat, kur marshoni në rrugën e Allahut (për në luftë), të jeni të matur (të mos nguteni), e mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin): “Nuk je besimtar!” (Nisa: 94), që do të thotë se vërtetoni mirë e ajeti do të thotë se duhet ndalur nga sulmi i tij derisa të vërtetohet mirë, e nëse më pas vërtetohet ajo që nxjerr njeriun nga feja, atëherë vritet. E fjala e Allahut “derisa ta vërtetoni”, e nëse nuk do të vritej, është diçka kundër saj që meriton të vritet, atëherë kjo fjalë do të ishte e pakuptimtë. E kush thotë La ilahe il Allah nuk duhet sulmuar derisa të na bëhet e qartë se ka diçka të tillë që është jashtë kushteve të kësaj fjale dhe argumenti i kësaj është hadithi i mëhershëm, që Muhamedi salallahu alejhi ue selm i tha Usames, se a e vrave pasi tha La ilahe il Allah si dhe hadithi i Muhamedit salallahu alejhi ue selem ku thotë: “Jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa të thonë La ilahe il lAllah.” Megjithatë, Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thënë për havarixhët: “Kudo që t’i gjeni, vritini.” Edhe pse ata janë njerëzit që më së shumti bëjnë ibadet nga muslimanët e dhikër Allahut deri në atë masë sa sahabët e nënçmonin ibadetin e tyre në krahasim me ibadetin e havarixhëve e po ashtu ata kishin marrë dituri nga sahabët e nuk u bëri dobi fjala La ilahe il lAllah e as ibadeti i shumtë e as pretendimi i tyre se janë muslimanë siç duhet, atëherë kur sheriati i Allahut ishte kundër tyre.
(5)
Abdunebij: E çfarë thua ti për hadithin se Ditën e Kiametit njerëzit kërkojnë nga Ademi alejhi selam ndërmjetësim tek Allahu i Lartësuar, pastaj nga Nuhu alejhi selam, pastaj nga Ibrahimi alejhi selam, pastaj nga Musai alejhi selam e pastaj Isai alejhi selam e të gjithë nuk pranojnë. Derisa të përfundojnë tek Muhamedi salallahu alejhi ue selem. E kjo do të thotë se kërkimi i ndihmës në vështirësi nga njerëzit nuk është kufër!
Abdullahu: Ky është moskuptimi i yt në këtë mesele (çështje), ngase kërkimi i ndihmës nga ndonjë krijesë për atë që ka mundësi nuk është e ndaluar. Sikurse thotë Allahu i Lartësuar në Kuran: “Dhe ai hyri në qytet në një kohë të pahetuar prej banorëve të tij dhe në të i gjeti dy veta që po përlaheshin, njëri prej ithtarëve të tij e tjetri prej armiqve të tij, e ai i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut dhe Musai alejhi selem e goditi dhe ai vdiq. Ai (Musai alejhi selm) tha: “Kjo është prej veprave të djallit, e s’ka dyshim se ai është armik i hapët që shpie në humbje.” (El-Kasas: 15)
Po ashtu sikurse kërkon ndihmë nga shokët e tu për atë që kanë mundësi si luftë apo diçka tjetër. E ajo që është e ndaluar: kërkimi i ndihmës te varret nga të vdekurit, e që hyn në ibadet e që nuk bën të kërkohet prej tjetërkujt vetëm se nga Allahu i Lartësuar e që nuk ka mundësi për të askush tjetër pos Allahut të Lartësuar. E njerëzit kërkojnë ndihmë nga Pejgamberët në Ditën e Kiametit e kanë për qëllim që ata të bëjnë dua Allahut që të gjykojë mes tyre, me qëllim që të pushojnë nga ato vuajtje të Ditës së Kiametit e që banoret e xhenetit të hyjnë në xhenet. E kjo është e lejuar në këtë botë e po ashtu edhe në botën tjetër, për shembull që të shkosh te një njeri i gjallë e t’i thuash lutju Allahut të Lartësuar për mua, siç kanë shkuar sahabët te Muhamedi salallahu alejhi ue selem e kanë kërkuar që të bëjë dua për ta, por assesi nuk e kanë bërë një gjë të tillë pas vdekjes së tij, nuk i janë lutur kurrë te varri i tij. E po ashtu selefi (të parët e mirë të këtij umeti) kanë kundërshtuar nëse dikush ka shkuar te varri i Pejgamberit me qëllim që t’i bëjë dua Allahut.
