Qeveria e Kosovës të mërkurën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për transferimin e milionëshit të parë nga mallra dhe shërbime, tek pjesa e subvencioneve. Ky ndryshim ia mundëson Ministrisë së Shëndetësisë, që nga dita e mërkurë ta shfrytëzojë milionëshin e parë për trajtimin e rasteve me leukemi nga fondi i përgjithshëm prej 5.5 milionësh.
Një ditë me parë gazeta Tribuna ka raportuar se asnjë cent nga fondi i ndarë nga qeveria për trajtimin e fëmijëve të prekur nga leukemia nuk është prekur. Por të mërkurën, miratimin e kërkesës së Ministrisë nga ana e Qeverisë e ka konfirmuar për Tribuna zëdhënësi i kësaj ministrie, Faik Hoti. Ai ka thënë se mjetet nga fondi për leukemi nga e mërkura mund të përdoren. Sipas tij, mjetet tani janë transferuar në subvencione dhe problemet e kësaj natyre nga e mërkura janë tejkaluar. “Rastet që janë me dosje të kompletuar do të aranzhohen për dërgim jashtë sa më parë që të jetë e mundur, ato që duhen kompletuar, do të kompletohen në bashkëpunim midis familjareve, QKUK-së dhe MSH-së”, ka thënë Hoti. Ai nuk ka treguar se kur pritet që fëmijët e parë të nisën për shërim jashtë vendi.
Të reja
- “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
- Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
- Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
- Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
- Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
- Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
- Agjendat perverse nuk njohin kufi
- Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim