Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Edukim»Udhëzimi i të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, gjatë vizitës së të sëmurit
    Edukim

    Udhëzimi i të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, gjatë vizitës së të sëmurit

    Dija OnlineBy Dija Online13-05-201407 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Udhëzimi i të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, gjatë vizitës së të sëmurit

     

    Nëse shpirtrat janë të krijuar me natyrshmërinë që të manifestojnë dashuri ndaj atyre që sillen mirë me ta dhe tregojnë interesim për ta, kjo dashuri është edhe më e shprehur gjatë momenteve të dobësisë, kur njeriu sëmuret, mbetet në shtrat dhe rraskapitet nga përdorimi i tepërt i ilaçeve. Prandaj, vizita në këto momente ka ndikim shumë të madh dhe ka domethënie të thellë për të treguar se sa është i solidarizuar vizitori me ndjenjat e të sëmurit dhe kjo kontribuon për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Për këtë shkak, i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, përkujdesej që t’i vizitonte të sëmurët dhe interesohej për gjendjen e tyre, madje ai këtë lloj vizite e bëri nga gjërat me të cilat obligohen besimtarët. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Obligimi i muslimanit ndaj muslimanit është në pesë gjëra, -ndër to- vizita kur të sëmuret.” (Shënon Buhariu)
    I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, punoi për vënien e këtij themeli në shpirtrat e sahabëve duke përmendur shpërblimet e mëdha që fiton besimtari kur viziton vëllanë e tij musliman. Nga këto hadithe është thënia: “Kush viziton vëllanë e tij besimtar (duke qenë i sëmurë), është duke ecur rrugëve të xhenetit derisa të ulet. Kur ulet, atë e përfshin mëshira. Nëse është ditë, mbi të çojnë salavate shtatëdhjetë mijë melekë deri në mbrëmje. Nëse është mbrëmje, atëherë mbi të çojnë salavatë mbi shtatëdhjetë mijë melek derisa të gdhijë mëngjesi.” (Shënon Ibën Maxheh)
    Gjithashtu thotë: “Kush viziton një të sëmurë, apo viziton një vëlla të tij nga feja, atë e thërret një thirrës: “U gëzofsh me të mira dhe u shpërblefshin hapat e tua me të mirë dhe shtëpia jote u bëftë xheneti!”(Shënon Tirmidhiu).
    Gjithashtu thotë: “Nuk ka ndonjë rob musliman që viziton ndonjë të sëmurë që nuk i ka arritur exheli (momenti i vdekjes) dhe thotë shtatë herë: “Lus Allahun e Lartësuar, Zotin e Arshit të Madhëruar, që të të shëroj!”, dhe që ai nuk do të shërohet.” (Shënon Tirmidhiu)
    Rastet e vizitave të Muhamedit salallahu alejhi ue selem ndaj të sëmurëve janë të shumta; ai gjithmonë interesohej për gjendjen e shokëve të tij, sigurohej për shëndetin e tyre dhe kujdesej për ta. Në mesin e atyre që Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i vizitoi kur ishin të sëmurë ishin Sad ibën Ebi Vekasi, Zejd ibën Erkami, Xhabir ibën Abdullahi dhe të tjerë, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata sahabë. Por vizitat e tij nuk kufizoheshin vetëm te shokët të cilët i besuan atij, pasi ai vizitonte edhe jobesimtarët që njihte, që t’i thërriste ata në Islam dhe të udhëzoheshin. Në këtë mënyrë veproi edhe me djaloshin i cili punonte tek ai salallahu alejhi ue selem si shërbëtor. Ky djalosh u sëmur nga një sëmundje e rëndë dhe i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, vazhdoi ta vizitonte atë derisa atij iu afrua vdekja. Kur i erdhi momenti i vdekjes, iu ul te koka dhe e thirri në Islam. Djaloshi shikoi babain e tij se çfarë po i thotë dhe babai i tha: “Pasoje Ebu Kasimin (Muhamedin (salallahu alejhi ue selem)!” Ai e pranoi Islamin dhe më pas vdiq. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, doli nga shtëpia e tij duke thënë: “Lavdërimi i qoftë vetëm Allahut, i Cili e shpëtoi atë nga zjarri.” (Shënon Buhariu)
    Nëse lexojmë siren (biografinë) e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, vërejmë praktikën e tij, se kur dëgjonte se ishte sëmurë dikush, ai nxitonte ta vizitonte, t’i rrinte afër, ta ndihmonte për nevojat që kishte, pastaj bënte lutje për të që të shërohej dhe t’i faleshin mëkatet, nëse ishte i sëmuri besimtar, ose e ftonte të pranonte Islamin, nëse ishte jobesimtar.
