Shqipëria shkoi barazim (0-0) me Serbinë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për javën e tretë të kualifikimeve për Kupën e Botës për Klube.
Futbollistët serbë u dukën më të përqendruar në provokimin e tifozëve vendas sesa në lojën vetë, ndërsa një moment i veçantë gjatë ndeshjes u kthye në temë diskutimi në rrjetet sociale.
Strahinja Erakovic, mbrojtësi i përfaqësueses së Serbisë, u kap nga kamerat në një episod që ngjalli të qeshura dhe kritika në të njëjtën kohë. Në pamjet e publikuara, ai shihet duke ecur normalisht në fushë, por më pas bie papritur në tokë duke mbajtur kokën, sikur të ishte goditur rëndë.
Ky moment u interpretua si një simulim i pastër, duke e krahasuar me një skene teatrale, dhe u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, ku përdoruesit nuk kursyen ironinë ndaj veprimit të tij.
Megjithatë, përpjekja e Erakovic për të ndikuar ndeshjen përmes një simulimi rezultoi e pasuksesshme. Gjyqtari italian Davide Massa, i cili drejtoi takimin, nuk e pranoi reagimin e mbrojtësit si të besueshëm dhe lejoi lojën të vazhdonte.