Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Zyrtarët shëndetësorë: Nuk rrezikohemi nga epidemia “Ebola”
    Lajme

    Zyrtarët shëndetësorë: Nuk rrezikohemi nga epidemia “Ebola”

    Dija OnlineBy Dija Online05-08-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Epidemia “Ebola”, e cila konsiderohet si njëra prej epidemive më të rrezikshme dhe e cila është përhapur me të madhe në disa vende të Afrikës Perëndimore, nuk rrezikon që të shpërthejë edhe në Kosovë.
    Mirëpo, në rast se kjo gjë mund të ndodhë, Ministria e Shëndetësisë së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, është e përgatitur dhe ka marrë të gjitha masat e duhura.

    Sipas Faik Hotit, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, epidemia “Ebola”, nuk parashihet që të ketë ndonjë shpërthim masiv, madje siç pohoi ai kjo epidemi përhapet vetëm me rrugë ajrore.

    “Në fakt në bazë të zhvillimit të deri tanishëm të epidemisë e cila ka goditur disa vende të Afrikës Perëndimore nuk parashihet që të ketë ndonjë shpërthim masiv në kontinentet e tjera duke pasur parasysh faktin se për dallim nga disa virusë tjerë, virusi i Ebola nuk përhapet me rrugë aerogjenë por me rrugë ajrore. Megjithatë rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë që të gjitha sistemet shëndetësore të vendeve të ndryshme të jenë të përgatitura, t’i mobilizojnë kapacitetet e veta dhe të jenë në gjendje gatishmërie për t’u përballur me raste eventuale. Tash për tash OBSH-ja nuk ka rekomanduar masa ekstreme, karantinë apo ndonjë masë tjetër, mirëpo sidoqoftë kujdesi asnjëherë nuk është i tepërt dhe sistemet shëndetësore të secilit vend duhet të jenë të përgatitura për t’u ballafaquar me ndonjë rast eventual”, ka thënë Hoti.

    Hoti tha se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është në gjendje që të marrë masa preventive duke filluar nga edukimi shëndetësor dhe fuqizimi i kapaciteteve të ndryshme, madje siç u shpreh ai, është e rëndësishme që të mos ketë panik dhe shqetësim tek qytetarët.

    “Zakonisht viruset nuk zgjedhin mosha por përhapen prej një personi në tjetrin. Te rasti i Eboles përhapja ndodh përmes kontaktit me persona të infektuar apo përmes lëngjeve trupore, kështu që kjo ndoshta është edhe një përparësi me raport me viruset tjerë”, ka thënë Hoti.

    Ndërsa, Skender Syla, kryetar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, tha përmes telefonit se epidemia e Eboles është e përhapur në Afrikën Perëndimore dhe se nuk ka ndonjë rrezik eventual që kjo të ndodhë edhe në Kosovë.

    “Për momentin nuk ka ndonjë rrezik për hapjen e kësaj epidemie për arsye se rastet janë në katër vende të regjionit të Afrikës Perëndimore. Por pavarësisht prej situatës ne i kemi dhënë rekomandimet institucioneve të Kosovës që të bëjnë përgatitjet e duhura”, ka thënë ai.

    Sipas tij, OBSH-ja në mënyrë të përhershme i njofton autoritetet shëndetësore të Kosovës për gjendjen epidemike të sëmundjeve të vjetra.

    Kurse, Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, tha se kanë marrë të gjitha masat preventive dhe se është i përgatitur për çdo rast eventual, por se rreziku sipas tij që kjo epidemi të përhapet edhe në Kosovë është i vogël.

    Ndryshe, epidemia “Ebola”, transmetohet në kontakt të drejtpërdrejtë me gjakun, lëngjet biologjike dhe me lëkuren e njerëzve dhe kafshëve të infektuara. /KP/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleBeogradi bllokon gjykimin për krimet e kryera në fshatin Tërrnje
    Next Article Familjarët: Ganiu është larguar nga Kosova
    Dija Online

    Related Posts

    Çfarë kërkojnë protestuesit në Serbi dhe çfarë pritet më tej?

    30-06-2025

    Ukrainasit prezantojnë dronin që arrin lartësinë prej 11 kilometrave, ka për synim shkatërrimin e fluturakeve pa pilot të rusëve

    30-06-2025

    Vdes një burrë në Gjilan – iu përkeqësua gjendja gjatë udhëtimit

    30-06-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë kërkojnë protestuesit në Serbi dhe çfarë pritet më tej?

    Ukrainasit prezantojnë dronin që arrin lartësinë prej 11 kilometrave, ka për synim shkatërrimin e fluturakeve pa pilot të rusëve

    Vdes një burrë në Gjilan – iu përkeqësua gjendja gjatë udhëtimit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.