VV dhe AAK tash luftojnë për bajraktarizëm në opozitë

0

Përderisa muaj më parë, dy partitë opozitare Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, protestonin se bashku thoshin se ato i ka bashkuar kauza për shpëtimin e Republikës, tash këto dy parti janë ndarë dhe po shtyhen se cila e ka bajraktarin në opozitën e Kosovës.

Krejt kjo ka ndodhur kur së fundmi, tri partitë opozitare VV, AAK dhe NISMA, janë ndarë kur kanë nisur të flasin për krijimin e një liste të përbashkët politike, listë kjo së cilës do t’i printe Albin Kurti.

E tash, kur Aleanca ka thirrur protestë me 14 maj, pas protestës së anuluar e të planifikuar të mbahej me 26 mars, thotë se është e turpshme që VV të bëjë thirrje për të mos dalë në protestë vetëm pse do që të jetë bajraktari i opozitës.

“VV duhet të dalë në protestë. Është gabim që të bëhet thirrje të mos dilet në protestë e të veprohet sikurse veprojnë partitë në pushtet, vetëm pse AAK e ka thirrë protestën”, ka thënë Ardian Gjini, në emisionin Info Magazine.

Gjini ka thënë se VV e kishte anuluar protestën e 26 marsit pa e paralajmëruar AAK-në.

“Na kanë thirrë në orën 11:00 për të na lajmëruar se e kanë anuluar protestën”, ka thënë Gjini.

Sipas Gjinit, populli nuk e dëshiron këtë qeverisje dhe kosovarët nuk janë popull që nuk dinë të protestojnë. /Insajderi/

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com