    Nga lutjet që u bënte gjatë vizitave të sëmurëve, të cilat na janë përcjellë, është ajo që e transmeton Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, e cila thotë se kur Muhamedi salallahu alejhi ue selam vizitonte të sëmurët, thoshte: “Largoje sëmundjen, o Zoti i njerëzve, shëroje se Ti je Shëruesi, nuk ka shërim vetëm se shërimi Yt!” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)
    Nëse i sëmuri kishte nevojë për rukje, ai e bënte këtë, ashtu si transmetohet nga Aishja në koleksionin e Buhariut. E, nganjëherë edhe i hidhte të sëmurit nga uji me të cilin kishte marrë abdest më parë dhe kështu shërohej me urdhrin e Allahut të Lartësuar, ashtu si transmetohet se veproi me Xhabir ibën Abdullahun (Allahu qoftë i kënaqur me të).
    Prej Sunetit të tij gjithashtu ishte se për t`ua lehtësuar sëmundjen, ai u kujtonte shpërblimin që arrin besimtari i cili sprovohet me sëmundje. Kështu ua lehtësonte vështirësitë me të cilat ballafaqoheshin dhe u kaliste atyre durimin dhe pritjen e shpërblimeve. Nga hadithet që na janë përcjellë është edhe thënia: “Nuk e lë sprova robin besimtar derisa ta pastrojë atë dhe ta bëjë të ecë në tokë duke mos pasur asnjë mëkat.”(Shënon Ibën Maxhe). Pastaj thotë: “Nuk ka asnjë rob që Allahu e sprovon me ndonjë sprovë në trupin e tij e që nuk i thotë melekut: “Shkruaji atij shpërblimin e veprave të mira që vepronte (kur ishte i shëndoshë).” Nëse shërohet nga sëmundja, atëherë ai e pastron plotësisht (nga mëkatet), por nëse ia merr shpirtin, atëherë e fal dhe e mëshiron atë.” (Shënon Ahmedi)
    Kur në një rast i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, vizitoi një grua që quhej Umu Saib, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe e dëgjoi se si ajo po e shante sëmundjen e etheve, pasi ajo ishte sëmurë nga kjo sëmundje, Muhamedi salallahu alejhi ue selem i tha: “Mos e shaj këtë sëmundje, sepse ajo është shkak që birit të Ademit t’i fshihen mëkatet ashtu si largon gjyryku (i farkëtarit) hekurin e keq gjatë farkëtimit.” (Shënon Muslimi)
    Nga Suneti i Muhamedit ishte edhe udhëzimi i të sëmurëve që të shërohen me lloje të ndryshme barnash që dinte ai, sikurse aplikimi i “hixhames”, vënia e ujit të ftohtë mbi të sëmurin me temperatura, porositja që të shërohemi me mjaltë dhe me kokërr të zezë (habetu seuda) dhe me lloje të tjera barnash të cilat janë të lejuara. Ai thoshte:“O robër të Allahut, shërohuni! Vërtet Allahu nuk ka lënë ndonjë sëmundje e që nuk ia la asaj edhe ilaçin.” (Shënon Tirmidhiu)
    I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, nuk e la anash edhe këshillimin dhe përkujtimin e të sëmurëve, varësisht prej situatave dhe rrethanave në të cilat gjendeshin ata. Ai këshilloi Sad ibën ebi Vekasin që mos t’i lërë anash të afërmit e tij, duke e ndaluar që t’u lërë testament të tjerëve më shumë se një të tretën e pasurisë.
    Kur në një rast ishte i pranishëm te njëri nga sahabët e tij, i cili ishte në momentet e vdekjes, e këshillonte atë dhe të pranishmit për domosdoshmërinë e bashkimit mes frikës dhe shpresës tek Allahu i Lartësuar gjatë sëmundjes. Rast tjetër është ai kur ndalon që njeriu ta kërkojë vdekjen dhe të shpresojë për të, pasi ai duhet të parapërgatitet për takimin me Allahun e jo të shpresojë për vdekjen, ashtu si transmeton Enes ibën Maliku.
    Në këtë mënyrë, i Dërguari salallahu alejhi ue selem na tregoi shembullin më të mirë se si duhet të përfitohen zemrat dhe të shfrytëzohen rrethanat e ndryshme për t’i thirrur njerëzit në Islam dhe në udhëzim.
    Burimi: www.islamweb.net
    Përktheu: Alaudin Abazi

    Dijaonline.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleOBSH edhe një gotë alkool është e dëmshme, pasojat e alkoolit
    Next Article SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË
    Dija Online

    Related Posts

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    11-03-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    14-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    “Palestine Action” përballë ndalimit në Britani: Çfarë ka bërë në të vërtetë kjo organizatë?

    Lufta rusi-ukrainë: Ngjarjet kryesore të ditës 1,226 – sulmi ajror më i madh që nga fillimi i luftës

    5 Ëmbëlsira të ftohta pa pjekje për ditët e nxehta të verës – Shije freskuese, pa furrë!

    Shpërthim në një pompë benzine të Romës

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.