Siri, foshnja dy muajshe nxirret nga rrenojat e gjalle

0

Një foshnje dy muajshe është shpëtuar nga rrënohat në qytetin sirian të Aleppos, tregon një video e postuar në mediat sociale. Një njeri i cili shihet duke hapur rrënojat dhe mbeturinat nga një vrimë e vogël në një mur, gërmon me daltë rreth kokës së foshnjës.
Ajo që shihet qartë në video është heqja e foshnjës nga vrima e hapur. Videoja tregon fëmijën që qan në krahët e njeriut që e shpëton, dhe njerëzit që brohorasin duke thënë “Allahu Ekber.”
Vërtetësia e videos nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Videoja është postuar në faqen e Facebook të një grupi që e quan veten “Mbrojtja Civile e Alepos”. Grupi që punuan në shpëtimin e foshnjes thanë se përpjekjet për ta nxjerrur foshnjen zgjatën 16 orë.
Lufta kundër regjimit të Bashar Al Asad ka shkaktuar qindra mijëra civil, numri i të cilëve nuk mund të verifikohet saktë për shkak të intensitetit të lartë të luftës. Konflikti që filloi si kryengritje për të rrëzuar regjimin degjeneroi në luftë të ashpër civile, ku u përfshinë grupe të armatosura nga Libani dhe Irani. Në anën tjetër, konflikti tërheqi grupe të ndryshme militante që kishin për qëllim fitim territoresh, por që nuk arritën mbrojtjen e civilëve.

/mesazhi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com