Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»VV-ja këmbëngul: Ne duhet ta udhëheqim dialogun me Serbinë
    Lajme

    VV-ja këmbëngul: Ne duhet ta udhëheqim dialogun me Serbinë

    Dija OnlineBy Dija Online07-08-201402 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul që, për t’u bërë pjesë e koalicionit Qeverisës me bllokun LDK-AAK-Nisma, ta udhëheq dialogun me Serbinë.

    Sekretari i përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj thotë se nga pesë kriteret e kësaj lëvizjeje, ka mbetur vetëm edhe çështja e udhëheqjes së dialogut që të pranohet nga blloku LDK-AAK-Nisma.

    Molliqaj thekson se nuk ka asnjë arsye të mos pranohet kjo, kur sipas tij, është vetë i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, ai që e ka propozuar një gjë të tillë në prezencë edhe të Isa Mustafës dhe Fatmir Limajt.

    “Kjo është arsyeja e parë pse ata duhet ta pranojnë edhe këtë. E dyta është se subjekti që i njeh më së miri marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë-Serbi dhe marrëdhëniet me shtetet tjera fqinje, është Vetëvendosje. Qëndrimi i saj i vazhdueshëm për këto nëntë vjet ka qenë më i thukti, më i drejti dhe i cili do të kishte mundësi të ndërronte qasjen”, tha Molliqaj për Radio Kosovën.

    Molliqaj tha se Vetëvendosje nuk tërhiqet në asnjë moment nga marrëveshja e arritur më 16 korrik dhe për këtë, ai tha se duhet të reflektojnë tri partitë e bllokut.

    Sekretari i Vetëvendosjes nuk e sheh të pamundshëm pranimin e kësaj pike nga ana e bllokut LDK-AAK-Nisma.

    “Unë mendoj që është shumë e mundshme. Mendoj që është shtyrë kjo çështje vetëm derisa të ketë vendim nga Gjykata Kushtetuese, sepse nuk shoh asnjë arsye të vetme që kjo gjë mos të pranohet”, tha Molliqaj.

    Vetëvendosje në vazhdimësi ka qenë kundër dialogut me Serbinë, por Molliqaj thotë se vetëm atëherë kur ky dialog të udhëhiqet nga Vetëvendosje, do të ketë dialog të mirëfilltë.

    “Dialog të mirëfilltë ka vetëm atëherë kur udhëheq Vetëvendosje. Të gjitha dialogët janë me kushte. Deri tani kushtet i ka vendosur Serbia. Ne jemi që kushtet t’i vendos Kosova”, theksoi Molliqaj.

    Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar vlerësimin e dialogut të deritashëm, vlerësimin e marrëveshjeve në institucionet ndërkombëtare, siç është Komisioni i Venedikut, fillimin e dialogut me serbët lokalë në Kosovë; pika këto që sipas zyrtarëve të Vetëvendosjes, janë pranuar nga ana e bllokut LDK-AAK-Nisma, dhe ka mbetur vetëm pranimi i udhëheqjes së dialogut nga Vetëvendosje, në mënyrë që edhe lëvizja e Albin Kurtit të jetë pjesë e qeverisë që pretendon ta formojë blloku LDK-AAK-Nisma. /rtk/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleThaçi: Kosova, kurrë nuk do të jetë tokë e ekstremistëve
    Next Article Djuric: Serbia nëpërmjet ambasadave të saj do t’i tregojë botës për raportin e Williamson’it
    Dija Online

    Related Posts

    Izraeli po vret civilë në Gaza me dronë komercialë kinezë, zbulon një hetim

    14-07-2025

    Australia nis stërvitjen më të madhe ushtarake në histori – pritet vëzhgim nga Kina

    14-07-2025

    46 tentime të pasuksesshme, a po shkon Kosova drejt zgjedhjeve të dyfishta?

    14-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    Izraeli po vret civilë në Gaza me dronë komercialë kinezë, zbulon një hetim

    Çfarë ndodh me tensionin e gjakut kur pini lëng shege

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    99% e startupeve të AI do të kenë vdekur deri në vitin 2026 — ja pse

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    14-07-20255 Mins Read

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    13-07-20252 Mins Read

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    13-07-20252 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.