Abdunebij: E çfarë thua ti për rrëfimin e Pejgamberit të Allahut, Ibrahimit alejhi selam, kur e hodhën në zjarr. Atij i erdhi Xhibrili alejhi selam dhe kur Ibrahimi alejhi selam ishte në qiell duke rënë në zjarr, Xhibrili i tha: “O Ibrahim, a dëshiron të të ndihmoj? Ibrahimi alejhi selam u përgjigj: “Nëse prej teje, jo. Por nga Allahu po.” Nëse kërkimi i ndihmës nga Xhibrili alejhi selam do të ishte shirk në këtë rast, atëherë Xhibrili alejhi selam nuk do t’i paraqitej Ibrahimit alejhi selam që ta ndihmonte.
Abdullahu: Kjo është një dyshim sikurse lloji i dyshimeve të mëhershme. Ky transmetim nuk është i vërtetë, por edhe duke pasur parasysh ata që flasin për vërtetësinë e tij, prapëseprapë Xhibrili alejhi selam iu paraqit që ta ndihmonte për atë që ka mundësi, siç thotë Allahu i Lartësuar për të në Kuran: “Ai, fuqiforti, (Xhibrili).” (ENexhm: 5)
E sikur ta urdhëronte Allahu i Lartësuar atë që ta merrte zjarrin që kishin ndezur për Ibrahimin dhe kodrat afër me gjithë ata njerëz që ishin afër tij dhe t’i hidhte në lindje apo në perëndim, Xhibrili do të kishte mundësi. E kjo është si rasti i një të pasuri që sheh një nevojtar dhe i propozon që ta ndihmojë t’i japë disa të holla hua. Kurse ai e kundërshton me bindje se Allahu i Gjithëmëshirshëm do ta ndihmojë e do ta furnizojë, që mos t’i krenohet pastaj me këtë të mirë që i ka bërë. E kjo pra në realitet s’është asgjë, por ajo që është shumë më e madhe është istigathe bi gajr Ilah (kërkimi i ndihmës nga dikush tjetër për largimin e diçka të keqe, që nuk ka mundësi askush tjetër për të pos Allahut të Lartësuar), që bëhet në ditët e sotme shumë.
Dije, o vëlla i nderuar, se shirku i të parëve, te të cilët u dërgua Muhamedi salaallahu alejhi ue selem, ishte më i vogël se shirku i kohës së sotme për këto tri pika:
Një: Mushrikët e parë i bënin shirk Allahut (shoqërim në adhurim) vetëm kur ishin në rehati, por kur ishin në vështirësi i drejtoheshin Allahut me sinqeritet, siç thotë Allahu në Kuran: “Idhujtarët e dinë për Allahun pse) Kur hipin ata në anije (u këputet lidhja me tokën dhe frikësohen) i luten sinqerisht Allahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njëjtit i lusin idhujt!” (Ankebut: 65)
E po ashtu: “E kur i mbulon ata ndonjë valë si reja, i drejtohen Allahut sinqerisht me besim vetëm ndaj Tij, e kur i shpëton ata e dalin në tokë, ka disa prej tyre që i mbesin besnikë besimit të drejtë, e faktet Tona nuk i refuzon kush pos të pabesit dhe përbuzësit.” (Lukman: 32)
E mushrikët kundër të cilëve luftoi Muhamedi salallahu alejhi ue selem i luteshin Allahut dhe dikujt tjetër kur ishin në rehati, kurse në vështirësi nuk i luteshin dikujt tjetër përveç Allahut të Lartësuar. Ata i harronin të adhuruarit e tjerë përveç Allahut, kurse mushrikët e kohës sonë u luten të tjerëve përveç Allahut në rehati e në vështirësi. Por kush do ta kuptojë këtë çështje ashtu siç duhet të kuptohet?
