Vrasja dhe zhdukja e myslimanëve në Mianmar

0

Dyfytyrësia dhe standardet e dyfishta të bashkësisë ndërkombëtare e cila krenohet me mbrojtjen e të drejtave të pakicave, askund nuk janë më të dukshme sikurse në shembullin e myslimanëve në këtë vend aziatik.

Duke mbyllur sytë para gjenocidit i cili në mënyrë sistematike është duke u kryer mbi pakicën myslimane Rohinjase, në këtë shtet nga 2 milion myslimanët kanë mbetur vetëm rreth 800.000, bota në këtë mënyrë tërthorazi merr pjesë në këtë krim të rënë kundër njerëzimit. Për shkeljen e lirive themelore njerëzore të kësaj bashkësie njerëzore më të kërcënuar në botë nga viti 2012 gjer më sot janë publikuar raporte të shumta të komisioneve të specializuara të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Në mbrojtje të Rohinjasëve ka intervenuar në mënyrë diplomatike edhe Organizata për Bashkëpunimin Islamik. Udhëheqësit e tyre kanë vizituar Mianmarin dhe kanë ndihmuar në dërgimin e ndihmave humanitare. Megjithatë pozita katastrofale humanitare të Rohinjasëve nuk është përmirësuar as për fije flokësh. Përkundrazi nga dita në ditë pozita e tyre është gjithnjë më e rëndë, ndërsa gjenocidi sistematik mbi ata mori sot dimensione në të mëdha, bile është intensifikuar pas marrjes së pushtetit nga liderët politik civil. Pasiviteti dhe paaftësia që të ndërpritet krimi ndaj Rohinjasëve pushteti i Mianmarit e arsyeton me erupsionin e racizmit, nacionalizmit etnik dhe fanatizmin fetar që ka ardhur për shkak të liberalizimit politik të diktaturës më brutale të gjertanishme të Azisë juglindore. Mëkati i Rohinjasëve është se janë të racës tjetër dhe ngjyrës tjetër, por më së shumti për atë që janë mysliman. Arsyetim tjetër për dehumanizimin e tyre, dëbimin e tyre, shpërnguljen, getoizimin dhe vrasjet e tyre nuk mund të gjejmë. Kur në Sudanin e tanishëm jugor janë shkelë të drejtat e krishterëve, menjëherë ka intervenuar bashkësia ndërkombëtare e fuqishme dhe i ka ndihmuar që të fitojnë të drejtën edhe në shtetin e tyre. Pas kësaj kanë shpërthyer konfliktet në mes fiseve krishtere, për të cilat nuk ka pas më alibi për të akuzuar myslimanët sudanez.

 

Kur qeveria autokratike e Indonezisë gjatë fundit të shekullit të kaluar ka kryer shumë më pak, krime ndaj banorëve të Timorit Lindor, ish koloni e portugezëve e banuar me afro 1.200.000 banorë, me shumicë krishtere të cilin e ka aneksuar qeveria diktatoriale e Xhakartës pas propozimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën pretendimin se në rast të pavarësisë së këtij ishulli të vogël do të mund të bie në duart të lëvizjes me orientim marksist të Fretilinit dhe për shkak të ndikimit sovjetik do të mund të shëndrrohet në”Kubën e Azisë juglindore”. Pas një kohe të kaluar në emër të mbrojtjes së drejtave njerëzore prapë ka intervenuar bashkësia ndërkombëtare . Pas kësaj Timori Lindor në referendumin të cilin e ka lejuar dhe zbatuar kryetari i Indonezisë Jusuf Habibi ka fituar pavarësinë e saj. Kur në fillim të vitit të kaluar Selekët, koalicioni i tri grupimeve myslimane të lira në veri të Republikës Qendrore Afrikane, pas fitores së qeverisë në Banguiji janë shpërndarë, e me këtë janë larguar kontrollit të Michel Djotodit, kryetarit të pare të Afrikës Qendrore, i janë kthyer vandalizmit dhe kanë kryer krime mbi krishterët, në një shkallë shumë më të vogël se atë që sot janë duke bërë elementët ekstremistë budistë të Mianmarit mbi Rohinjasit të paaftë, bashkësia ndërkombëtare e ka detyruar kryetarin Djotodiju të jep dorëheqjen. Pas kësaj, nën udhëheqjen e milicëve ekstremist krishter ka filluar hakmarrja e krishterëve kundër pakicës myslimane. Myslimanët janë asgjësuar, janë dëbuar në shtetet fqinje, shumë prej tyre janë vrarë, ndërsa të tjerë të mbetur po fshihen rreth aeroportit ndërkombëtar në Banguiji dhe nëpër xhamia të cilëve ju kërcënohet tani asgjësimi dhe masakra e mëtejmë. Trupat intervenuese franceze nuk kanë mundur apo nuk kanë dashur t’i mbrojnë.

