Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Tortura, përdhunim dhe vdekje në burgjet e Egjipti
    Lajme

    Tortura, përdhunim dhe vdekje në burgjet e Egjipti

    Dija OnlineBy Dija Online05-07-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Grupi aktivist i të drejtave të njeriut Amnesty International ka regjistruar prova të përkeqësimit të madh në të drejtat e njeriut në Egjipt, një vit pas grushtit të shtetit që rrëzoi presidentin legjitim Muhamed Mursi.
    Duke vënë në dukje rritjen e arrestimeve dhe burgosjeve arbitrare, Amnesty International tha se numri i njerëzve të ndaluar është të paktën 16.000, duke cituar një vlerësim zyrtar të publikuar nga Associated Press në mars, nga të cilët së paku 80 kanë vdekur në paraburgim.

    Më shumë se 40,000 njerëz u arrestuan dhe paditën në mes të periudhave korrik 2013 – maj 2014.

    Në mesin e të burgosurve të vdekur në stacionin Policor Mattereya ishte Ahmed Ibrahim, i cili në mënyrë të përsëritur u ankua për shëndet të dobët, e vecanërisht për vështirësi në frymëmarrje për shkak të ventilimit të dobët në qelinë e tij. Amnesty njoftoi se ai kishte vdekur disa orë pasi i ishte mohuar kujdesi shëndetësor. Trupi i tij thuhet se ishte i mbuluar me mavijosje në qafën e tij, gjë që sugjeron se ai mund të ketë qenë torturuar.

    Tortura si një praktikë për të marrë informata, në veçanti nga anëtarët e Vëllazërisë Myslimane, është një taktikë e përdorur nga ushtria egjiptiane dhe policia në ambientet që i përkasin Agjencisë së Sigurimit Kombëtar, stacionet policore dhe vende jozyrtare të paraburgimit, njoftoi Amnesty International.

    Goditjet elektrike, përdhunimi, prangosja, djegia dhe karriga elektrike, janë tortura të zakonshme që u përdorën edhe gjatë epokës së ish presidentit Hosni Mubarek para se të largohej gjatë revolucionit të vitit 2011. Por me sa duket, regjimi aktual vetëm sa i ka shtuar metodat e dhunës.

    18-vjeçari Mahmoud Mohamed Ahmed Hussein, i cili është ende në burg, u arrestua edhe në përvjetorin e tretë të revolucionit të 25 janarit 2011. Ai tha se u mbajt me sy të lidhur dhe u detyrua të shpikë histori për “posedim të eksplozivëve” që gjoja se i perkasin Vëllazërisë Myslimane.

    “Forcat e sigurisë së Mubarakut të paktën e dinin se kë po e arrestonin, por tani ata arrestojnë njerëzit rastësisht,” tha një i burgosur i cili ishte në paraburgim arbitrare pa akuza apo qasje në avokat.

    Hatem Mohie Eldin, një student 17-vjeçar në Aleksandri, i tha Amnesty International se ai u arrestua nga policia rastësisht më 27 maj, kur po kthehej në shtëpi pas shkollës.

    Që nga janari 2014, Egjipti ka shqiptuar dënimin me vdekje për 1,247 burra, në pritje të mendimit fetar të Myftiut të Madh, dhe la në fuqi dënimet me vdekje kundër 247 individëve të tjerë.

    Sistemi i drejtësisë në Egjiptin e pas grusht shtetit ka treguar se ajo nuk është në gjendje për të dhënë drejtësi, dhe po merr veprime me pasoja katastrofale.

    Në çdo nivel Egjipti është dështim në aspektin e të drejtave të njeriut, shteti është në dorë të ish ushtarakut Abdel Fatah al-Sisi, i cili zhduku nga skena kundërshtarët politik, dhe goditi dhunshëm Vëllazërinë Myslimane, nga e cila vinte presidenti legjitim Muhamed Mursi. /mesazhi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleTalebanët sulmuan dhe shkatërruan qindra cisterna të NATO-s
    Next Article Hapja e bizneseve të reja, mundësi falimentimi
    Dija Online

    Related Posts

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    05-07-2025

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    05-07-2025

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    05-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.