Dy: Të parët iu lutnin Allahut të Lartësuar e përveç Allahut i Lartësuar iu lutnin edhe dikujt tjetër si njerëzve te devotshëm e te afruar tek Allahu . Ata iu lutnin si: Pejgamberëve, apo njerëzve të devotshëm apo melaikeve, apo statujave prej gurit, apo drurit. E ata atë adhurim ia bënin atyre që i bënin adhurim Allahut të Lartësuar e jo që e kundërshtojnë Allahun. Kurse sot shumë njerëz lusin së bashku me Allahun edhe shumë njerëz më të prishur dhe mendojnë se ata janë njerëzit më të mirë. E adhurimi i atyre që nuk e kundërshtojnë Allahun e Lartësuar si drunjtë e gurët është më i vogël sesa ata të cilët dëshmojnë për njerëzit më të prishur se ata janë ndërmjetësues tek Allahu dhe i adhurojnë ata.
Tre: Të gjithë ata të cilët kanë bërë shirk në kohën e Muhamedit salallahu alejhi ue selem kanë bërë shirk në teuhid eluluhije (teuhidin e ibadetit të Allahut), kurse shumica e atyre që bëjnë shirk sot bëjnë shirk në teuhid errububije (teuhidin e njohjes së Krijuesit). Njerëzit sot besojnë se natyra është ajo që bën veprime si të dojë në gjithësi, si jeta, vdekja etj. Po e përfundoj fjalimin tim me përmendjen e kësaj çështjeje më të madhe, e cila ka mundësi që të kuptohet me atë që cekëm më herët. Nuk ka kundërthënie se teuhidi është ajo që patjetër duhet të plotësojë këto kushte: bindje me zemër, shqipërim me gjuhë si dhe punë me gjymtyrë. E nëse ndonjë nga këto kushte mungon, atëherë njeriu nuk mund të jetë musliman. E nëse e njeh teuhidin e nuk punon me të, atëherë është qafir, kundërshtues si firauni e shejtani. Këtu gabojnë shumë njerëzit, të cilët thonë se kjo është e vërtetë, por nuk kemi mundësi që ta veprojmë, se nuk lejohet në vendin tonë e nuk bën pa iu përshtatur atyre e t’iu shkojmë për shtat që të ruhemi prej sherrit të tyre. Të gjorët nuk e dinë se shumica e kokave më të shquara të kufrit e dinë të vërtetën e nuk e lënë për diçka tjetër vetëm se për disa arsye, edhe pse të papranueshme, siç thotë Allahu i Lartësuar në Kuran: “Ata i shkëmbyen ajetet e Allahut për një vlerë të paktë dhe penguan nga rruga e Tij. Ata keq vepruan.” (Teube: 9)
E nëse punon me teuhid publikisht dhe nuk e kupton si dhe nuk e beson me zemrën e tij, ky njeri atëherë është munafik (hipokrit). Munafikët janë edhe më të këqij se qafirët, të cilët e shprehin kufirin e tyre haptazi, siç thotë Allahu në Kuran: “S’ka dyshim, mynafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës.” (Ennisa: 145)
Edhe kjo çështje me rëndësi të bën të kuptosh. Ka njerëz që e dinë të vërtetën, por nuk punojnë ashtu siç e dinë nga frika që mos të humbin pasurinë, sikurse Karuni i popullit të Musait apo pozita e tij si Hamani, apo mbretëria si Firauni. Patjetër duhet t’i kuptosh këto dy ajete nga libri i Allahut të Lartësuar.
Ajeti i parë: “Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi (shpallët se) besuat, keni mohuar.” (Teube: 66)
E kur ta dish se disa që ishin me Pejgamberin salallahu alejhi ue selem kanë bërë kufër për shkak të pak fjalëve që kishin thënë, atëherë e kupton se ai që flet me kufër apo punon me të nga frika e pasurisë apo pozita, apo lëshon pe për hatër të dikujt, ky është kufër më i madh sesa dikush që flet me shaka fjalë që janë kufër. Për shkak se kur dikush bën shaka të shumta, ndonjëherë nuk ka qëllim në zemër atë që thotë me gjuhë, por ka për qëllim për t’i argëtuar shokët e tij. Kurse ai i cili flet kufër apo punon me qëllim që të arrijë diçka nga të tjerët, i ka besuar shejtanit në premtimin e tij, siç thotë Allahu në Kuran: “Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija.” (El-Bekare: 268) I është frikësuar shejtanit për shkak të kërcënimit të tij, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t’ju fiksojë.” (Ali Imran: 175) E nuk i ka besuar Allahut në premtimin e Tij në pjesën e dytë të ajetit 268 në suren El Bekare: “Allahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati.” (El Bekare: 268) ai nuk i është frikësuar Allahut dhe dënimit të Tij. “Po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomëni Mua, nëse jeni besimtarë.” (Ali Imran: 175) A e meriton që të jetë prej të dashurve të Allahut apo prej të dashurve të shejtanit?
Ajeti i dytë: Fjala e Allahut: “Ai që pas besimit të tij e mohon Allahun, me përjashtim të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim, por fjala është për atë që ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidhërimi nga Allahu dhe ata kanë një dënim të madh.” (Nahl: 106)
E nuk i arsyetoi Allahu këta, me përjashtim të atyre që janë detyruar me dhunë, por duke pasur zemrën plot iman, kurse të tjerët kanë bërë kufër pas besimit të tyre sido që të kenë bërë, qoftë nga frika apo me shpresë për ndonjë pasuri apo duke toleruar për hir të dikujt apo kanë vepruar në formë talljeje apo për qëllime të tjera. Këtu përjashtohet ai që është detyruar me dhunë, ngase ajeti na jep të kuptojmë se njeriu nuk ka mundësi të detyrohet për zemër, por vetëm për vepra, si fjalë, punë, kurse bindja e zemrës nuk ka mundësi të detyrohet nga askush. E fjala e Allahut të Lartësuar: “Këtë (dënim të madh) ngase ata më tepër e deshën jetën e kësaj bote sesa jetën e botës tjetër e Allahu nuk udhëzon njerëzit jobesimtarë.” (Enahl: 107)
Nga ky ajet kuptuam se dënimi nuk ishte për besim në zemra apo për mosdije, për urrejtje të fesë apo dashuri të kufirit, por për qëllim se kishte lakmi për të mirat e kësaj bote dhe e tejkaloi dashurinë ndaj fesë. Allahu e di më së miri.
E pas gjithë kësaj, a nuk të erdhi koha, Allahu të udhëzoftë, që të pendohesh te Zoti i yt e të kthehesh tek Ai e të lësh atë në të cilën je tani, pasi është shumë me rrezik, siç e dëgjove.
Abdunebij: Kërkoj falje tek Allahu dhe pendohem tek Ai dhe dëshmoj “La ilahe il Allah ve ene Muhamed Resul Allah (Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.) Tani distancohem nga të gjithë ata që kam adhuruar më herët përveç Allahut. E unë tani lus Allahun e Madhëruar që të më fal për atë që kam bërë nga mosdija e të më mëshirojë e e të më përforcojë në teuhid (njëshmëri), monoteizëm të vërtetë derisa të vdes. Gjithashtu e lus Allahun që ty o vëlla Abdullah të të shpërblejë për këto këshilla të mira, ngase feja është këshillë. Me lejen e Allahut te Lartësuar pate mundësi që të më largosh nga besimi im i devijuar, pasi nëse do ta takoja Allahun e Lartësuar me të, nuk do të shpëtoja. Të falënderoj që ma tërhoqe vërejtjen për gabimin tim, që e kisha emrin Abdunebij. Po të tregoj se që tani e ndërroj dhe bëj Abdurrahman. Të falënderoj për largimin e shirkut prej meje.
(6)
Abdullahu: S’ka problem, vetëm më dëgjo me vëmendje. Mos e bëj traditë që në atë që nuk është e kuptuar mirë nga Kurani apo Suneti, ti të pasosh atë që ka kundërthënie në atë me qëllim që ta kuptosh apo me qëllim që të bësh hutim me të, se në realitet nuk e di kuptimin e saj vetëm se Allahu, por le të jetë parulla jote parulla e atyre dijetarëve të shquar, që thonë për atë që është e pakuptueshme: “Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë!”
Kurse ajo që vlen të diskutohet për atë që është e pakuptueshme është fjala e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: “Lëre atë që të duket e dyshimtë, kurse pranoje atë që nuk të duket e dyshimtë.” (Shënon Ahmedi dhe Termidhiu)
Po ashtu hadithi i Muhamedit salallahu alejhi ue selem, që thotë: “Kush mbrohet nga gjërat e dyshimta, është siguruar në pikëpamje të besimit dhe të nderit, ndërsa kush bie në gjërat e dyshimta, ka rënë në të ndaluarën.” (Buhariu dhe Muslimi)
Gjithashtu është edhe hadithi: “Mëkati është ai që të bren në gjoks dhe nuk do që të tjerët ta dinë.” (Muslimi)
Gjithashtu: “Pyete zemrën tënde dhe pyete shpirtin tënd.” E ngjashëm me këtë është edhe kjo: “Mirësia është ajo që të fle në shpirt, kurse mëkati është çka të bren në shpirt e që gjithmonë të mundon në gjoks.”