 

Shembujt e cekur qartë tregojnë se është fjala për standardet e dyfishta të institucioneve ndërkombëtare, funksionarët e të cilëve, duke ndejt me duar në xhepa, vështrojnë se si mbi pakicën e vogël të bashkësisë së myslimanëve të Mianmarit, banorë autokton shumëshekullor të krahinës jugperëndimore të Arakanit, kryhej pastrimi etnik, dhunimi, uria, zhvendosje dhe gjenocidi. Në shkëlqimin e froneve politike të Perëndimit, në katedrat akademike dhe në qarqet politike gjatë është duke u diskutuar mbi fatin e Rohinjasëve dhe atë vetëm për definicionet teknike, a paraqet krimi i kryer mbi Rohinjasit në Mianmar gjenocid, a është kryer apo do të mund të ndodh. Pamundësia e sistemit të mbrojtjes së drejtave të njeriut për të vepruar konform parimeve morale të proklamuara humane tregon në një problem serioz me të cilin ballafaqohet civilizimi njerëzor, problem i paaftësisë së vetëdijes morale që të iniciojnë mekanizmat praktik dhe të mobilizojnë resurset të cilit do të ishin të aftë të parandalojnë këtë katastrofë njerëzore.

 

Rohinjasëve me ligj i cili është aprovuar në vitin 1982 iu është marrë e drejta në shtetësinë e Mianmarit, edhe pse ata përbëjnë njërën nga 135 bashkësi etnike të këtij shteti shumicë budist. Vendbanimet e tyre në mënyrë sistematike digjen, kurse qeveritarët mianmarës sistematikisht i getoizojnë në llogoret e përqendrimit në të cilat janë të detyruar të jetojnë në kushtet johumane. Për shkak të fatit të hidhur të tyre, Mark Dummet nga BBC-ja i ka përshkruar Rohinjasit si popull më i padëshiruar në botë.

 

Dehumanizimi dhe gjenocidi mbi Rohinjasit plotësisht e kanë zhvesh perceptimit mitologjik postmodern për budizmin si lëvizje fetare egzotike, pacifiste, paqësore, tolerante, i cili në perëndim shpesh trajtohet si burim i inspirimit, spiritualizmit shpirtëror, paqedashësit dhe mospërfilljes ndaj vlerave hedonistike të cilët mbizotërojnë në shoqëritë konsumuese perëndimore dhe surrogateve të tyre të transplantuar në mbetjet tjera të botës globale. Sikurse dikur filozofi i shquar gjerman Theodor Adorno me të drejtë ka pyetur:” A është e mundur që pas Holokaustit të ketë përsëri poezi”, në të njëjtën mënyrë do të kishim mund të shtrojmë pyetjen:” Cili është qëllimi i glorifikimit të pacifizmit budist dhe ekzotikës lindore të saj pas gjenocidit të kryer mbi Rohinjasit, masakra e të cilit kryhet me bekimin e ekstremistëve budist, të maskuar me uniformat me ngjyrë shafrani, të cilët në Perëndim personifikojnë reliktet ekzotike lindore shpirtërore, të urtësisë dhe pacifizmit?”. Njashtu promotorët dhe patronët e pacifizmit global në perëndim do të duhej të pyeten se si dhe për çfarë arsye e kanë shpërblyer me shpërblimin më prestigjioz global për kontributin për paqë, çmimin e Nobelit për paqë e cila i është dhënë ish disidentes së dikurshme e tani shefe aktuale e opozitës mianmarase Aung San Suu Kyi, kjo aspak nuk i shërben për nder, duke marr parasysh se kjo”ikonë e luftës për drejtat dhe liritë njerëzore” një kohë të gjatë në mënyrë pasive i përcjell qytetarët e vet dhe forcat e sigurisë se si e dehumanizojnë dhe shkatërrojnë pakicën etnike më të pambrojtur të shtetit të saj. Në vend që me autoritetin moral të vehet në mbrojtje të kësaj bashkësie etnike të nëpërkëmbur, si një margaritar në fronin e Mianmarit multietnik, oportunizmi politik aq e ka verbëruar ate dhe as që do të vërej e lere më të pranoj se në Mianmar është duke ndodhur asgjësimi sistematik i Rohinjasëve mysliman.

