Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mori pjesë në Samitin Ukrainë–Evropa Juglindore në Kiev, por Beogradi ishte i vetmi që nuk e nënshkroi deklaratën e përbashkët për vazhdimin e mbështetjes politike, financiare dhe të sigurisë ndaj Ukrainës.

Deklarata e Kievit parashihte vazhdimin e ndihmës për Ukrainën, bashkëpunimin në rindërtimin e vendit dhe rritjen e presionit ndaj Rusisë për përfundimin e luftës.

Vuçiq tha se Serbia vazhdon të mbështesë integritetin territorial të Ukrainës dhe rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, por nuk u pajtua me pjesët e dokumentit që lidhen me sanksionet dhe presionin ndaj Rusisë.

Vizita në Kiev ishte e para e një presidenti serb në kryeqytetin ukrainas pas më shumë se një dekade. Gjatë saj, Vuçiq deklaroi se Serbia do të rrisë ndihmën humanitare për Ukrainën, përfshirë mbështetje financiare, mjekësore dhe energjetike.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version