Sqarim: Kjo këtu ka të bëjë me shpirtin e besimtarit e sa i përket mosbesimtarit, ai është gjithmonë i kënaqur qoftë edhe me mëkatet më të mëdha.
Kujdes nga pasimi i epshit, sepse Allahu e ka tërhequr vërejtjen për të në Kuran duke thënë: “A e ke parë ti atë që për zot çmon epshin e vet?” (Furkan: 43)
Kujdes nga ekstremizmi në persona apo mendimet e tyre apo nga ajo se çfarë kanë qenë të parët, se ajo largon njëherazi nga haku apo e vërteta, se haku është gjë e humbur e besimtarit, kudo që ai e gjen, e meriton më së shumti. Allahu në Kuran thotë: “Dhe kur u thuhej atyre (idhujtarëve): “Pranoni atë që Allahu e shpalli”! Ata thonë: “Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë”! Edhe sikur prindërit e tyre të mos kenë kuptuar dhe të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t’i pasonin).” (Sure Bekare: 170)
Kujdes që të mos u ngjash jobesimtarëve, e kjo është edhe fillimi i çdo të keqeje, siç ka thënë Muhamedi salallahu alejhi ue selem: “Kush i ngjan një populli, ai është prej tyre.” (Shënon Ebu Davudi)
Mos respekto asnjë krijesë që është në kundërshtim të Krijuesit.
Kurrë mos mendo keq për Allahun, ngase Allahu i Lartësuar thotë: “Unë jam tek mendimi që robi ka për Mua.”
Dhe kurrë mos vendos ndonjë rreth apo pe me qëllim të largimit të fatkeqësive, apo mos i vendos ato penj me qëllim që fatkeqësitë të mos ndodhin.
Kujdes që të mos jesh prej atyre që mbajnë hajmali për ta ruajtur veten nga mësyshi, ngase është shirk.
Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotë: “Kush mban diçka si hajmali apo diçka tjetër me qëllim të largimit apo ruajtjes nga të këqijat, i është dorëzuar atij (që ai ta ruajë).” (Shënon: Ahmedi dhe Termidhiu)
Kujdes që të mos kërkosh begati nga gurë e drunjtë duke i lëmuar me shpresë që të fitosh bekimin e tyre.
Ruaju që të mos bëhesh pesimist apo i dëshpëruar ndaj çfarëdo gjëje që të ndodhë, ngase është shirk. Në një transmetim që tregohet nga Ibn Mesudi e ai nga Muhamedi salallahu alejhi ue selam, ai ka thënë: “Ndjellja e të zezave është shirk.” (Shënon: Ahmedi e Ebu Davudi)
Kuptimi i këtij hadithi është për shembull kur dikush del dhe sheh një mace të zezë që ia ndërpret rrugën, atëherë ai në këtë rast thotë se ky udhëtim është i dëmshëm. E kjo është e ndaluar në Islam.
Po ashtu kujdes nga fallxhorët, të cilët pretendojnë se e dinë të ardhmen dhe të fshehtën .Me këtë ata publikojnë planet e tyre të ndryshme në gazeta, pra hedhin fall për përgëzim apo për dëshpërim e kjo sjell edhe humbjen e shpresave të atyre që merren me ato gazeta, ndërsa besimi i tyre në të është shirk. E vërteta është se e fshehta dhe e ardhmja i takon vetëm Allahut dhe për këtë thuhet “Allahu alem” (vetëm Zoti i Lartësuar nga çdo të metë e di).
Kujdes nga betimi në diçka tjetër përveç Allahut, çfarëdo që të jetë ai në të cilën betohesh, sepse ajo është shirk. Në hadith thuhet: “Kush betohet në diçka tjetër përveç Allahut, ka bërë shirk apo kufër.” (Shënon Ahmedi dhe Ebu Davudi)
Kjo ka të bëjë me betimin për Pejgamberin, jetën apo siç është traditë në vendet tona, ku disa betohen për nënat apo familjet apo diçka tjetër përveç Allahut.