 

Çudit fakti se nobelistja mianmarase, e përkëledhura e qendrave të fuqishme perëndimore, i ka hedhur poshtë faktet e mbledhura të Human Rights Watchit për shkeljen e drejtave njerëzore të Rohinjasëve, për të cilin edhe raportuesi i Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se sipas definicionit janë duke u kryer krime kundër njerëzimit dhe spastrim etnik. Aung San Suu Kyi shihet qartë se ka vendosur të shkelë vlerat më të larta humane që vetëm të vije në krye të shtetit, e për të cilin i është e nevojshme mbështetja e shumicës radikale nacionaliste budiste me të cilin nuk do të prishet, pa të cilin bekim beson se nuk do të mund të fitojë votat e duhura për të qenë kryeministre e Mianmarit. Përkundër vërejtjeve më të hershme të këshilltarit special të Kombeve të Bashkuara për parandalimin e gjenocidit, senegalezit Adam Dienga, abuzimet e Rohinjasëve janë duke vazhduar, gjersa pushtetarët mianmaras shfaqin mospërfillje totale ndaj gjenocidit. Përpjekjet e arsyeshmërisë së krimeve në Mianmar sikurse edhe në vende tjera ku jetojnë pakicat myslimane, ndodhin sipas matricës së testuar. Ashtu që udhëheqësi ekstremist budist Ashin Wirathu i ka akuzuar Rohinjasit për islamizimin e heshtur të Mianmarit. Si rezultat i kësaj propagande rreth 190.000 Rohinjasit janë dëbuar nga vatrat e tyre. Kryetari i Mianmarit Thein Sein, insiston në atë që ata nuk janë bashkësi etnike mianmare por janë bengalez për të cilët nuk ka vend në vendin e tij.

 

Arsyetimet strategjike dhe justifikimet për hezitim dh heshtje të bashkësisë ndërkombëtare të cilin në të kaluarën ka qenë e mundur të pranohet, tani nuk ka më. Fuqitë perëndimore, posaçërisht SHBA-ja, kurrë nuk kanë qenë në pozitën më të volitshme të reagojnë në mënyrë të drejtë në mbrojtjen e Rohinjasëve. Qeveria e Mianmarit bën të gjitha për të përfituar mbështetjen me qëllim që të lirohet nga shtypjet të mëdha politike, ekonomike dhe gjeostrategjike të Kinës, e cila do që Mianmarin de fakto të shndërrojë në një provincë të saj jugore. Vendeve të Perëndimit të cilët në të kaluarën shumë herë kanë intervenuar edhe ushtarakisht me qëllim të mbrojtjes së drejtave njerëzore, kryesisht në ato shtete arabe dhe islame, kurrë nuk ka qenë më lehtë të kryhet presion në qeverinë e Mianmarit që të ndërpres eksodin e Rohinjasëve. Në vend që të dërgojnë menjëherë një kontingjent të forcave policore në krahinën e Arakanit me qëllim të parandalimit të gjenocidit dhe të ndërmerr hapa konkrete në planin e ndërtimit të mirëbesimit dhe dialogut ndërfetar si dhe të ndihmojë në eliminimin e stereotipeve, fjalorit të urrejtjes dhe instrumentalizimit të budizmit me qëllim të shkatërrimit të tjetrit dhe të ndryshmit, në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtën vrull sikurse është duke bërë me eliminimin e talibanëve në Afgansitan dhe Pakistan apo deradikalizimit të grupimeve ekstremiste myslimane në botën islame, bashkësia ndërkombëtare është shndërruar në bashkëfajtor në gjenocidin mbi Rohinjasit, pasi që posedon forcën dhe mekanizmat për të parandaluar, por qëndron me duar në xhepa duke pritur që myslimanët Rohinjas në krahinën e Arakanit në Mianmar të zhduken./ML

 

Shenim:

Osman Softiç është teolog i diplomuar dhe magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti UNSW në Sidnej. Merret me hulumtimin dhe analizën e çështjeve politike-ekonomike globale me theks të posaqshëm në Azinë Juglindore dhe rajonin e Pacifikut. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com