Sot në botë ka më shumë të rinj të regjistruar se ndonjëherë më parë

0

Sot në botë ka më shumë të rinj, të regjistruar se ndonjëherë tjetër në botë, thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara i publikuar të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pothuajse një të katërtën e popullsisë në botë, 1.8 nga 7,1 miliardë, e përbëjnë të rinjtë të moshës 10 deri 24 vjeçare, thuhet në raportin e Fondit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara.

“Asnjëherë më parë nuk kishte kaq shumë të rinj. Më së shumti prej tyre jetojnë në vendet më pak të zhvilluara, ku ka më së shumti pengesa për përparimin e tyre dhe theksimin e potencialeve të tyre”, thuhet në Raportin për popullatën botërore për vitin 2014, ku shtohet se nëntë nga 10 të rinj sot jetojnë në vende të tilla.

Në 48 vende më pak të zhvilluara të botës shumicën e popullatës e përbëjnë fëmijët dhe adoleshentët, ndërkohë që në 17 vende në zhvillim, duke përfshirë Afganistanin dhe vendet e Afrikës nën-Sahariane, gjysma e popullsisë është nën moshën 18 vjeçare. Këta vende, siç shkruhet në Raport, në të ardhmen do të ballafaqohen me nevojat e brezit të ardhshëm. Turqia, e cila ka 19 milionë të rinj, ka popullsinë më të re në Evropë, thuhet në Raport. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com