Kujdes që të mos ofendosh kohën, erën, diellin, motin e ftohtë, motin e ngrohtë, ngase ajo nënkupton sharjen e Allahut, që e ka krijuar atë.
Kujdes nga fjala “sikur” kur të godet diçka e pakëndshme, si p.sh. “sikur të ishte kështu, do të ndodhte kështu”, ngase “sikur” i hap dyert e djallit dhe është në kundërshtim me kaderin (caktimin ) e Allahut, sic ka ardhur në hadith: “Kaderu-llah ue ma shae feal”, që do të thotë: “Caktimi i Allahut e Ai bën çfarë të dojë”.
Mos thuaj: “E-selam al-Allah” (paqja qoftë mbi Allahun), ngase vetë Allahu është selam-paqe dhe ai jep paqe.
Kujdes që të mos bëhesh nga ata të cilët i marrin varrezat për faltore, sepse nuk lejohet namazi në atë xhami ku ka varr.
Në të dy librat më të saktë të hadithit nga Buhariu dhe Muslimu, Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Muhamedi salallahu alejhi ue selem në çastet e vdekjes ka thënë: “Allahu i mallkoftë çifutët dhe të krishterët, që i kanë bërë varret e Pejgamberëve për faltore”, e me këtë ia ka tërhequr vërejtjen umetit që të mos bëjnë si ata. Për këtë arsye ka thënë Aishja “se po të mos ndalonte me këto fjalë, do t’ia ngrinin varrin atij”. (Shënon Buhariu dhe Muslimi). Si dhe hadithi tjetër i Muhamedit salallahu alejhi ue selem, me të cilin na tërheq vërejtjen nga ajo që cekëm më herët. Ai thotë: “Ata të cilët ishin para jush, i merrnin varret e Pejgamberve si dhe të njerëzve të mirë për faltore dhe ju mos i merrni varret për faltore, se unë jua ndaloj atë.” (Transmetohet nga Ebu Avane)
Dhe assesi mos i prano ato hadithe që i kanë shpikur rrenacakët dhe ia mveshin Muhamedit salallahu alejhi ue selem, sikurse hadithet e shpikura që do të cekim më poshtë, që të kërkohet ndërmjetësim tek Allahu me Pejgamberin salallahu alejhi ue selem në dua. Si p.sh. të thuhet: “O Allah, ma jep këtë mirësi për hir të Muhamedit salallahu alejhi ue selem”, ndërsa kjo është e ndaluar dhe është shirk. Po ashtu edhe lutja tek Allahu duke ndërmjetësuar me njerëzit e devotshëm. Po ashtu edhe kjo është e ndaluar dhe e keqja e saj vjen nga hadithi i shpikur: “Kërkoni ndërmjetësim tek Allahu me pozitën time, se më të vërtetë pozita ime tek Allahu është shumë e madhe.”
Është edhe një hadith tjetër i shpikur ndaj Muhamedit salallahu alejhi ue selem: “Kur t’ju vështirësohen punët, kërkoni ndihmë nga banorët e varrezave.” Gjithashtu vlen të përmendet edhe ky hadith i shpikur ndaj Muhamedit salallahu alejhi ue selem: “Allahu e ka obliguar një melek tek varri i çdo njeriu të devotshëm që njerëzve t’jua kryejnë nevojat e tyre.” Apo edhe hadithi tjetër i shpikur: “Nëse dikush ka mendim të mirë qoftë edhe për një gur, ai guri do t’i bëjë dobi.” Këto janë ato hadithe dhe shumë hadithe të tjera të shpikura të këtij lloji ndaj Muhamedit salallahu alejhi ue selem.
Kujdes, mos kremto festimin e të ashtuquajturave festa fetare si festa e mevludit, Israsë, Miraxhit, nata e mesme e muajit Shaban…, ngase këto janë gjëra të shpikura në fe. Këto nuk kanë kurrfarë argumenti nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem, po ashtu edhe nga sahabët të cilët e duan Muhamedin salallahu alejhi ue selem më shumë se ne. Për këtë, nëse do të ishte mirë festimi i këtyre festave, ata do të garonin në to para nesh.
.
Përktheu: H.Kadriu