Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Edukim»UDHËZIMI DHE KATEGORITË E NJERËZVE PËRBALLË TIJ – Ekrem Avdiu
    Edukim

    UDHËZIMI DHE KATEGORITË E NJERËZVE PËRBALLË TIJ – Ekrem Avdiu

    Dija OnlineBy Dija Online19-05-201603 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    KATEGORITË E NJERËZVE PËRBALLË UDHËZIMIT

    Shenjë identifikuese e Rrugës së Drejtë gjithashtu janë edhe njerëzit që ecin në të. Varësisht prej qëndrimit të tyre ndaj udhëzimit, Allahu i klasifikuar njerëzit në tri kategori kryesore ku secila prej tyre i ka karakteristikat dhe veçoritë e veta me të cilat njihet dhe identifikohet. Kjo ndarje rezulton nga lidhja a atyre njerëzve me mësimet e Allahut dhe mënyra se si ata e organizojnë dhe rregullojnë jetën e tyre dhe qëndrimet e tyre ndaj udhëzimit dhe të vërtetës. Ato tri kategori të njerëzve janë:

    • ai që e njeh të vërtetën dhe veprojnë sipas saj. Ky është ai të cilin Allahu e ka begatuar;
    • ai që e njeh të vërtetën, nuk vepron sipas saj, por është pasues i epsheve dhe ëndjeve të veta. Ky është ai mbi të cilin ka rënë zemërimi;
    • ai që nuk e njeh të vërtetën. Ky është i humburi dhe i devijuari.

    Dy kategoritë e fundit kanë shumë çka të përbashkët. Ai që e meriton zemërimin është edhe i humbur dhe anasjelltas. Ai që e meriton zemërimin ka devijuar nga udhëzimi i praktikës ngase ai posedon dije teorike, porse në praktikë e ka dëshmuar veten se nuk është i gatshëm të veprojë si duhet. Ndërsa i humburi dhe i devijuari meriton zemërimin ngase nuk posedon dijen e cila ia mundëson praktikën. Përgjegjësia e tij është se nuk është angazhuar për të arritur dije e cila është parakusht për praktikën e drejtë.

     

    UDHËZIMI I ALLAHUT, MIRËSIA MË E MADHE

    S’do mend se mirësitë e Allahut janë të panumërta dhe janë të llojllojshme. Çdo gjë që posedon njeriu është prej Allahut dhe ato mirësi kanë vlera dhe rëndësi të ndryshme. Mirësia më e madhe është mirësia e udhëzimit në rrugën e drejtë. Pastaj vijnë të gjitha tjerat në radhë.

    Është interesante se Allahu i Madhëruar, kur i ka përmendur tri kategoritë e njerëzve në suren el-Fatiha, ka bërë një dallim shumë domethënës në përshkrimin e tyre. Për të udhëzuarit flet se ata janë njerëzit të cilëve Ai u ka dhënë begati: “Në rrugën e atyre të cilët Ti i ke begatuar.” (Fatiha, 7) Këtu Allahu ia përshkruan mirësinë dhe begatinë Vetes, për dallim prej kategorisë vijuese të njerëzve për të cilët thotë: “… e jo në rrugën e atyre mbi të cilët ka rënë zemërimi…” Mrekullia e shprehjes së tillë qëndron në faktin se udhëzimi që është mirësia dhe dhuntia më e madhe e Allahut, i përshkruhet Atij në mënyrë të drejtpërdrejtë ngase udhëzimi më shumë bëhet për shkak të mirësisë së Allahut sesa për shkak të meritave të njeriut.

    Njeriu, në të vërtetë, meriton diçka prej mirësive të Allahut, por Ai u jep njerëzve shume më shumë sesa ata meritojnë ngase Allahu është mirëbërësi më i madh. Andaj edhe përmendja e kësaj apo cilësdo mirësi të Allahut është me vend dhe njeriu duhet të i jetë mirënjohës Allahut për mirësitë me të cilat e ka begatuar. Në anën tjetër, zemërimi i Allahut, meritorë të të cilit janë gjithsesi të devijuarit dhe ata që refuzojnë ta pasojnë udhëzimin e Allahut, është shprehje e drejtësisë së Tij, pasi që Ai i trajton keqbërësit ashtu si e meritojnë. Andaj në rastin e parë, mirësinë ia përshkruan Vetes ngase ajo buron prej mirësisë dhe mëshirës së Tij. Ndërsa zemërimi vjen si pasojë e veprave dhe meritave të njerëzve që veprojnë jo si duhet.  Mëshira dhe mirësia e Tij gjithnjë e tejkalon zemërimin, ndëshkimin dhe hakmarrjen e Tij. Është e gjithënjohur se Allahu i Madhëruar më shumë ka dëshirë të falë se sa të ndëshkojë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticlePolicët e aeroportit të Rinasit, qasje raciste ndaj turistëve që vijnë nga vendet e botës Arabe
    Next Article Ministri i Brendshëm austriak: Vizat hiqen në fund të qershorit
    Dija Online

    Related Posts

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    11-03-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    14-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë kërkojnë protestuesit në Serbi dhe çfarë pritet më tej?

    Ukrainasit prezantojnë dronin që arrin lartësinë prej 11 kilometrave, ka për synim shkatërrimin e fluturakeve pa pilot të rusëve

    Vdes një burrë në Gjilan – iu përkeqësua gjendja gjatë udhëtimit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.