Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Mijanmar, muslimanët e Rohyngyas vazhdojnë të largohen nga Arakani
    Lajme

    Mijanmar, muslimanët e Rohyngyas vazhdojnë të largohen nga Arakani

    Dija OnlineBy Dija Online19-11-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Muslimanët e Arakanit, në Mianmarin perëndimorë, vazhdojnë të largohen për shkak të konfliktit dhe kushteve të vështira të jetesës në këtë zonë, raporton Anadolu Agency (AA).

    Muslimanët e Mianmarit, të cilët po largohen për shkak të diskriminimit dhe të sulmeve ndaj tyre, ndihmohen nga kapiteni i anijes së peshkimit Puton Nya, i cili lejon që të përdoret anija e tij për ti bartur. “Secili përpiqet që të shpëtojë. Kam frikë se askush nuk do të mbetet këtu për një kohë të shkurt,” thotë Nya.

    Refugjatët me anijen e Nyat, shkojnë deri në Gjirin e Bengalit, nga ku me anije të ndryshme vazhdojnë udhëtimin. Nya, siç ka dëgjuar nga fqinji i tij, i cili gjithashtu transporton refugjatë, thotë se refugjatët në këto anije keqtrajtohen, gratë përdhunohen, ndërsa nda burrave ushtrohet dhunë.

    Drejtori i Projektit Arakan, i cili është projektuar për të mbrojtur të drejtat e muslimanëve Rohingya, Chris Lewa, zbuloi se nga 15 tetori deri më tani nga Arakan janë larguar afër 15.000 muslimanë. Refugjatët zakonisht shkojnë në Malajzi, Indonezi dhe vende të tjera.

    Shifra e 15.000 refugjatëve është rritur dy herë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Lew tha se në dy vitet e fundit, më shumë se 100.000 njerëz kanë ikur nga Arakan, duke shtuar se forcat e sigurisë po kryejnë dhunë të vazhdueshme kundër muslimanëve, sepse ata duan që muslimanët Rohingya të largohen nga zona.

    “Në dy muajt e fundit, katër persona kanë vdekur për shkak të torturës. Të rinjtë e ndaluar nga policia, u torturuan pa asnjë arsye. Në 24 orët e fundit u arrestuan të paktën 140 persona, me pretendimin për lidhje me grupet radikale,” tha Lew.

    Ministri i Informacionit të Myanmarit Ye Htut nuk ka komentuar këto pohime, ndërsa zëdhënësi për krahinën e Rakhine, Win Myaing tha se “askush askënd nuk e detyron të largohet.”
    “Nuk e di nëse numri i refugjatëve është rritur. Por në qoftë se duan që të largohen, ky është vendim i tyre. Ne nuk kemi asgjë të bëjmë me këtë,” tha Myaing.

    Qeveria e Mianmarit mohon praninë e muslimanëve Rohingya dhe i konsideron ata si refugjatë nga Bangladeshi. Muslimanëve Rohingya iu mor e drejta e shtetësisë së Myanmarit për shkak të ligjit që hyri në fuqi në vitin 1982, kështu që muslimanët Rohingya mbetën “pa shtetësi”. Ata mund të marrin nënshtetësinë e Mianmarit, vetëm në qoftë se mund të provojnë se jetojnë në këtë vend që nga viti 1948, që është pothuajse e pamundur.
    Kombet e Bashkuara, pranuan muslimanët Rohingya si “minoritete fetare të shtypura.”
    Myanmar ka një popullsi prej rreth 60 milionë, ku shumica e tyre janë budistë.
    Baza e reformave politike dhe ekonomike në Mianmar kanë nisur në vitin 2011, pasi junta ushtarake ia dorëzoi pushtetin qeverisë civile.

    Grupit etnik Musliman Rohingya, u janë hequr shumë të drejta themelore të njeriut. Presidenti i Mianmar, Thein Sein tha se qeveria është përgjegjëse vetëm për gjeneratën e tretë të familjeve Rohingya, të cilët erdhën para pavarësisë së vendit në vitin 1948, ndërsa është e pamundur që ti pranojmë ata të që hynë “ilegalisht” në Mianmar.

    Është rekomanduar që agjencia e OKB-së për refugjatët (UNHCR) të kujdeset për to, në mënyrë që ata do të vendosen në kampet e refugjatëve, ose në vende tjera. Përfaqësues i muslimanëve Rohingya me qendër në Bangladesh, Nur Huseyin, u bëri thirrje vendeve muslimane që ti ndihmojnë popullit të tij, ndaj të cilit ushtrohet dhunë në Mianmar.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleSot në botë ka më shumë të rinj të regjistruar se ndonjëherë më parë
    Next Article Parlamenti Spanjol njëzërit miratoi rezolutën për njohjen e shtetit Palestinez
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Fundi i neoliberalizmit

    FP: Fundi i aleancës SHBA-Izrael – Lufta e përbashkët kundër Iranit mund të shënojë pikën e saj kulmore

    FP: Irani është një disfatë më e madhe se Vietnami

    Si po përballen fëmijët myslimanë me bullizmin? Fushëbetejë globale apo kënd lojërash?

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Fundi i neoliberalizmit

    FP: Fundi i aleancës SHBA-Izrael – Lufta e përbashkët kundër Iranit mund të shënojë pikën e saj kulmore

    FP: Irani është një disfatë më e madhe se Vietnami

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.