Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së martë, më 15 korrik 2014, persona të panjohur kanë bërë vjedhje me armë të rënda zjarri në sportelin e KEDS në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Sipas një njoftimi të KEDS, personat kanë shkaktuar dëme financiare dhe shëndetësore për personelin e KEDS që ishin prezentë në pikën e shitjes.
Me këtë rast, bëhet e ditur se KEDS ka njoftuar Policinë e Kosovës për vjedhjen dhe është duke bashkëpunuar për zgjidhjen e rastit.
“KEDS vlerëson që akte të tilla dëmtojnë shoqërinë dhe beson në zgjidhjen e tyre në afatin më të shpejtë të mundshëm kohor nga organet e rendit”, thuhet në njoftimin e KEDS.